Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi për fillimin e testimit në masë të tre ilaçeve për trajtimin e mundshëm të sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Hulumtimi do të bëhet në 52 vende të botës dhe do të përfshijë mijëra studiues në mbi 600 spitale. Ilaçet që do të testohen janë: Artesunate, i cili tashmë përdoret për trajtimin e malaries së rëndë; Imatinib, që përdoret kundër disa kancereve dhe Infliximab, i përdorur për të trajtuar disa çrregullime të imunitetit. Читать дальше...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë zhvilluar bisedime për “stabilitetin strategjik”, një çështje për të cilën të dyja vendet kanë thënë se duhet të bashkëpunohet. Biseda telefonike u zhvillua mes Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe homologu i tij rus, Sergei Shoigu më 11 gusht. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se dy zyrtarët diskutuan "transparencën dhe përpjekjet për zvogëlimin e rrezikut pas rifillimit të Dialogut Strategjik të Stabilitetit SHBA-Rusi më 28 korrik". Ndërsa... Читать дальше...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, që të përdorë fuqinë e tij për të siguruar lirimin e Austin Tice, një gazetar amerikan i rrëmbyer nëntë vjet më parë. “Ne besojmë se Bashar al-Asad ka fuqi që të sigurojë lirimin e Austin. Unë personalisht jam i angazhuar për të kthyer në shtëpi të gjithë amerikanët që mbahen peng ose janë ndaluar padrejtësisht jashtë vendit”, tha Blinken përmes një deklarate. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit... Читать дальше...
Shumica e zyrtarëve nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, kanë së paku një vend pune në sistemin e Kosovës dhe atë të Serbisë, prandaj kanë edhe paga të dyfishta. Megjithatë, jo për të gjitha pagat që marrin nga buxheti i Serbisë, i raportojnë në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës, ndërkaq, as të ardhurat që marrin nga postet që mbajnë në institucionet e Kosovës, nuk i deklarojnë në Agjencinë serbe Kundër Korrupsionit. Zyrtarët janë të detyruar me ligj që të deklarojnë të gjitha të ardhurat e tyre në të dyja këto agjenci... Читать дальше...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara iu bën thirrje të gjitha grave shtatzëna që të vaksinohen kundër koronavirusit. Thirrja u bë të mërkurën (11 gusht) pasi në spitalet dhe në rajonet ku ka numër të lartë të të infektuarve po vërehet një numër shqetësues i nënave të pavaksinuara që po sëmuren rëndë nga COVID-19. Sipas të dhënave të CDC-së vetëm rreth 23 për qind e shtatzënave kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, pavarësisht se ato përballen... Читать дальше...
Spitalet në Shtetet e Bashkuara po mbushen me shpejtësi nga varianti Delta; Policia në Francë ka filluar të kontrollojë kartonët e vaksinimit; protestuesit kundër vaksinave në Britani janë përplasur me policinë në Londër; artistët e teatrit protestuan në kryeqytetin kulturor të Indisë, Mumbai.
Gjykata Themelore në Gjakovë ka hedhur poshtë kërkesën për masë të përkohshme ndaj Dragica Gashiqit të bërë në padinë e Komunës së Gjakovës. Komuna e Gjakovës kishte kërkuar që gjykata të vendosë masën e sigurisë, përmes së cilës, Dragica Gashiqit do t'i ndalohej "që personalisht të qëndrojë, shfrytëzojë apo banojë në banesë dhe të njëjtën mos ta rinovojë si dhe të mos bëjë asnjë ndryshim". Pas mbajtjes së seancës dëgjimore më 9 gusht, gjyqtari i çështjes, Malsor Kryeziu, e ka refuzuar si të pabazuar propozimin e paditëses... Читать дальше...
Teksa zjarret po shkrumbojnë Kaliforninë, Greqinë dhe Turqinë, disa banorë po ikin për të dalë në selamet, ndërsa të tjerë po luftojnë për t'i shpëtuar shtëpitë e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Regjimi i udhëheqësit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të ulë numrin e stafit të ambasadës amerikane në Minsk. Kërkesa vjen si një përgjigje ndaj raundit të fundit të sanksioneve amerikane ndaj këtij vendi. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë, Anatol Hlaz, tha në një intervistë që u publikua në faqen e internetit të ministrisë më 11 gusht se Minsku gjithashtu ka tërhequr pëlqimin ndaj emërimit të Julie Fisher si ambasadore e SHBA-së në Bjellorusi. Читать дальше...
