Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Turqi, Gjermani dhe Greqi nga 16 deri më 22 shkurt. Gjatë këtij turneu, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, por edhe do të shohë nga afër përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet turke pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Blinken do të vizitojë bazën ajrore Inçirlik në jug të Turqisë më 19 shkurt, “për të parë nga afër përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar... Читать дальше...
Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm që të ndërmjetësojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu i ndërmjetësuar nga blloku evropian është forumi ku duhet të diskohet për këtë çështje. “Kemi vënë re deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë gjatë seancës plenare të 2 shkurtit. Forumi për të diskutuar themelimin e Asociacionit... Читать дальше...
Një burrë që shpërndante libra falas në Kabul, Afganistan, në shenjë kundërshtimi ndaj ndalimit të arsimimit të grave nga talibanët, u arrestua më 2 shkurt. Ai ishte intervistuar nga Radio Evropa e Lirë teksa shpërndante libra në Kabul, vetëm një ditë para arrestimit. (Përgatitën: Gresa Kraja dhe Ekrem Fazliu)
Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe qytetarë kanë organizuar një marsh në Prishtinë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me slogane si “Asociacioni nuk kalon”, “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”, “Bashkë kundër Asociacionit”, "Kosova Republikë, s'ka Zajednicë [Asociacion]" dhe të ngjashme, studentët, nën organizimin e Parlamentit të Studentëve të UP-së, nisën marshin e tyre nga Biblioteka Kombëtare dhe u ndalën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Читать дальше...
Më 15 shkurt, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës mbajtën një dëgjim publik për shpronësimin e tokës në fshatrat Dren, Zasellë dhe Leshak në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. Ky diskutim - ku morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe misioneve ndërkombëtare - vjen pasi një grup i serbëve lokalë nisën një protestë në fillim të shkurtit duke kërkuar që Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për shpronësim, duke argumentuar se është " ilegale”. ... Читать дальше...
Nëna turke, Tulay Parlakgun, shtyn të birin e saj, Salihun, në një karrocë pazari, ku ka shtruar batanije, pranë ndërtesave të shembura, drejt një tende ku ata po strehohen, në përpjekje për të argëtuar fëmijët e saj, pas tërmetit shkatërrimtar të javës së kaluar në Turqi. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Klubi kulturor bullgar në Ohër “Car Borisi i Tretë” ka paralajmëruar se do të ndryshojë emrin, ndërsa klubi tjetër në Manastir “Vanço Mihajllov” do të ankimojë vendimin e autoriteteve maqedonase, me të cilin parashihet që klubet me emrat “provokues e fyes” kanë afat deri më 16 shkurt t’i ndryshojnë emrat e tyre. Regjistri Qendror i Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se klubi nga Ohri tashmë është njoftuar me procedurat për zëvendësimin e emrit “Car Borisi i Tretë” me një emër tjetër, pa saktësuar se çfarë emri do të mbajë ai. Читать дальше...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se përderisa Kosova e konsideron propozimin evropian si bazë të mirë për diskutime të mëtejme, një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, duhet të përfshijë njohjen reciproke. Gjatë një prononcimi për media në Prishtinë, Kurti deklaroi se edhe zyrtarët evropianë dhe amerikanë e kanë pranuar se njohja duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale. “Procesi i bisedimeve nuk ka filluar ende, duhet të ketë takim të nivelit të lartë që ftohet nga përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri... Читать дальше...
Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka shprehur keqardhje për komentet e tij, një ditë pasi u dëgjua në sallën e Parlamentit Evropian (PE) teksa i quajti disa eurodeputetë “idiotë”. Gjatë debatit për zgjerimin, që u mbajt më 14 shkurt në PE, derisa mikrofoni i tij ishte ende i ndezur, Varhelyi iu drejtua shefit të kabinetit të tij në gjuhën e tij amtare hungareze me pyetjen: "edhe sa idiotë kanë mbetur?". Kjo pyetje i referohej numrit të përfaqësuesve që do t'i bënin pyetje lidhur me ndikmin e Rusisë në Ballkan. Читать дальше...
Kosova shënon këtë 17 shkurt 15-vjetorin e pavarësisë, e cila u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane. Por, përpjekjet e saj për mëvetësi nisën së paku tri dekada më parë, kur asaj iu hoq dhunshëm autonomia që gëzonte brenda Jugosllavisë së atëhershme. Duke refuzuar t’i nënshtrohen regjimit serb dhe ligjeve të tij, shqiptarët e Kosovës arritën të ndërtojnë sisteme paralele në shumë fusha, përfshirë arsimin, shëndetësinë, sportin e kulturën. Përmes rrëfimeve të një mësuesi... Читать дальше...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar më 15 shkurt se do të nderojë ish të dërguarin e posaçëm të Uashingtonit për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell. Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të posaçëm të administratës amerikane për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në gusht të vitit 2021, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës filluan të trajtohen nga Gabriel Escobar, i cili... Читать дальше...
Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërtit janë deklaruar... Читать дальше...
Shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi të martën se nivelet globale të deteve janë rritur me shpejtësi që nga viti 1900, dhe rritja e këtij niveli vë në rrezik vende si Banglladeshi, Kina, India dhe Holanda dhe rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë gati 900 milionë njerëz që jetojnë në zonat e ulëta bregdetare. Në një fjalim në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurimit mbi kërcënimin ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare nga rritja e nivelit global të detit, Sekretari i Përgjithshëm Antonio... Читать дальше...
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi të martën se më shumë se 35,000 njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit, 100 vjet më parë. Teksa është pothuajse e sigurt që numri i të vdekurve do të rritet edhe më tej, shumë nga dhjetëra mijëra të mbijetuarit e mbetur të pastrehë po përpiqen të përmbushin nevojat bazë, si gjetja e strehimit nga i ftohti. Vdekjet e konfirmuara në Turqi i kaluan... Читать дальше...