Мы в Telegram
Добавить новость

Стрелково-охотничий клуб построят в ТиНАО

Андрей Воробьев: «День добрых дел» объединил учащихся Подмосковья

Стало известно, насколько эффективна реклама на автовокзалах в Подмосковье

Стало известно число совершенных коррупционных правонарушений в РФ за 2023 год



World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Август
2021

Новости за 18.08.2021

Evropaelire.org 

Vështirësi në evakuimin e afganëve nga Kabuli

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë folur të mërkurën  (18 gusht) për vështirësitë që po hasin në evakuimin nga Kabuli të personelit dhe punëtorëve afganë që kanë punuar me forcat amerikane. Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, tha se talibanët po shkelin premtimet dhe se Shtetet e Bashkuara po u bëjnë presion atyre që të lejojnë afganët të ikin përmes aeroportit të kontrolluar nga SHBA-ja në Kabul. "Ne kemi parë raporte se talibanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre ndaj qeverisë sonë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Irani e pranon se ka shtuar prodhimin e uraniumit

Irani ka konfirmuar se ka zgjeruar prodhimin e uraniumit të pasuruar. Kështu thuhej edhe në një raport të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), në të cilin shkruhej se prodhimi i uraniumit po bëhet në shkallën 60 për qind të pastërtisë.  Për të prodhuar bombë bërthamore, pasurimi i uraniumit duhet të jetë 90 për qind. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh, tha më 18 gusht se veprimet e fundit janë si përgjigje e "moszbatimit" të marrëveshjes bërthamore dhe sanksioneve të SHBA-së. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Biznesmeni Fenech akuzohet zyrtarisht për rastin e vrasjes së gazetares

Biznesmeni i Maltës, Yorgen Fenech është akuzuar zyrtarisht se qëndron prapa vrasjes së gazetares, Daphne Caruana Galizia. Prokurori i Përgjithshëm i Maltës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm në këtë rast. Gazetarja, Caruana Galizia, u vra katër vjet më parë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinë derisa po dilte nga banesa e saj më 16 tetor 2017. Atentati kishte tronditur Evropën dhe menjëherë filluan të shtrohen pyetje në lidhje me sundimin e ligjit në shtetin më të vogël anëtar të Bashkimit Evropian. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qeveria miraton masat e reja dhe angazhon staf shtesë shëndetësorë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 18 gusht ka miratuar masat e reja të kufizimit në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ditët e fundit është shënuar rritje enorme e rasteve me COVID-19 dhe varianti Delta tashmë po mbizotëron rastet e të infektuarve.  Vitia tha se në bazë të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore po vendosen masat e reja të kufizimit, pasi kapacitetet e spitaleve janë të kufizuara.  Ministri... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Një sërë vendesh shprehin shqetësim për të ardhmen e grave afgane

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe 19 vende tjera, përshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës u bëhet thirrje talibanëve që të respektojnë të drejtat dhe sigurinë e grave dhe vajzave afgane. Këto vende shpresin shqetësimin e thellë për situatën në të cilën gjenden gratë dhe vajzat afgane, përkatësisht sa i takon të drejtave të tyre për arsimim, punën dhe lirinë e lëvizjes. Deklarara u lëshua tre ditë pasi talibanët hynë në kryeqytetin e Afganistanit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

MASHTI planifikon që mësimi të fillojë në shkolla 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e Kosovës është duke planifikuar që viti i ri shkollor të fillojë me pjesëmarrje fizike në shkolla dhe me mësim të rregullt. Aktualisht janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, që nis më 1 shtator, thuhet në një përgjigje të kësaj ministrie dërguar Radios Evropa e Lirë. Edhe përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) thonë se mësimdhënësit janë të gatshëm që të fillojnë procesin mësimor në shkolla. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Paqartësi rreth protokolleve për kthimin e nxënësve në shkolla

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për kthimin e nxënësve në shkolla nga 1 shtatori është mirëpritur si nga Sindikata e Arsimit ashtu edhe nga nxënësit, prindërit e mësuesit. Por, dilema mbetet se si do të realizohet mësimi në kushte të pandemisë me prani fizike dhe si do të zbatohen protokollet të cilat parashohin masa të tilla që pamundësojnë të gjithë nxënësit të ulen në një klasë, apo çfarë do të ndodhë nëse do të paraqiten raste me COVID-19. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska ka thënë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Presidenti afgan ka shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani gjendet në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi u largua nga vendi më 15 gusht sapo militantët talibanë hynë në kryeqytetin Kabul. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfirmojë se për arsye humanitare, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij”, thuhet në një njoftim të ministrisë që u publikua në faqen zyrtare të këtij institucioni më 18 gusht. Ghani... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Raportohet për dhunë në Afganistan

