Мы в Telegram
Добавить новость

На овощебазе в Подмосковье выявили более 40 мигрантов, работавших без патента

Mercury может начать выпуск одежды под брендом iCool

Весеннее тепло придет в Москву уже на этой неделе

Без названия

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Февраль
2018

Новости за 27.02.2018

Evropaelire.org 

Protesta në Shkup në mbrojtje të emrit të Maqedonisë

Disa mijëra qytetarë maqedonas kanë protestuar në Shkup për, siç kanë thënë, mbrojtjen e identitetit dhe emrin e shtetit të Maqedonisë.  Protesta ka filluar para misionit të Bashkimit Evropian dhe ka përfunduar para Kuvendit të Maqedonisë.  Demonstruesit gjatë gjithë kohës kanë brohoritur parulla "Maqedonia, Maqedonia" dhe kanë kënduar këngë patriotike, ndërsa kanë djegur flamurin e Greqisë - vendit me të cilin Qeveria e Maqedonisë po bisedon për zgjidhjen e kontestit të emrit. Protestuesit kanë kërkuar ndërprerjen e këtyre bisedimeve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Merkel: Serbia të punojë për zgjidhje kotraktuale për Kosovën

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar ne Berlin, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “bisedimet për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian mund të jenë të suksesshme me reformat e mëtutjeshme, në domenin e shtetit ligjor dhe në dritën e çështjes së marrëdhënieve me Kosovën”. “Për këtë, pjesërisht i jemi kthyer çështjes se si mund të arrijmë deri te korniza ligjore, e zgjidhjes kontraktuale për Kosovën”, ka thënë Merkel. “Unë nuk e përshkruaj se çfarë duhet të ndodhë lidhur me çështjen e Kosovës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA: Dy ekstremistë janë vrarë nga sulmet ajrore në Somali

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ka vrarë dy ekstremistë dhe ka plagosur një tjetër në një sulm ajror kundër luftëtarëve të grupit al-Shabab në Somali. Në një deklaratë nga Komanda e SHBA-së në Afrikën e Jugut thuhet se sulmi ajror është kryer të hënën pranë Jilibit në rajonin e Jubas. Shtetet e Bashkuara kanë kryer një numër të madh të sulmeve me dron në koordinim me qeverinë e Somalisë. Shumica e sulmeve janë kryer kundër grupit al-Shabab, por një numër i vogël i tyre kanë shënjestruar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Thaçi: Mosratifikimi i Demarkacionit, izolim për qytetarët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar edhe njëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që në seancën plenare, që është paraparë të mbahet nesër, të votojnë ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Thaçi ka thënë se dita e nesërme është e veçantë, pasi Kosovën do ta vizitojë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke shtuar se BE-ja pret nga Kosova që të përmbush kushtet për liberalizim të vizave. “Për herë të parë, shtetin tonë e viziton Presidenti i Komisionit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ligji i mediave, kërkohet transparencë nga Qeveria

Përmbajtja e propozim-ligjit për mediat ende nuk është publikuar në opinionin gjë që ka nxitur reagime të ndryshme nëse me zgjidhjen e ofruar janë përfshirë vërejtjet e shoqatave mediatike, por edhe të faktorëve të tjerë përfshirë edhe ata ndërkombëtarë, që shumë herë kanë dalë me kritika për gjendjen e mediave në Maqedoni. Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, e cila ka dorëzuar vërejtje të shumta mbi gjendjen në media, e që presin të jenë përfshirë në hartimin e Ligjit të ri, nuk kanë informacione... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Turqia ua heq mandatin dy deputetëve të partisë pro-kurde

Dy deputetët të Turqisë, nga partia kryesore pro-kurde, u është marrë mandati, raporton agjencia e lajmeve turke, Anadolu. Ahmet Yildirim dhe Ibrahim Ayhan nga Partia Popullore Demokratike (HDP), u është hequr mandati i deputetit, duke çuar në nëntë, numri e deputetëve të kësaj partie që kanë humbur mandatin, në vitin e fundit. Partia HDP, është partia e tretë për nga numri i ulëseve në Parlamentin turk. Kjo parti ka thënë se heqja e mandatit të dy deputetëve të saj është “e jashtëligjshme”.... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Imunoterapia si alternativë për shërim më efikas të kancerit

Ngjashëm me vendet tjera, edhe në Kosovë aplikimi i metodës së imunoterapisë për pacientët e prekur me kancer, po shihet si mjaft i nevojshëm. Rezultatet jo të mirë që ka treguar ndër vite aplikimi i kimioterapisë te pacientët e prekur me kancer, e ka shtyrë mjekësinë që në vazhdimësi të hulumtojë edhe metoda tjera.  Imunoterpia, është një nga këto forma që sot aplikohet në disa raste. Por, profesionistët shëndetësorë në Kosovë, thonë se në mungesë buxheti tash për tash e kushtëzon përdorimi i kësaj metode mbetet mjaft i kufizuar. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Temperaturat e larta në Arktik thyejnë rekordet