Refuzimi i institucioneve të Kosovës për të qenë pjesë e iniciativës ‘Ballkani i Hapur’, po bën që vendi të humbë mundësinë që t’i bashkohet një tregu më të gjerë konsumues si dhe po pamundësohen investime ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor, thotë profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Tre liderët e këtyre shteteve Aleksandar Vuçiq... Читать дальше...
Në Maqedoninë e Veriut është rritur dukshëm interesimi i qytetarët për t’u vaksinuar. Ky interesim i shtuar vjen pas masave të ndërmarra nga qeveria, që do të hyjnë në fuqi më 16 gusht, kush veç tjerash do të kërkohet dëshmi për marrjen e të paktën një doze të vaksinës, për të hyrë në të objektet e gastronomisë, ato të hotelierisë, pjesëmarrjen në ngjarje kulturore, konferencat, tribunat e ndryshme, ku numri i të pranishmëve është mbi 30. Të mërkurën në Shkup u hapën katër pika të reja të vaksinimit... Читать дальше...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën (11 gusht) se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktima është nga komuna e Gjilanit. Sipas njoftimit, bazuar në testimin e 6.086 mostrave, pozitivë në COVID-19 kanë dalë edhe 888 raste. Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Prishtinë, 182 raste. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 237 persona. Читать дальше...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të organizojë një "Samit për Demokracinë" më 9 dhe 10 dhjetor, në të cilin do të ftohen të marrin pjesë krerë të shteteve, përfaqësues të shoqërisë civile, ata të sektorit privat dhe filantropistë, njoftoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë. Samiti planifikohet të mbahen online. “Samiti do të nxisë angazhimet dhe nismat në tri tema kryesore: promovimin e të drejtave të njeriut, mbrojtjen kundër autoritarizmit dhe luftimin e korrupsionit", thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Читать дальше...
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë të mërkurën se parandalimi i koronavirusit është prioritet “urgjent” dhe ka bërë thirrje për më shumë importim dhe prodhim të vaksinave, pas regjistrimit të një numri rekord të viktimave dhe të infektuarve. Zyrtarët iranianë kanë thënë se ky shtet po përballet me valën e pestë të pandemisë. “Sot çështja e koronavirusit duhet të trajtohet me prioritet dhe urgjencë”, ka thënë Khamenei në një adresim televiziv, teksa është fokusuar në krizën shëndetësore. Читать дальше...
Që nga viti 1999, në Kosovë vetëm një komunë është udhëhequr nga një grua. Në vitin 2013, Mimoza Kusari-Lila kishte fituar garën për të udhëhequr me Komunën e Gjakovës. Që nga ajo kohë, partitë politike kanë kandiduar kryesisht burra dhe asnjë grua nuk arriti që të fitonte garën për të udhëhequr ndonjë komunë. Në dy palë zgjedhjet e fundit lokale, ato të vitit 2017 dhe 2013, partitë politike kishin kandiduar vetëm 17 gra për kryetare të komunave, nga rreth 450 kandidatë. Sipas një raporti të Institutit Demokratik të Kosovës... Читать дальше...
Autoritetet gjermane kanë ndaluar një shtetas britanik, që dyshohet se ka spiunuar për Rusinë, teksa ka qenë duke punuar në Ambasadën britanike në Berlin. Burri i identifikuar si David S., është arrestuar më 10 gusht në qytetin Potsdam, afër Berlinit, ka thënë Zyra e Prokurorit Federal në Gjermani, përmes një deklarate. Në deklaratë është thënë se i dyshuari ka pasur pozitë jodiplomatike në Ambasadë. Policia britanike ka konfirmuar arrestimin, duke thënë se shtetasi britanik është duke u mbajtur... Читать дальше...
Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu tha se institucioni që ajo udhëheq ende nuk ka vendosur për skenarin me të cilin do të bëhet procesi i vetting-ut në sistemin e drejtësisë. Gjatë një konference për media të mërkurën, pas mbledhjes së qeverisë, Haxhiu tha se janë duke punuar me intensitet që të bëhet vetting-u, pasi siç tha, ky proces është “kërkesë shoqërore”. “Ende nuk kemi vendosur se cilin skenarë do ta ndjekim, por nëse nuk shkojmë me ndryshime kushtetuese do ta kemi edhe planin B... Читать дальше...
