Autoritetet në Haiti kanë thënë se numri i të vdekurve nga tërmeti 7.2 shkallësh të Rihterit, ka arritur në gati 1,300. Ekipet për kërkim-shpëtim janë nisur edhe nga vendet fqinje për të ndihmuar në Haiti. Agjencia për Mbrojtje Civile në Haiti ka thënë se 1,297 persona janë konfirmuar të vdekur. Sipas saj, numri i të plagosueve ka shkuar në mbi 5,700. Spitalet e Haitit janë mbingarkuar nga numri i madh i të plagosurve, çka ka shtyrë autoritetet që të dërgojnë mjekët e rajoneve tjera, në zonën në afërsi ku ka ndodhur tërmeti. Читать дальше...
Numri i personave të vdekur me koronavirus në Rusi, ka kaluar shifrën 800 brenda një dite, derisa shumë shtete vazhdojnë të raportojnë kthim mbrapa në përpjekjet e tyre për të ndalur variantin Delta të këtij virusi. Autoritetet ruse kanë regjistruar 816 viktima në 24 orët e fundit. Ato kanë regjistruar mbi 800 viktima katër ditë më parë, dhe situata ka qenë e ngjashme prej atëherë. Rusia është përballur me rritje të numrit të të infektuarve muajin e kaluar, dhe për këtë, zyrtarët kanë fajësuar variantin Delta. Читать дальше...
Kosova u është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe dhjetëra shteteve tjera, në thirrjen që të gjitha palët të respektojnë dhe ndërmjetësojnë largimin e sigurt të shtetasve të huaj dhe atyre afganë, që dëshirojnë të largohen nga Afganistani. Më 15 gusht, luftëtarët talibanë kanë hyrë në kryeqytetin afgan, Kabul dhe presidenti Ashraf Ghani ka ikur nga shteti. “Ata persona që janë në pushtet dhe kanë autoritet në Afganistan, kanë përgjegjësi për mbrojtjen e jetëve dhe pronave të njerëzve, si dhe... Читать дальше...