Në Kabul të Afganistanit janë dëgjuar të shtëna me armë derisa militantët talibanë dhunshëm kanë ndalur një protestë në Afganistanin lindor. Incidentet raportohen derisa fuqitë e huaja po vëzhgojnë çdo veprim të talibanëve për të kuptuar nëse janë duke përmbushur premtimet dhe kanë lënë prapa praktikat e shkeljes brutale të të drejtave të njeriut. Qindra njerëz u larguan nga vendi i shkatërruar nga lufta më 18 gusht ndërsa trupat amerikane dhe britanike mbikëqyrnin një evakuim masiv të njerëzve. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Afganët e parë i shpëtojnë kaosit

Në Gjermani kanë mbërritur afganët e parë, të cilët mezi kanë ikur mes kaosit të madh në aeroportin e Kabulit, pasi kryeqyteti i Afganistanit ra në duart e talibanëve. Shumë prej tyre janë të mërzitur, pasi atje kanë lënë shumë të afërm. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Evropaelire.org 

MSH: Katër viktima dhe mbi 2.100 të infektuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën (18 gusht) se janë regjistruar edhe katër viktima nga koronavirusi i ri. Bazuar në 10.258 mostra të testuara, pozitivë në koronavirus kanë dalë 2.110 persona. Kthyer në përqindje del se nga numri i testimeve 20 për qind kanë dalë pozitivë. Më së shumti raste pozitive ka në Prishtinë, 375, pasuar nga Gjilani me 168 dhe Gjakova 166.  Nga grupmosha 20-29 vjeç të infektuar janë 473 persona, ndërkaq nga 30-39 vjeç janë infektuar 408 vetë. Читать дальше...




Evropaelire.org 

Gratë dhe vajzat e Afganistanit

Që prej rrëzimit të talibanëve nga pushteti më 2001, aktivistët kanë luftuar për të drejtat arsimore, riprodhuese dhe politike të grave në Afganistan. Tani, ata druajnë se progresi i bërë ndër vite do të zhduket, pasi talibanët ditë më parë rimorën kontrollin e vendit. (Përgatiti: Trim Haliti)

Evropaelire.org 

BE-ja do të dërgojë mision monitorues të zgjedhjeve në Kosovë

Bashkimi Evropian i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që një mision evropian të bëjë monitorimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë të caktuara për 17 tetor. Në muajin qershor, presidentja Osmani kishte kërkuar presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell që të dërgojnë një mision monitorimi të zgjedhjeve. Presidenca ka njoftuar më 18 gusht se ka pranuar përgjigjen... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Afganët arrijnë në Shkup deri në fund të javës

Deri në fund të javës 450 afganë pritet të arrijnë në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur të mërkurën (18 gusht) Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ardhja e tyre do të varet nga rrethanat në Aeroportin e Kabulit. "Maqedonia e Veriut ishte ndër vendet e para, nëse jo e para që u bashkua me Shtetet e Bashkuara dhe ofroi ndihmë për këta njerëz në rrezik nga ardhja e regjimit talibanë në Afganistan," tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha. Sipas njoftimit të qeverisë “njerëzit që do të vijnë në Maqedoninë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Izraeli në përpjekje për të ndalur përhapjen e koronavirusit

Izraeli ka vendosur kufizime të reja që synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Masat të cilat kanë hyrë në fuqi të mërkurën (18 gusht) përfshijnë hyrjen me certifikatë të vaksinimit ose testin me rezultat negativ ndaj COVID-19 në një sërë hapësirash publike siç janë: baret, vendet kulturore dhe sportive si dhe hotelet dhe palestrat. E njëjta masë vlen edhe për besimtarët që duan të hyjnë në sinagoga, xhami ose kisha me më shumë se 50 persona të pranishëm. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosovë: 29 pacientë në gjendje të rëndë nëpër spitale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë se në spitalet e përgjithshme në Kosovë si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 575 pacientë, prej tyre 468 me koronavirus. Sipas SHSKUK-së, 29 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 418 po trajtohen me oksigjenorapi. Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të martën se më 18 gusht do t'i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për luftim të pandemisë, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gratë mbyllen brenda prej "frikës së madhe" nga talibanët

