Мы в Telegram
Добавить новость

В Московской области сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в незаконном обороте наркотиков

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о льготных тарифах для семейных поездок по стране

Свыше 2,5 миллиона человек посетили парки Подмосковья за неделю

В Подмосковье напомнили, что важно учитывать при покупке жилья

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Февраль
2018

Новости за 02.02.2018

Evropaelire.org 

Kontesti me Maqedoninë, ministri grek kërcënohet me vdekje

Zyrtarët në Greqi thanë se po hetojnë një kërcënim me vdekje ndaj ministrit të Jashtëm të këtij vendi, i cili besohet se ka lidhje me përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Maqedoninë. Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, ka marrë një letër që “përmban kërcënime për të dhe familjen e tij”, tha ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas. Ai tha se në letër “përmenden edhe tre plumba për Kotzias”. Toskas shtoi se në javët e fundit, Kotzias ka marrë edhe letra dhe thirrje të tjera kërcënuese... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump autorizoi publikimin e një memorandumi për "shkeljet e FBI-së"

Një panel i inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara publikoi një memorandum, që pretendon se FBI-ja ka abuzuar me mbikëqyrjen e qeverisë në hetimet e saj mbi aktivitetin e Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Ky veprim vjen pasi presidenti Donald Trump e miratoi publikimin e memorandumit të klasifikuar, të shkruar nga republikanët e Kongresit, që e akuzon FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë për të qenët të njëanshëm kundër tij. "Ajo çfarë po ndodh në vendin tonë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Burgim i përjetshëm për sulmuesin pranë xhamisë në Londër

Një burrë që ka përplasur kamionin për një turmë myslimanësh, pranë një xhamie në veri të Londrës, është dënuar me burgim të përjetshëm. Darren Osborne, 48 vjeç, është gjetur fajtor për vrasjen e Makram Ali, 51 vjeç, pas përplasjes së qëllimshme të kamionit për turmën, në qershor të vitit të kaluar. Gjykatësja e rastit, Cheema Grubb, tha se Osborne, nga Kardifi, ka planifikuar “mision vetëvrasës”. “Ky ka qenë sulm terrorist – ke pasur qëllim të vrasësh”, i tha gjykatësja të akuzuarit. Osborne... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Putini lartëson Betejën e Stalingradit: Të rritemi në nivelin e baballarëve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vizitoi qytetin e njohur dikur si Stalingrad, ku mori pjesë në festimet me rastin e 75-vjetorit të njërës prej betejave më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore. Beteja për Stalingradin “i ka hapur rrugë shkatërrimit të plotë të armikut”, tha Putin. Ai falënderoi veteranët e luftës dhe u bëri thirrje rusëve që të ndërtojnë të ardhmen e vendit të tyre në, siç tha, themelet që ata kanë hedhur. “Në veprimet tona, duhet të rritemi në nivelin e arritjeve të baballarëve dhe gjyshërve tanë”, tha Putin. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Serbia zhvendos dhjetëra migrantë në qendrat e dedikuara për ta

Zyrtarët serbë të sigurisë thanë se kanë kapur dhjetëra "migrantë të paligjshëm", përfshirë të mitur të pashoqëruar, në rrugët e Beogradit dhe se i kanë vendosur ata në qendrat e migrimit. “Migrantëve u janë siguruar kushte të përshtatshme dhe mbrojtje, në përputhje me Ligjet e Republikës së Serbisë dhe standardet ndërkombëtare”, tha përmes një deklarate Millenko Nikiq, koordinator i aksionit dhe këshilltar i ministrit të Punës, Zoran Gjorgjeviq. Në deklaratë thuhet se aksioni është kryer pa asnjë incident. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Kremlinit kërkon falje për komentet për Putinin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kërkoi falje pasi kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi e qortoi atë për deklarata publike që mund të interpretohen si fushatë zgjedhore për presidentin Vladimir Putin. Peskov tha se i pranon paralajmërimet e Komisionit Zgjedhor dhe se do të jetë i kujdesshëm me deklaratat. "Kërkoj falje për çdo deklaratë që mund të interpretohet si fushatë", tha Peskov. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, nuk e specifikoi se për cilat deklarata e ka fjalën... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pesë të vdekur nga përplasja e dy helikopterëve në Francë

Dy helikopterë të ushtrisë janë përplasur në jug të Francës, duke vrarë pesë njerëz në bord, thanë zyrtarët. Përplasja ka ndodhur pranë Liqenit Carces, në zonën Var, rreth 50 kilometra në veriperëndim të San Tropesë. Ekipet e shpëtimit thanë se kanë gjetur pesë trupat. Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar përplasjen. Të dy helikopterët i përkisnin shkollës ushtarake Ealat, thanë zyrtarët. Ajo trajnon pilotë për ushtrinë dhe shërbime të tjera ushtarake. "Helikopterët janë përplasur. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Maqedonia dhe Greqia drejt zgjidhjes së kontestit të emrit

