Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Mikko Savola, tha më 18 shkurt se vendi i tij do t'i bashkohet NATO-s pa e pritur Suedinë, nëse pranimi i fqinjit nordik pengohet nga qeveria turke. Ai i tha Associated Press se Finlanda do të preferonte që të dy vendet t'i bashkoheshin Aleancës së bashku, por nuk do ta pengonte procesin nëse Turqia vendos ta ratifikojë kërkesën për Finlandën, por jo edhe për Suedinë, ashtu siç ka paralajmëruar. “Jo, jo. Pastaj ne do të bashkohemi”, tha Savola në një intervistë... Читать дальше...
Kur talibanët morën kontrollin në Afganistan në gusht të vitit 2021, qindra aktiviste të të drejtave të grave u larguan nga vendi, nga frika e hakmarrjes nga grupi ekstremist. Megjithatë, 75-vjeçarja Mahbouba Seraj, një mbrojtëse e zëshme e njohur për të drejtat e grave, refuzoi të braktisë misionin e saj. Pavarësisht se u përball me kërcënime nga talibanët, ajo vazhdoi të luftonte për të drejtat e grave dhe vajzave dhe të drejtonte një rrjet të strehëve të sigurta për viktimat e dhunës në familje. Читать дальше...
Në aspektin ligjor, Maqedonia e Veriut i plotëson standardet e vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian në ndërtimin e objekteve rezistuese nga tërmetet, por sfidë mbetet respektimi i tyre në praktikë. Goran Markovski, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi, thotë për Radion Evropa e Lirë se investitorët arrijnë t’i shmangen respektimit të plotë të ligjeve, falë mungesës së kontrolleve të vazhdueshme në teren nga ana e autoriteteve zyrtare për inspektim. “Ligjet në Maqedoninë e Veriut respektohen... Читать дальше...
Malbora Krajku nga Prizreni është klarinetistja e vetme grua që luan në disa orkestra shtetërore të Kosovës. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon pasionin për këtë instrument, që e ka shoqëruar qysh nga vegjëlia dhe e ka bërë pjesë të angazhimeve të shumta.
Reuters Një numër i shteteve – nga SHBA-ja e Britania e Madhe e deri te Franca dhe Japonia – kanë pësuar humbje të shpendëve në shifra rekorde shkaku i përhapjes së gripit të shpezëve gjatë vitit të fundit. Kjo sëmundje, për të cilën ekspertët thonë se po përhapet përmes zogjve shtegtarë, është përhapur për herë të parë edhe në vende të Amerikës Jugore, si Ekuadori, Peruja dhe Bolivia. A duhet të shqetësohen njerëzit për këtë sëmundje? Rreziku për njerëzit është i vogël, sipas Tedros Adhanom Ghebreyesus... Читать дальше...