Frikësimi i serbëve nga Kosova ka shkuar edhe një hap më tej - ata pengohen të aplikojnë për të marrë ndihmë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim e Qeverisë së Kosovës. Kështu thotë kreu i kësaj ministrie, Nenad Rashiq, me bindjen se politikanët lokalë në mjediset e banuara me serbë në Kosovë, po bëjnë përpjekje që t’i pengojnë bashkëqytetarët e tyre, në mënyrë që ata të mos përfitojnë nga ndihma që u ofron Qeveria e Kosovës. Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, pushteti mbahet nga Lista Serbe... Читать дальше...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, deklaroi se pret që Kosova dhe Serbia të pranojnë planin e zbatimit të propozimin evropian për normalizimin e raporteve gjatë rundit të ri të dialogut që do të zhvillohet më 27 shkurt në Bruksel. “Plani, që besoj se do të pranohet të hënën, do të jetë i detyrueshëm për të dyja palët. Nuk është një marrëveshje e përkohshme. Pas kësaj do të vazhdojë procesi i normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve, që duhet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse... Читать дальше...
Dhjetëra balona janë varur nëpër mbeturinat e ndërtesave të shembura nga tërmeti në qytetin Antakia, në Turqi. Autori i veprës, Ogun Sever Okur, thotë se ato janë "lodrat e fundit" si dhuratë për fëmijët që vdiqën nga tërmeti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se propozimi evropian nuk është produkt i negocimit, meqenëse sipas tij më 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, por pa pasur takime për atë temë, "ku pala tjetër nuk ka qenë e interesuar e as e gatshme për këtë, dhe tri javë pas atij takimi vjen propozimi”. Ai i bëri këto deklarata më 23 shkurt në Kuvendin e Kosovës, kur u pyet për temat që pritet të diskutohen në takimin e së hënës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Читать дальше...
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka thënë se numri i të vdekurve pas tërmeteve shkatërruese të këtij muaji ka arritur në 43.556. Sipas Soylu, që nga tërmeti i parë i 6 shkurtit ka pasur edhe 7.930 pasgoditje, ku më shumë se 600 mijë apartamente dhe 150 mijë ndërtesa tregtare kanë pësuar dëme. Teksa vendi po përshpejton përgatitjet për strehimin e të prekurve nga tërmeti, ministri i Brendshëm ka njoftuar gjithashtu se pas tërmetit tragjik, Turqia do ta zgjerojë hetimin e saj ndaj... Читать дальше...
Në Kuvendin e Kosovës dhe në Këshillin e Ministrave të Bosnje e Hercegovinës pritet të votohet sot marrëveshja e lëvizjes së lirë me letërnjoftime mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që pas hyrjes në fuqi, do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja. Më 8 shkurt, Qeveria e Kosovës kishte miratuar këtë marrëveshje, ndërsa e njëjta pritet të ratifikohet sot në Kuvend. Ndërsa, nëse marrëveshja miratohet sot në Këshillin e Ministrave, e njëjta dërgohet më pas për miratim në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.