Mesazhet e ndërmjetësit të OKB-së për emrin Matthew Nimetz janë edhe mesazhe të kryeministrave të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, se Maqedonia dhe Greqia janë në rrugë të mirë për të mbyllur kontestit më se dy dekadësh për emrin. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve ndërkombëtare duke komentuar vizitës e diplomatit Nimetz në Athinëm e më pas edhe në Shkup. Ish-ambasadori Alajdin Demiri, thotë se nga prononcimet e deritanishme si nga pala maqedonase ashtu edhe nga pala greke, fitohet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qytetarëve u shkelen çdo ditë të drejtat e tyre

Të drejtat e njeriut në Kosovë po shkelen çdo ditë, thonë përfaqësuesit e organizatave dhe institucioneve që merret me mbrojtjen e të drejtat e njeriut. Sipas tyre, zbatimi i pamjaftueshëm i ligjeve mbetet një problem i përhapur në të gjitha institucionet Kosovë. Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se janë identifikuar mangësi serioze në shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut, te disa grupe të shoqërisë. “Bën pjesë kategoria e personave të moshuar, kategoria e fëmijëve, grave, personat me aftësi të kufizuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbi 1500 raste me kancer për një vit

Në Kosovë gjatë vitit 2017, janë evidentuar mbi 1500 raste të reja me kancer. Mbi 170 mijë shërbime dhe 31 mijë konsulta ka kryer stafi mjekësor në Klinikën Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këto të dhëna i ka bërë publike për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Institutit Onkologjik, Ekrem Hyseni, me rastin e ditës botërore e sëmundjes së kancerit, e cila shënohet më 4 shkurt. “Numri prej 1539 rasteve të reja me kancer nuk është rritje reale e të prekurve me këtë sëmundje... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjermani: Liderët janë optimistë për arritjen e koalicionit

Liderët e partive kryesore politike në Gjermani thonë se janë optimistë për finalizimin e marrëveshjes për formimin e “koalicionit të madh”. Përfaqësuesit e partisë Unioni Demokratik Kristian (CDU) i kancelares, Angela Merkel, pastaj të partisë Unioni Social Krisitan (SCU) dhe Social Demokratët e krahut të majtë (SPD), planifikojnë të takohet ndaras gjatë ditës së sotme, për tu përgatitur për rundin final gjatë fundjavës. Partitë e kanë caktuar afatin deri më 4 shkurt për arritjen e marrëveshjes për koaliconin qeverisës... Читать дальше...




Evropaelire.org 

IOM: Ka shqetësime se 90 migrantë nga Pakistani kanë vdekur

Ogranizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) thotë se ka shqetësime se së paku 90 vetë kanë humbur jetën, pasi anija e tyre është fundosur në Detin Mesdhe. “Së paku 90 migrantë raportohet se janë fundosur, kur anija e tyre është zhytur në begun e Libisë këtë mëngjes”, thuhet në deklaratën e sotme të IOM-it. Dy persona kishin mbijetuar duke notuar, ndërsa një ishte shpëtuar nga një anije e peshkatarëve. Sipas të mbijetuarve, shumica e personave në anije ishin nga Pakistani. IOM shumë herë ka... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Francë: Nga të shtënat e migrantëve, pesë vetë të plagosur

Pesë migrantë janë qëlluar dje me armë të zjarrit gjatë përleshjeve ndërmjet afganëve dhe afrikanëve, në portin Kale në Francë, kanë thënë autoritetet. Katër afrikanë nga Eritreja, të moshës 16 – 18 vjeçare janë plagosur në mënyrë kritike, ndërsa personi i pestë është dërguar në spital në qytetin Lil me plagë të rënda, kanë thënë zyrtarët. “Ne kemi parë përshkallëzim të dhunës, që është bërë e padurueshme për migrantët dhe ata që janë nga Kale”, tha ministri i brendshëm i Francës, Gerard Collomb, nëvizitën gjatë natës në Kale. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Scott: Në Serbi gjithnjë e më tepër mite të pavërteta për SHBA-të

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, ka vlerësuar sot se mitet e pavërteta për Amerikën, të cilat siç ka theksuar ai, i plasojnjë tabloidet e ndryshme në Serbi, janë bërë aq të shumta në numër, sa që populli serb “ka filluar të besoj në to”. “Nëse i lexojmë tabloidet çdo ditë, do të mendoni se Amerika dëshiron vetëm gjëra të keqe për Serbinë, se Amerika është armik i Serbisë, se dëshiron kaos në Serbi dhe luftë në Ballkan. Të gjitha këto janë vetëm budallallëqe”, ka deklaruar ambasadori... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dronët kontrabandojnë në BE