Kur Evropa po përballet me temperatura shumë të ulëta, në të njëjtën kohë, në rajonin e Arktikut temperaturat e larta kanë shënuar rekord. Në Polin e Veriut kohët e fundit, është regjistruar dimri më i ngrohtë ndonjëherë. Shkencëtarët kanë thënë se “është një anomali ngritja e temperaturave në 30 gradë celsius”. Temperatura të tilla të larta mendohet të kenë ndodhur edhe më herët. “Temperaturat pozitive pranë Polin e Veriut në dimër mendohet se kanë ndodhur gjatë katër dimrave midis viteve 1980 dhe 2010,” ka thënë për AFP-në... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bisedimet teknike do të pasohen me takimin Thaçi – Vuçiq 

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, përfunduan sot raundin e bisedimeve në kuadër të dialogut teknik në Bruksel, i cili ka nisur të hënën, ka njoftuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Kocijançiq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të dy delegacionet kanë biseduar lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme të cilat janë arritur në kontekstin e dialogut, siç janë : liria e lëvizjes, Menaxhimi i Integruar i Kufirit (IBM), drejtësia... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Radio Evropa e Lirë hap vend pune në Pragë

Redaksia për Kosovën e Radios Evropa e Lirë kërkon një gazetar/e, në selinë qendrore në Pragë. Gazetari/ja duhet të prodhojë materiale gazetareske në platforma të ndryshme mediale [radio, TV, online, media sociale...], varësisht nga kërkesat programore. Konkursi është i hapur deri më 31 mars 2018 dhe vlen për të gjithë ata që mendojnë se plotësojnë kushtet, për të cilat mund të mësoni më shumë duke klikuar linkun e mëposhtëm. https://www.rferl.org/jobs/detail/BSS1092-1801.html

Evropaelire.org 

Ukrainë: Dhjetëra policë të lënduar gjatë protestës afër Parlamentit

Autoritetet ukrainas thotë se 14 zyrtarë policorë janë lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit anti-qeveritar në Kiev. Policia thotë se përleshjet ndodhën pasi policët ndaluan protestuesit që të djegin goma në afërsi të ndërtesës së Parlamentit. Ata thonë se protestuesit filluan të gjuanin policinë me gurë dhe koktej molotovi. Policia në Kiev thotë se për këtë rast është nisur një hetim. Në seancën plenare të mbajtur sot, ligjvënësi ukrainas, Anton Herashcheko tha se përleshjet janë “provokim”... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Vazhdojnë luftimet në Gouta, pavarësisht pauzës humanitare

Luftimet kanë vazhduar në enklavën e Goutas Lindore në Siri edhe gjatë ditës së parë të “pauzës 5-orëshe” të tyre, të urdhëruar nga aleatja e Qeverisë siriane, Rusia. Aktivistët thanë se forcat qeveritare kanë kryer disa sulme ajrore dhe me artileri, ndërsa Rusia tha se rebelët kanë bombarduar një “korridor humanitar”, i paraparë për t’iu mundësuar civilëve të largohen. Për rrjedhojë, nuk ka pasur shpërndarje të ndihmave humanitare nga Kombet e Bashkuara dhe as evakuime mjekësore. Rreth 393,000 njerëz janë të bllokuar në Goutan Lindore... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sytë kah Kuvendi

Ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është shndërruar një çështje mjaft dramatike që po përcillet me interesim jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Përfaqësuesit ndërkombëtarë, këto javët e fundit, u kanë adresuar deputetëve dhe institucioneve të Kosovës disa herë thirrje që ta kalojnë Demarkacionin dhe ta nxjerrin vendin nga izolimi. Shqetësimet e ndërkombëtarëve, ndërlidhen me faktin se përkundër një marrëveshje që partitë e koalicionit kanë me një pjesë të opozitës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rebelët thonë se janë të gatshëm t’i dëbojnë xhihadistët nga Gouta

Grupet kryesore rebele në Goutan Lindore të Sirisë kanë thënë sot se do të ishin të gatshëm të dëbonin luftëtarët xhihadistë nga enklava sapo të hyjë në fuqi armëpushimi i OKB-së. Sot ka filluar edhe pauza humanitare e thirrur nga Rusia, por masa nuk i përmbahet armëpushimit 30-ditor të votuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së gjatë fundjavës. Në Goutan Lindore, që shtrihet në lindje të Damaskut, janë rreth 400,000 civilë dhe kjo zonë kontrollohet nga grupe të armatosura të panumërta, disa prej... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ushtria nigeriane shpëton mbi një mijë persona nga Boko Harami

