Si mundet që toka publike krejt papritur të bëhet private? Për vite me radhë kjo pyetje ka ndjekur qytetarët kazakë të cilët kanë parë pjesë të gjelbëruara, që i përkisnin institucioneve shtetërore, të gllabëroheshin për t’i hapur rrugë ndërtimit të banesave të reja, zyrave dhe qendrave tregtare. Përgjigja në këtë pyetje, sipas tyre, qëndron në lidhjet e elitës, dhe për pothuajse tërë 30 vjetët e pavarësisë së Kazakistanit nuk ka pasur biznesmen me lidhje më të forta sesa Timur Kulibaev, dhëndri i presidentit të parë të shtetit... Читать дальше...
Nëpër secilën palë zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, një nga prioritet kryesore në programin e partive politike ka qenë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me theks të veçantë vettingun në gjyqësor dhe prokurori. Partitë vlerësojnë se pikërisht këto dy organet e pushtetit të drejtësisë janë “burimi” i krimit të organizuar, pasi shumë lëndë gjyqësore ose nuk marrin epilog ose vendimet lënë të lirë shumë prej individëve me precedentë të lartë penal, përfshirë politikanë e zyrtarë të pushtetit të kaluar dhe këtij aktual. Читать дальше...
Mbi 90 për qind e ushqimit në Emiratet e Bashkuara Arabe importohet. Shteti arab ka nisur një projekt për mbjelljen e hektarëve të tërë me grurë në shkretëtirë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Përpjekjet e shpëtimit në Turqinë e goditur nga tërmeti përfundojnë të dielën, gati dy javë pasi tërmetet vdekjeprurëse - 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh - goditën Turqinë dhe Sirinë. Si pasojë e këtyre tërmeteve, më shumë se 46.000 njerëz - 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri - kanë mbetur të vdekur. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do ta vizitojë të dielën Turqinë, dhe do të diskutojë se si Uashingtoni mund ta ndihmojë më tej Ankaranë, teksa ajo po përballet me pasojat e tërmetit. ... Читать дальше...
Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, George Bush, tha se historia do të tregojë se kjo është gjëja e duhur për paqen në Ballkan. “Në deklaratën e saj të pavarësisë, Kosova u angazhua për standardet më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Këto janë parime që nderojnë dinjitetin njerëzor, janë vlera që Amerika i kërkon te një mik dhe ne, së shpejti,... Читать дальше...
Reuters Në një dhomë të ftohtë në provincën Kandahar në pjesën jugore të Afganistanit, që është edhe vendlindja e lëvizjes talibane, vajzat adoleshente zhyten në tekste islamike përderisa zëri i një studiuesi dëgjohet nga altoparlantët. Nxënësit presin në radhë për t’i dërguar atij pyetje përmes një adrese elektronike në kompjuterin e përbashkët të klasës në medresenë apo shkollën fetare të vajzave, Taalum-ul-Islam, ku mësimdhënësit burra e kanë të ndaluar ta dëgjojnë zërin e nxënëseve vajza. Читать дальше...