Gazetarja e pavarur e Current Time, Liza Karimi, përshkruan jetën në rrugët e Kabulit të kontrolluar nga talibanët, tri ditë pasi militantët e morën në dorë kryeqytetin afgan. Ajo thotë se shumë njerëz – veçanërisht gratë – kanë shumë frikë, pavarësisht thirrjeve dhe garancive nga talibanët që popullata të vazhdojë jetën normale. Ajo pohon se vetëm pak gra po dalin jashtë me bashkëshortët e tyre apo me meshkujt e familjes, dhe se shumë njerëz ende po kërkojnë me ngulm mënyra për të ikur nga vendi. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rama: Pritja e afganëve, detyrim ndaj miqve në nevojë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se është shqetësuese të lexosh që Shqipëria po i strehon të arratisurit nga Afganisani vetëm se po ua kërkojnë Shtetet e Bashkuara, teksa u është përgjigjur zërave kritikë në vend për këtë veprim. “Është kaq shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse na kërkoi SHBA, pasi është qesharake t’u kthesh kurrizin atyre dhe të fajësosh vetëm SHBA-në. Ne të gjithë ishim atje si NATO dhe këta njerëz ishin atje për ne, që besonin në idealet mbi të cilat qëndrojnë SHBA dhe BE”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Johnson: Bota do të shikojë nëse veprat e talibanëve përputhen me fjalët e tyre

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë të mërkurën para Parlamentit se bota është duke shikuar nëse veprat e talibanëve përputhen me fjalët e tyre, pasi militantët janë zotuar se nuk do të hakmerren ndaj kundërshtarëve dhe do të respektojnë të drejtat e grave, përmes një regjimi “ndryshe” nga ai i dy dekadave më parë. “Ne do ta gjykojmë këtë regjim duke u bazuar në zgjedhjet që bën dhe nga veprimet, e jo nga fjalët, do ta gjykojmë nga qëndrimi ndaj terrorizmit, krimeve, narkotikëve dhe qasjes humanitare... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Twitter etiketon disa media serbe si “bashkëpunëtore të qeverisë”

Mediat në Serbi, në llogaritë e të cilave Twitter u ka vendosur etiketën se bashkëpunojnë me qeverinë, janë duke reaguar në mënyra të ndryshme ndaj këtij shenjëzimi, ndërkaq që disa prej tyre kanë paralajmëruar ankesa dhe ndaj kësaj kompanie. Kompania Twitter, më 17 gusht, i ka shenjëzuar mediat e caktuara që bashkëpunojnë me Qeverinë e Serbisë. Etiketa qëndron në llogaritë zyrtare të atyre mediave. Gazeta ditore Politika: Do të kontaktojmë Twitterin Në mesin e këtyre mediave është edhe gazeta ditore Politika. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Portret i "zymtë" i ndërhyrjes amerikane në Afganistan

Zyra e Inspektorit të Posaçëm për Rindërtim të Afganistanit, ka krijuar një portret të zymtë të dy dekadave të intervenimit amerikan në Afganistan, duke thënë se administatat amerikane kanë “nënvlerësuar” kohën që është kërkuar për të ndërtuar shtetin dhe kanë “keqkuptuar” kontekstin gjatë luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara. Në një raport të publikuar më 17 gusht, kjo Zyrë ka thënë se intervenimi amerikan në këtë shtet ka pasur “pika të ndritshme” siç është ulja e shkallës së mortalitetit te foshnjat... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar do të pranojë 20.000 afganë

Mijëra refugjatë afganë do të shpërngulen në Mbretëri të Bashkuar, pas pushtimit të Kabulit nga talibanët, ka premtuar Qeveria britanike. Skema e re do t’iu japë mundësinë 20.000 afganëve që të jetojnë në Mbretëri të Bashkuar në të ardhmen. Në vitin e parë, 5.000 refugjatë do të mund të aplikojnë për t’u shpërnguluar atje, derisa gratë, vajzat dhe minoritetet fetare do të kenë prioritet. Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel, u ka bërë thirrje edhe vendeve tjera që të ofrojnë ndihmë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kompania australiane Qantas kërkon vaksinimin e të gjithë punëtorëve

