Mbi 800 biznese, shumica nga to nga sektori i tregtisë, kanë përfituar nga Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive, fond ky që është themeluar në janar të vitit 2016. Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm që u lëshon garanci institucioneve financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Drejtori menaxhues në këtë Fond, Besnik Berisha, në një përgjigjeje për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se që nga viti 2016 deri në fund të muajit janar të këtij viti... Читать дальше...
Rusia i vuri veto një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të kërkonte nga Irani të ndalonte furnizimin me raketa të rebelëve Huthi në Jemen. Teksti, i hartuar nga Britania dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, mori 11 vota për dhe dy abstenime, por u bllokua me veton e Rusisë. Kina dhe Kazakistani abstenuan, ndërsa Bolivia votoi po ashtu kundër masës. Këshilli 15-anëtarësh, megjithatë, miratoi një rezolutë të propozuar nga Rusia, e cila nuk përmend Iranin... Читать дальше...
Në enklavën e Goutas Lindore në Siri vazhdojnë luftimet dhe vrasjet, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, thanë Shtetet e Bashkuara. “Regjimi sirian dhe mbështetësit e tij rusë dhe iranianë vazhdojnë të sulmojnë Goutan Lindore, një lagje me popullsi të dendur pranë Damaskut, pavarësisht armëpushimit të thirrur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha në një postim në Twitter zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert. “Regjimi thotë se po lufton terroristët, por ai po terrorizon qindra-mijëra civilë me sulme ajrore... Читать дальше...
Shtetet e Bashkuara do të kapërcejnë Rusinë, duke u bërë prodhuesi më i madh i naftës në botë më së largu në vitin 2019, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energji. Drejtori ekzekutiv i kësaj agjencie, Fatih Birol, tha në një ngjarje në Tokio se SHBA do të jetë prodhuesi numër 1 i naftës së papërpunuar "definitivisht vitin e ardhshëm", nëse jo këtë vit. Prodhimi i naftës së papërpunuar në SHBA është rritur mbi 10 milionë fuçi në ditë në fund të vitit të kaluar, për herë të parë qysh në vitet 1970. Читать дальше...
Arabia Saudite, me dekret mbretëror, shkarkoi komandantët kryesorë ushtarakë, përfshirë shefin e stafit. Mbreti Salman i zëvendësoi edhe udhëheqësit e forcave tokësore dhe të mbrojtjes ajrore. Lajmi u publikua nga agjencia zyrtare e lajmeve Saudi Press, por nuk u dhanë detaje për shkarkimet. Ato vijnë në kohën kur lufta në Jemen, ku Arabia Saudite po udhëheq një koalicion kundër rebelëve, po i afrohet fundit të vitit të tretë. Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes... Читать дальше...