Ushtria nigeriane thotë se ka shpëtuar mbi 1,100 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët po mbaheshin peng nga ekstremistët e Boko Haramit, në pjesë të ndryshme të rajonit të Liqenit Çad, që gjendet afër Kamerunit. Ky njoftim vjen një javë pasi Boko Harami rrëmbeu 110 vajza nga një shkollë në shtetin Yobe. Përgjatë viteve, ekstremistët kanë rrëmbyer mijëra njerëz. Zëdhënësi i operacionit, koloneli, Onyema Nwachuk ka thënë se ushtarët kanë vrarë të paktën 35 luftëtarë të Boko Haramit gjatë operacionit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Veseli dhe Delawie inkurajojnë deputetët ta votojnë demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie i kanë inkurajuar deputetët që në seancën e të mërkurës të votojnë për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Votimi për demarkacionin, sipas tyre, do t’i hapte rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Veseli dhe Delawie kanë zhvilluar një takim prapa dyerve të mbyllura, ku është diskutuar rreth një konsensusi tashmë të arritur mes subjekteve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Punëtorët humanitarë shfrytëzuan seksualisht gratë siriane në këmbim të ndihmave

Punëtorë humanitarë të Kombeve të Bashkuara kanë kushtëzuar shumë gra siriane për marrjen e ndihmave në këmbim të favoreve seksuale. Të përfshirë në këso raste të shfrytëzimit të grave siriane janë edhe pjesëtarë të tjerë të organizatave bamirëse. Një raport i UNFPA-së që bëri një vlerësim të dhunës gjinore arriti në përfundimin se ndihma humanitare po shkëmbehej për seks në rajone të ndryshme të Sirisë. Raporti i titulluar "Zërat nga Siria 2018", ka evidentuar shembuj të grave dhe vajzave që... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rigjykim për aktivistët e Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit të Kosovës ka konfirmuar se rasti i aktivistëve të Vetëvendosjes, të dënuar nga Gjykata Themelore për sulmin në Kuvend, është kthyer në rigjykim. “Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka përcjellë me interes raportimet e mediave, pas publikimit të komunikatës së djeshme lidhur më ndërprerjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit A.A.,F.K. dhe E.H. Për shkak të interesit të madh të mjeteve të informimit dhe për të mos u krijuar konfuzione të pa nevojshme, Gjykata e Apelit njofton, se ky rast është kthyer në rivendosje. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjykata në Çeki liron liderin kurd

Gjykata në Çeki ka liruar të martën liderin e kurdëve të Sirisë Salih Muslim, i cili është ndaluar në Pragë më 24 shkurt, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Ankaraja, ka bërë të ditur avokati i tij. “Gjykata ka liruar klientin tim” ka thënë avokati Miroslav Krutina para gazetarëve. Ai tha se Salih Muslim është zotuar të marrë pjesë në të gjitha procedurat e ekstradimit të kërkuara nga Turqia. Ish-kreu Partisë së Unionit Demokratik (PYD) ende konsiderohet një figurë e respektuar për kurdët në Siri. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Apostolova: Mos e humbni rastin për liberalizimin e vizave

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova ka bërë thirrje që nesër deputetët të votojnë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ajo pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ka mirëpritur marrëveshjen në mes partive politike për të votuar Marrëveshjen për demarkacion. "Kemi pas dy hapa shumë të rëndësishëm drejt përparimit për çështjen e Demarkacionit. Hapi i parë deklarata e përbashkët në mes të presidentëve dhe hapi dytë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tre vjet nga vrasja e Nemtsovit - kritik i Putinit

Miq, kolegë dhe mbështetës të politikanit të vrarë të opozitës ruse, Boris Nemtsov, shënojnë sot përvjetorin e tretë të vrasjes së tij. Politikani opozitar, Ilya Yashing, tha se një ceremoni do të mbahet në Qendrën Sakharov të Moskës, ku do të shfaqet një ekspozitë me fotografi të Nemtsovit të bëra në periudha të ndryshme të jetës së tij. Më 25 shkurt, mijëra njerëz kanë marshuar në Moskë dhe qytete të tjera të Rusisë për të kujtuar Nemtsovin, kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Koreja V. shqyrton pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike Dimërore

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut kanë nisur bisedimet mbi pjesëmarrjen e mundshme të Phenjanit në Lojërat Paralimpike Dimërore në Pjongçang. Bisedimet vijnë pas pjesëmarrjes së Veriut në Olimpiadë - gjë që është parë si shenjë e përafrimit midis dy vendeve. Megjithatë, vende si Shtetet e Bashkuara dhe Japonia mbeten të matura ndaj qëllimeve bërthamore të Veriut. Nëse ka pajtim, Koreja e Veriut do të merrte pjesë për herë të parë në Lojëra Paralimpike Dimërore. Vetëm dy atletë të saj, të dy para-skitarë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Afro 20,000 afganë të zhvendosur vetëm këtë vit

Konflikti i vazhdueshëm në Afganistan ka detyruar gati 20,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i vitit 2018, bënë të ditur Kombet e Bashkuara. Sipas raportit të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, 18,500 njerëz janë zhvendosur në janar dhe shkurt. Kjo është një mesatare prej 385 personash të zhvendosur në ditë, thuhet në raport.   Zhvendosjet e detyruara u raportuan nga pothuajse të gjitha pjesët e Afganistanit, por shumica u bënë nga rajonet lindore dhe perëndimore të vendit, tha OKB-ja. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Macron, vizitë shtetërore në SHBA në muajin prill

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të bëjë vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara nga data 23 deri më 25 prill, njoftoi zyra e tij. "Ftesa pasqyron miqësinë dhe aleancën historike midis dy vendeve tona, si dhe fuqinë e marrëdhënieve midis dy presidentëve", tha zyra e Macronit. Trump e ka bërë ftesën në janar, pas vizitës së tij në Francë. Edhe pse Trump dhe Macron kanë deklaruar marrëdhënie të mira dhe janë takuar disa herë, ata nuk pajtohen për një sërë çështjesh, përfshirë vendimin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Hyn në fuqi "pauza humanitare" në Goutan Lindore

Armëpushimi i përditshëm pesëorësh, i thirrur nga Rusia, ka hyrë në fuqi në enkalëvn e Goutas Lindore në Siri. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë të hënën se presidenti Vladmir Putin ka urdhëruar "pauzë humanitare" nga ora 9 deri në orën 2 pasdite, sipas kohës lokale. Shoigu ka thënë se do të hapet edhe një korridor humanitar për t’iu mundësuar civilëve të largohen nga zona e luftimeve. Vendimi vjen pas një jave të bombardimeve intensive në Goutan Lindore, ku, sipas aktivistëve, kanë mbetur të vrarë mbi 500 njerëz. Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Mercury может начать выпуск одежды под брендом iCool

На овощебазе в Подмосковье выявили более 40 мигрантов, работавших без патента

Спортивный фестиваль «Активного долголетия» прошел в Подольске

Скульптор-художник стал самой высокооплачиваемой творческой работой в Москве

Музыкальные новости

Пассажир задержал рейс в Пулково, назвав маленькую девочку «бомбой»

Армяне в Великой Отечественной войне: Иван Георгиевич Магакьян

"Спартак" лишился математических шансов выиграть Российскую премьер-лигу

Россия и Культура, Дети: в Пушкинский день театр кукол «Ульгэр» выступил в Мухоршибирском районе Бурятии

Новости России

Утренние пробки в Подмосковье составили 3 балла 13 мая

Спортивный фестиваль «Активного долголетия» прошел в Подольске

На овощебазе в Подмосковье выявили более 40 мигрантов, работавших без патента

«Молодёжь Москвы» и волонтёры провели патриотические акции в честь Дня Победы

Экология в России и мире

C 13 по 19 мая 2024 года проходит Неделя профилактики повышения артериального давления

Мы помним, мы гордимся: «585*ЗОЛОТОЙ» представила проект «Книга памяти» с историями из семейных архивов сотрудников

Оксана Федорова представила на выставке-форуме «Россия» премьеру фильма «Петербург Шаляпина и Рахманинова»

Традиции и инновации: Развитие онлайн-казино в Казахстане

Спорт в России и мире

Первая ракета мира Джокович получил бутылкой по голове после матча в Риме

Финалистка юниорского Уимблдона-2023 получила временное отстранение за допинг

Кто транслирует бой Табило против Джоковича на турнире Rome Masters 1000?

Теннисист Хачанов вышел в третий круг "Мастерса" в Риме

Moscow.media

Названо число россиян, совмещающих командировки с туризмом

Велоретро

В аварии в Кромском районе Орловской области накануне погибли два человека

Россиянам рассказали, когда появится «сильный ИИ»











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Суд отказался менять 4,5 года колонии Митволю на принудительные работы

Московские девятиклассники прошли программу комплексной профориентации

На овощебазе в Подмосковье выявили более 40 мигрантов, работавших без патента

Подмосковное УФАС выявило нарушение при проведении закупки в Можайском округе