Kompania ajrore australiane Qantas, ka njoftuar se do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve në vijën e parë të frontit, që të vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit brenda tre muajve. Grupi Qantas, që ka në pronësi kompanitë Qantas dhe Jetstar, ka thënë përmes një deklarate se ekipet në aeroplanë, pilotët dhe punëtorët në aeroporte, do të duhet të jenë të vaksinuar deri më 15 nëntor, derisa pjesa tjetër ka kohë deri më 31 mars 2022 për t’u imunizuar plotësisht. Kompania ka thënë se do të bëjë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Papa Françesku e konsideron vaksinimin "gjest të dashurisë"

Papa Françesku u ka bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen kundër koronavirusit, duke thënë se ata ofrojnë shpresë për dhënie fund të pandemisë. “Falë Zotit dhe punës së shumë personave, ne tani kemi vaksina që na mbrojnë nga koronavirusi”, ka thënë udhëheqësi i 1.2 miliard katolikëve përmes një video-mesazhi. “Vaksinimi është rrugë e thjeshtë, por e mrekullueshme për promovim të së mirës së përbashkët dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit, sidomos atyre që janë më të cenueshën. I lutem Zotit që secili... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA bllokon asetet e Bankës Qendrore të Afganistanit

Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit në llogaritë amerikane, duke ua pamundësuar talibanëve qasjen në miliarda dollarë. “Asnjë aset i Bankës Qendrore, që ka Qeveria afgane në Shtetet e Bashkuara, nuk do të jetë i qasshëm për talibanët”, ka thënë administrata amerikane më 17 gusht. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka marrë këtë vendim përgjatë fundjavës teksa talibanët kanë pushtuar Kabulin më 15 gusht, dhe kanë rrëzuar Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi. Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Задержан брат нового фигуранта дела о теракте в «Крокусе»

Брат 12-го фигуранта дела о теракте в "Крокусе" попал в СИЗО из-за того, что набросился на него

«Надо меньше есть!» Певица Ортман раскрыла секрет поддержания хорошей формы

«Автомобили-утопленники» из зон паводков начинают «всплывать» в регионах России

Музыкальные новости

Сбер подарил Орлу умный фонтан

Хоккейный турнир за Кубок Каменского стартовал в Воскресенске

Apple возобновляет переговоры с OpenAI о внедрении функций ИИ в iPhone

В "Локомотиве" иронично отреагировали на ничью в матче ЦСКА со "Спартаком"

Новости России

Обязательная программа для дачника: что нужно успеть на огороде в майские праздники

Известный блогер Тамаев попал в ДТП на люксовом авто около «Москва-Сити»

Из Петербурга в Москву. Эксперты вступились за аэропорт Пулково

ЕС призвал РФ пересмотреть решение о передаче активов Ariston и Bosh "Газпрому"

Экология в России и мире

Компания ICDMC стала победителем престижной премии в сфере ЗОЖ – Green Awards 2023/24

Токсиколог Кутушов рассказал почему возникает похмелье

Отец из Панамы, школьная любовь и любимая еда: Елена Борщёва раскрыла все тайны на шоу ТВ-3 «Вкусно с Анфисой Чеховой»

Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»

Спорт в России и мире

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде

Самсонова победила Осаку и вышла в третий круг турнира WTA 1000 в Мадриде

Вероника Кудерметова завершила выступление на турнире WTA в Мадриде

Арина Соболенко призналась в том, что не любит женский теннис

Moscow.media

Музеи Твери. Императорский путевой дворец.

Военные следователи провели очередной рейд по бывшим мигрантам в городе Армянске Республики Крым

звезды шоу-бизнеса посетили весеннюю неделю моды estet fashion week

«1418»: выставка секции «Арт-фото» ТСХР в зале «Лаврушинский`15»











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Власти Евросоюза призвали РФ пересмотреть решение о судьбе "дочек" Ariston и Bosch

Загадайте желание. 5 легендарных мест в Москве, где исполняются мечты

Омбудсмен напомнила родителям о правилах детской безопасности на отдыхе

Блогер на BMW столкнулся с авто и влетел в столб у «Москва-Сити»