Mediat shtetërore iraniane kanë njoftuar se në orët e hershme të 19 prillit janë dëgjuar shpërthime afër qytetit qendror Isfahan, ku ndodhet një bazë ajrore dhe një uzinë bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka raportuar se qendrat bërthamore të Iranit nuk kanë pësuar dëme. Burimet amerikane janë cituar të kenë thënë se zona është sulmuar nga Izraeli. (Përgatiti: Trim Haliti)
Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme dhe kërcënime ndaj njëri-tjetrit në javët e fundit, duke rritur shqetësimet për mundësinë e një lufte të plotë në mes të armiqve të përbetuar.
Asistentit të avancuar Meta AI, që fuqizohet nga Llama 3, do t’i jepet hapësirë më e madhe brenda aplikacioneve si Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger