Мы в Telegram
Добавить новость

Планово отключать горячую воду в Москве начнут с 14 мая

ЕС призвал Россию отменить решение по активам компаний Ariston и BSH Hausgeräte

В парках Москвы подготовили праздничную программу на майские праздники

Ивлева после голой вечеринки добралась до дискредитации армии

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Август
2021

Новости за 30.08.2021

Evropaelire.org 

Përfundon tërheqja amerikane nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar tërheqjen e forcave të tyre nga Afganistani. Lajmi është konfirmuar nga Pentagoni. Fluturimi i fundit i forcave amerikane nga aeroporti i Kabulit të hënën në mbrëmje shënon fundin e luftës më të gjatë të SHBA-së, pas plot 20 vjetësh. Gjenerali amerikan, Frank McKenzie, tha se SHBA evakuoi pothuajse 80,000 civilë nga Kabuli në javët e fundit. Kjo shifër përfshin edhe 6,000 civilë amerikanë. "Çdo pjesëtar i shërbimit amerikan tani është jashtë Afganistanit", tha gjenerali amerikan. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Krimet me bazë urrejtjen kanë shënuar rritje në SHBA

Numri i krimeve me bazë urrejtjen në Shtetet e Bashkuara u rrit vitin e kaluar në nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë. Njoftimi u bë nga ana e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI). Në shënjestër kanë qenë njerëzit me ngjyrë dhe ata me prejardhje aziatike, thuhet në njoftim, transmeton Reuters. Të dhënat e vitit 2020, të paraqitura në FBI bazohet nga informacionet e më shumë se 15,000 agjencive të zbatimit të ligjit në të gjithë vendin. Sipas këtyre të dhënave 7,759 krime me bazë urrejtjen u kryen në vitin 2020... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Si fitojnë talibanët nga prodhimi i opiumit?

Përderisa bota vazhdon të monitorojë zhvillimet në Afganistan, shtrohen shumë pyetje në lidhje me pasojat afatgjata të kthimit të talibanëve në pushtet. Pse? Një prej atyre pyetjeve ka të bëjë me tregtinë me narkotik sepse marrja e pushtetit nga talibanët mund të ndikojë në tregtinë globale të drogës dehëse, heroinës. Lulëkuqja e opiumit është përbërësi bazë, prej të cilit, nga përpunimi merren disa lëndë narkotike që krijojnë shumë varësi, në mesin e të cilave është edhe heroina. Kultivimi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Maqedonia e V. regjistron 32 viktima nga COVID-19

Maqedonia e Veriut, të hënën ka regjistruar 32 viktima dhe 299 të infektuar me COVID-19. Rezultati i rasteve të reja të të infektuarve është nga 2,628 teste të bëra, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Viktimat janë: pesë në Gostivar, nga katër në Shkup, Tetovë dhe Kërçovë, tre në Strugë, nga dy në Kumanovë, Prilep dhe Shtip dhe nga një në Strumicë, Koçanë, Gjevgjeli, Radovish, Ohër dhe Dellçevë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 5,901, shumica prej tyre në Shkup, Tetovë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova themelon Komitetin për Menaxhimin e Pandemisë

Qeveria e Kosovës ka themeluar Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë. Komiteti ka në përbërje mbi 25 institucione të Kosovës, të cilat përfaqësohen me nga një anëtar. Ky vendim i Qeverisë, i datës 30 gusht, vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, i cili diskutoi masat që duhet ndërmarrë për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19. Kryesues i këtij Komiteti është ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me të gjitha njësitë tjera... Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE-ja heq Kosovën nga lista e vendeve të sigurta

Këshilli i Bashkimit Evropian ka konfirmuar heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta, ndaj të cilave nuk ka pasur kufizime për udhëtime në BE për shkak të pandemisë. Në njoftimin e Këshillit të BE-së thuhet se Këshilli ka rifreskuar listën e vendeve të sigurta dhe nga ajo kanë hequr Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Shtetet e Bashkuara, Libanin dhe Izraelin. Sipas njoftimit të BE-së udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në BE nga këto shtete, do t'i nënshtrohen masave kufizuese. Masa... Читать дальше...

Evropaelire.org 

S’ka vaksina aq sa ka interesim

Përpjekjet për të rezervuar termin për vaksinim kundër sëmundjes COVID-19 janë të kota për Valentina Aliun nga Fushë Kosova. Ajo thotë se pas rritjes së numrit të viktimave dhe personave të infektuar, është shumë e interesuar që të vaksinohet sa më shpejtë. “Jam munduar të aplikoj në platformën e-kosova, por nuk ka terminë të lirë. Po frikësohem shumë sepse ka shumë raste pozitive edhe pse unë e kam përfunduar koronavirusin”, thotë Aliu.   Nga Ministria e Shëndetësisë thonë për Radion Evropa... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Koalicioni global i vendosur të mposhtë IS-in

Koalicioni ndërkombëtar për luftimin e grupit terrorist Shteti Islamik (IS) lëshoi një deklaratë përmes së cilës zotohet se do të punojë për të eliminuar grupin, në veçanti, duke vënë në shënjestër degën e tij në Afganistan që mori përgjegjësinë për sulmin me raketa në aeroportin e Kabulit. Pjesë e koalicionit kundër IS-it është edhe Kosova, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende tjera.  "Ne do të përdorim të gjitha mjetet përfshirë ato ushtarake, të inteligjencës, diplomatike, ekonomike dhe të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosovarët mirëpresin qytetarët afganë 

Në Kosovë janë strehuar 111 qytetarët e parë afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Prej tyre, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra. Asnjë prej tyre nuk kanë rezultuar pozitivë në testet e bëra për koronavirus, i ka thënë Radios Evropa e Lirë një burim nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ata janë vendosur në ish-kampin e kompanisë Bechtel Enka, që gjendet pranë bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në Ferizaj. Ndonëse është paralajmëruar që të hënën... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Viti i ri shkollor me protokolle kundër COVID-19

Flonja Inseni vitin e ri shkollor 2021/2022 po e pret me padurim, për shkak se pas një viti e gjysmë, do të kthehet në bankat shkollore. “Tash që fillon mësimi me prezencë fizike, sinqerisht të them emocionet i kam të dyfishuara, pasi jo vetëm që do të rikthehemi sërish në bankat shkollore, por si nxënëse e vitit të parë të shkollës së mesme, do të kem edhe njësi të reja e mësimdhënës të rinj. Po ashtu do të kem edhe shoqëri të re. Gjithçka duket se po fillon të shkojë nga normaliteti dhe jam jashtëzakonisht e lumtur”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

OBSH-ja ngre alarmin për rritjen e viktimave nga COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të hënën se mbi 230,000 viktima të reja nga COVID-19 mund të ndodhin në Evropë deri më 1 dhjetor. Paralajmërimi vjen derisa bota kaloi shifrën e 4.5 milionë vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas agjencisë AFP. Shkalla e të infektuarve po rritet në tërë botën, pasi varianti Delta i koronavirusit është shumë më i transmetueshëm dhe po mbizotëron rastet e reja. Infektimet po ndodhin kryesisht në mesin e personave të pavaksinuar... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Edhe 20 viktima nga COVID-19 në Kosovë

Të hënën (30 gusht) në Kosovë janë regjistruar edhe 20 viktima si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Njëmbëdhjetë viktima ishin të gjinisë mashkullore, ndërkaq nëntë të gjinisë mashkullore. Shtatë viktima bënin pjesë në grupmoshën 80 vjeç e lartë, pesë ishin të grupmoshës 70-79 vjeç, pesë të grupmoshës 50-59, një viktimë i përkiste grupmoshës 50-59 dhe dy viktima ishin të grupmoshës 40-49 vjeç. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët paraprake janë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

MPB: Asnjë nga refugjatët afganë nuk ka rezultuar pozitivë në COVID-19

Asnjë nga personat e ardhur nga Afganistani në Kosovë nuk kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, ka thënë një burim i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Radion Evropa e Lirë. Sa i takon gjinisë, nga 111 personat e ardhur për strehim në Kosovë, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra. Në Kosovë të dielën më 29 gusht, arriti grupi i parë i qytetarëve afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Ata u transportuan nga Gjermania me një avion të forcave ajrore amerikane. Читать дальше...

Evropaelire.org 

FSK-ja rrit kapacitetet me 55 automjete ushtarake

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar 55 automjete ushtarake të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shkak të sulmeve të shumta me mjete shpërthyese ndaj forcave amerikane, ky lloj i automjeteve të blinduara janë përdorur gjerësisht nga ushtria amerikane në luftërat e Afganistanit, Irakut dhe Sirisë.

Evropaelire.org 

Rritet numri i të hospitalizuarve në Kosovë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha më 30 gusht se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.250 pacientë. Prej tyre 1.142 janë të konfirmuar me koronavirus. Sipas raportit ditor, 60 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.062 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi. Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 438 pacientë me COVID-19. Numri më i madh i tyre, përkatësisht 120 pacientë, po marrin trajtim në Klinikën Infektive. Читать дальше...

Evropaelire.org 

UNHCR: Kriza humanitare në Afganistan sapo ka filluar

Kriza humanitare në Afganistan sapo ka filluar, ka thënë Komisionari i Lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi. Paralajmërimi vjen derisa mijëra njerëz po largohen nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin më 15 gusht dhe pritet të formojnë qeverinë e tyre. Përmes një deklarate, Grandi përsëriti thirrjet që vendet të mbajnë kufijtë e hapur dhe të “ndajnë përgjegjësinë për këtë situatë humanitare”. Irani dhe Pakistani tashmë strehojnë 2.2 milionë refugjatë afganë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vaksinimi në Shqipëri kërkohet të jetë i detyrueshëm për disa

Shqipëria, nga 1 shtatori, do t’i shtrëngojë masat kundër përhapjes së koronavirusit, në përpjekje për të ulur numrin e të infektuarve. Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve u propozua që orari i lëvizjes së qytetarëve të ndryshojë nga 24:00-06:00 në 23:00-06:00, pasi ditëve të fundit është rritur numri i personave të infektuar me koronavirus. Vaksinimi kërkohet të jetë i detyrueshëm për stafin mjekësor, pedagogët dhe studentët, duke filluar nga fillimi i muajit tetor. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Kosovë krijohet një databazë për hetimin e krimeve të luftës

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një bazë të të dhënave për të lehtësuar hetimin e krimeve të luftës dhe zhdukjeve me forcë. Në një deklaratë për media të EULEX-it thuhet se “kjo vegël u mundëson hetuesve që të organizojnë sasi të mëdha të të dhënave, të hetojnë raste komplekse dhe të ndërlidhura të krimeve të luftës dhe t'i përgatisin ato me sukses për ndjekje penale”. “Baza e të dhënave ndihmon në ndërtimin e një rasti nga elementi kryesor i krimit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gabriel Escobar do të zëvendësojë Matthew Palmerin

Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Gabriel Escobar javën e ardhshme do të marrë detyrën e Zëvendësndihmës sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit. Ambasada amerikane në Serbi konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Escobar do ta marrë këtë post më 7 shtator. Deri më tani këtë post e ka mbajtur Matthew Palmer, i cili ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor. Kush është Gabriel Escobar? Gabriel Escobar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA, takim me aleatët për Afganistanin

Ministrat e Jashtëm të disa vendeve do të takohen sot virtualisht për të diskutuar politikën ndaj Afganistant, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit. Takimi vjen një ditë para se forcat ndërkombëtare të përfundojnë tërheqjen nga Afganistani, pas 20 vjetësh prani. Ky vend ka rënë tashmë nën kontrollin e talibanëve - grup militant islamik. SHBA-ja do të jetë nikoqire e “partnerëve kyçë” në takimin virtual, tha përmes një deklarate Departamenti amerikan i Shtetit. “Pjesëmarrësit do të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja i dhuron FSK-së automjete ushtarake

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i ka pranuar 55 automjete ushtarake të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto pajisje ushtarake, sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndihmojnë FSK-në që të ngrehë kapacitetet e saj për ruajtjen e garantimin e paqes. Osmani tha se ndihma e SHBA-së në transformimin e FSK-së është e një rëndësie të veçantë. “Këto pajisje do t’iu ndihmojnë juve edhe më tej që të zhvilloni kapacitetet tuaja, të parapara në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Koreja e V. duket se ka rinisur punën në reaktorin bërthamor

Agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara tha se Koreja e Veriut duket se ka rifilluar operacionet në një reaktor bërthamor, që besohet se prodhon plutonium. Plutoniumi është një substancë që përdoret për krijimin e armëve bërthamore. “Që nga fillimi i korrikut, 2021, ka pasur indikacione, përfshirë shkarkimin e ujit ftohës, që tregojnë për funksionimin e reaktorit” në Jongbjon, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Sipas saj, kjo është shenja e parë e aktivitetit operacional... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Polonia arrestoi 13 aktivistë që tentuan të prishin gardhin në kufi

Polonia arrestoi 13 aktivistë që bënë përpjekje të shkatërrojnë gardhin përgjatë kufirit me Bjellorusinë, i cili është ngritur për të penguar fluksin e migrantëve të paligjshëm. Shërbimi i Rojes Kufitare të Polonisë tha se të dyshuarit e ndaluar përfshijnë 12 shtetas polakë dhe një shtetas të Holandës. Polonia dhe Lituania - të dyja vende të Bashkimit Evropian - kanë parë rritje të hyrjeve ilegale nga Bjellorusia, javëve të fundit. Sipas zyrtarëve të tyre, këto kalime të paligjshme ndërmjetësohen... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Irani emëron udhëheqës të ri të agjencisë bërthamore

Presidenti i ri i Iranit, Ebrahim Raisi, emëroi një udhëheqës të ri në krye të agjencisë bërthamore të vendit. Media shtetërore raportoi se Mohammad Eslami, i cili më herët ka shërbyer si ministër i Strehimit dhe Transportit, do të drejtojë Organizatën Civile të Energjisë Bërthamore të Iranit. Ai do të zëvendësojë shkencëtarin Ali Akbar Salehi, i cili ka luajtur rol vendimtar në arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me fuqitë botërore, në vitin 2015. Me këtë marrëveshje, Irani ka kufizuar aktivitetin e tij bërthamor... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rreziqet nga mosmarrja e vaksinës

Varianti Delta – që fillimisht u shfaq në Indi në tetor të vitit 2020 – që është përhapur gjithandej botës dhe po shkakton rritjen e rasteve me koronaviurs dhe vdekjeve nga ky virus, ka bërë që institucionet kryesore të shëndetit publik të bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen. Në Kosovë të dielën u shënuan 36 vdekje – shifra më e lartë e viktimave brenda një dite që prej fillimit të pandemisë – dhe sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 90 për qind e viktimave ishin të pavaksinuar. Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Басманный суд арестовал продюсера агентства Reuters Габова

На трассе М-4 "Дон" под Адыгейском перекроют одну полосу

Омбудсмен Подмосковья Фаевская провела личный прием граждан

Клиенты пытались взять криптобиржу Beribit штурмом и жалуются на проблемы с выплатами

Музыкальные новости

Выставка работ победителей фотоконкурса «Созвездия "Семья"»

Шойгу заявил, что у России нет никаких интересов нападать на страны НАТО

Сергей Трофимов выступит с летним концертом в Зеленом Театре ВДНХ

«Есть ответы на вопросы бизнеса»: Хуснуллин об итогах встречи с Путиным на РСПП

Новости России

Школьники из Одинцова примут участие в акции «Летопись сердец»

Жители Подмосковья смогут зарегистрировать дачи в праздники

Клиенты пытались взять криптобиржу Beribit штурмом и жалуются на проблемы с выплатами

Тупорылая акула вцепилась в живот 64-летнему туристу у острова Тобаго

Экология в России и мире

Отец из Панамы, школьная любовь и любимая еда: Елена Борщёва раскрыла все тайны на шоу ТВ-3 «Вкусно с Анфисой Чеховой»

По запросу Баку в Москве незаконно был задержан известный российский политолог Михаил Александров

Радио Romantika приглашает погрузиться в мир киномузыки

Компания ICDMC стала победителем престижной премии в сфере ЗОЖ – Green Awards 2023/24

Спорт в России и мире

Азаренко не смогла пробиться в 1/8 финала турнира в Мадриде, уступив Соррибес-Тормо

WTA озвучила Елене Рыбакиной условия для становления второй ракеткой мира

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде

Шикарный и практичный стиль Елены Джокович из базовых вещей

Moscow.media

Частота страховых случаев по ОСАГО для такси в 6,6 раза выше, чем по полисам на другие легковые машины – ЦБ РФ

В Екатеринбурге будут судить уроженца Армении, устроившего дорожный конфликт со стрельбой

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)

Сотрудники спецподразделений столичного главка Росгвардии окончили обучение в Центре профподготовки в Подмосковье











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Камышинская команда в числе лучших Межрегионального туристского фестиваля учащейся молодёжи и туристской общественности «Под облаками»

В парках Москвы подготовили праздничную программу на майские праздники

По волнам истории: Круиз от Валаама до Кижи на теплоходе

Ивлева после голой вечеринки добралась до дискредитации армии