Gjiganti teknologjik, Facebook, ka fshirë një mori të llogarive nga Rusia, të cilat kanë qenë të lidhura me një kompani të marketingut, e cila synonte të nxiste persona me ndikim, për të shtyrë përpara përmbajtje kundër vaksinimit ndaj COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Ky rrjet social ka thënë se ka bllokuar llogaritë e lidhura me Fazze, degë e kompanisë së marketingut të regjistruar në Mbretëri të Bashkuar, AdNow, e cila kryesisht vepron në Rusi, për shkelje të politikave kundër ndërhyrjes së huaj. Читать дальше...
Mbi 40 njerëz janë mbytur teksa zjarret e egra po përhapen në disa pjesë të Algjerisë. Një numër zjarresh kanë kapluar rajonin e Kabilisë, rreth 100 kilometra në lindje të Algjerit, teksa fshatrat e izoluara dhe qasja e kufizuar në ujë po i vështirësojnë përpjekjet për menaxhimin e zjarreve. Në mesin e të vdekurve janë edhe shumë ushtarë, që kanë humbur jetën teksa angazhoheshin për shpëtimin e njerëzve. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi më 11 gusht se 186 pacientë janë të shtrirë në klinikat ku trajtohen pacientët me COVID-19 - sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi - dhe në spitalet e përgjithshme. Prej këtij numri, 136 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq 117 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi. Në Qendrën Klinike Universitare po marrin trajtim 95 pacientë. Klinika Infektive ka numrin më të lartë të pacientëve... Читать дальше...
Disa pjesë të Azisë janë duke u përballur me disa prej fazave më të rënda të pandemisë, të nxitura nga varianti Delta i koronavirusit. Infektimet ditore në Korenë Jugore kanë kaluar shifrën 2,000, për herë të parë prej nisjes së pandemisë. Koreja Jugore ka kontrolluar pandeminë një pjesë të mirë të kohës, mirëpo së fundmi situata është përkeqësuar për shkak të Deltës. Malajzia, Tajlanda, Indonezia, Vietnami dhe Filipinet në Azinë Juglindore, janë duke u goditur rëndë nga virusi, pasi kufizimet... Читать дальше...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka emëruar ish-diplomatin, Amos Hochstein, si këshilltar të lartë në çështje të sigurisë, me fokus në “zvogëlim të rreziqeve” nga gazsjellësi Rrjedha Veriore 2, si dhe për mbështetje të sigurisë energjetike në Evropën Lindore. Ky vendim shpërfaq vendosmërinë e Uashingtonit për të “kundërshtuar përdorimin e energjisë nga Kremlini si armë gjeopolitike” dhe për të nxitur një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Ukrainën, anëtarët e NATO-s dhe Bashkimin Evropian... Читать дальше...
Një gjykatë kineze ka dënuar biznesmenin kanadez, Michael Spavor me 11 vjet burgim për spiunim. Ky rast është parë si pjesë e mosmarrëveshjeve më të zgjeruara të Kinës me Kanadanë, për shkak të fatit të Meng Wanzhou, shefes financiare të kompanisë kineze, Huawei, e cila aktualisht është duke luftuar ekstradimin nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara. Spavor është arrestuar në dhjetor të vitit 2018, në periudhën e njëjtë kur kanadezi tjetër, Michael Kovrig, ka qenë në mbajtje për supozime të ngjashme për spiunim. Читать дальше...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pendohet për vendimin e tij që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani, teksa talibanët vazhdojnë të rrisin kontrollin. Biden u ka bërë thirrje liderëve në Afganistan që të bashkohen dhe të luftojnë “për kombin e tyre”. Dhuna është përshkallëzuar në këtë shtet tani që forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara janë duke u tërhequr nga Afganistani, pas 20 vjetëve të operacioneve ushtarake. Talibanët kanë fituar kontrollin e të paktën tetë nga 34 kryeqytetet e provincave... Читать дальше...
Organizata Popullore e Muxhahedinëve të Iranit (MEK) është një lëvizje opozitare iraniane në mërgim. Kjo organizatë luftoi kundër Shahut që nga vitet 1960 dhe dikur ishte aleate me Ayatollah Ruhollah Khomeinin para se të fillonin kundërshtim e regjimit të tij islamik. Më vonë, luftëtarët e kësaj organizate u shpallën si tradhtarë pasi luftuan së bashku me trupat irakiane në pjesën e fundit të luftës tetëvjeçare Iran-Irak. Lufta filloi pasi ish-udhëheqësi i Irakut, Saddam Hussein, pushtoi Iranin më 1980, një vit pas revolucionit islamik. Читать дальше...