Kontrabandistët po përdorin dronët për të kaluar kufirin në mes të Ukrainës dhe Sllovakisë. Ata kontrabandojnë cigare, duke furnizuar kështu tregun e zi të BE-së. (Current Time TV)

Evropaelire.org 

Ghani: Pakistani është “qendër e talibanëve”

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka quajtur Pakistanin fqinj “qendër të talibanëve” dhe ka kërkuar nga qeveria e këtij vendi të ndërmerr aksion kundër këtij grupi militant. Në fjalimin e sotëm para kombit, zoti Ghani theksoi se vendi i tij ua ka dërguar autoriteteve pakistaneze “listën komplete” të kryengritësve talibanë. “Ne po presim për aksion. Bisedimet dhe procesi janë vetëm fjalë në letër. Populli i Afganistanit kërkon aksione dhe ato duhet të jenë të qarta”, tha Ghani. Këto komente të presidentit afgan... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Haradinaj: Beteja kundër radikalizmit duhet të bëhet në shkolla

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, duhet të luftohen në shkolla. Sipas tij, nuk duhet lejuar që fëmijët kosovarë të bëhen vrasës e vetëvrasës nga predikimi nëpër rrjetet sociale. “Çka po përdorin ata për t’i bërë vrasës dhe vetëvrasës fëmijët? Është interneti, rrjetet sociale. Nuk guxojmë të lejojmë këtë. Do t’i gjejmë të gjitha ato rrugë, ato mundësi, instrumente dhe mjete të nevojshme që kjo mos t’i ndodhë Kosovës. Institucionet e arsimit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Lufta pa fund e Amerikës

Shtetet e Bashkuara kanë nisur luftën kundër talibanëve në Afganistan shumë shpejt pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001. Gati 17 vjet më vonë, çfarë përparimi është bërë? Situata në terren dëshmon shumë pak.

Evropaelire.org 

Drejtori i CIA-s i ka mbrojtur takimet me shefat e spiunimit të Rusisë

Drejtori i agjencisë CIA, Mike Pompeo, e ka mbrojtur vendimin e tij për takim me drejtorët e agjencive ruse të inteligjencës, duke thënë se nuk kishte asgjë të pazakonshme dhe se ishte një praktikë rutinore. Këto komente të zotit Pompeo janë bërë mbrëmë vonë, në letrën e tij dërguar liderit demokrat në Senat, Chuck Schumer, në përgjigje të kritikave për takimin e tij të javës së kaluar, me shefat rusë të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) dhe Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme (SVR). Drejtorët e këtyre dy agjencive... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kuvendi para dilemës – ratifikimin e Demarkacionit për liberalizimin e vizave

Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për Kosovën, nëse do të arrijë të zë afatin e fundit për t’u përfshirë në agjendën evropiane, duke ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kriteri i fundit i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, pritet të vizitojë Prishtinën më 6 shkurt. Ndërkohë që, pjesa e spektrit politik që e mbështetë ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit, po përpiqet që të gjejë një zgjidhje të pranueshme edhe për pjesën tjetër të spektrit politik... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Fillon numërimi i ditëve për liberalizim të vizave

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha tha për Radion Evropa e Lirë se spektri politik në Kosovë duhet të gjejë një konsensus që Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi të ratifikohet sa më shpejtë. “Kemi parë një tension të madh publik kohëve të fundit, por gjithashtu kemi parë edhe një angazhim të Qeverisë lidhur me këtë çështje. Jam optimiste se skena politike do të gjejë një konsensus që Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi të ratifikohet sa më shpejtë”, tha ministrja Hoxha. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Raportet: Autorizohet publikimi i memorandumit republikan për FBI-në

Raportet thonë se Shtëpia e Bardhë planifikon autorizimin e publikimit të memorandumit kundërthënës lidhur me agjencinë FBI dhe hetimin që po vazhdon, për kontaktet ndërmjet zyrtarëve rusë dhe ndihmësve të presidentit, Donald Trump. Ky memornadum ishte shkruar nga anëtarët republikanë të Komitetit të inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, që është njëri prej tri paneleve, të cilët e hetojnë përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Schwarzenberg: Kosova të mos u ofrojë arsye shteteve për mosnjohje

Autor: Nektar Zogjani Karel Schwarzenberg, një nga figurat kyçe në politikën çeke në disa dekadat e fundit, më ndërprenë qysh në fillim të bisedës tonë për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. “Ka kaluar shumë kohë”, thotë duke qeshur, teksa bëhet gati të japë mendimin e tij rreth rrugëtimit të një shteti, të cilin kur shërbente si ministër i Jashtëm i Çekisë në vitin 2008, kishte vendosur ta njohë, megjithë kundërshtitë e fuqishme nga një pjesë e skenës politkës në vendin e tij. Dhjetë vjet më pas... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusi: Shënohet triumfi në betejën për Stalingradin e dikurshëm

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet të jetë i pranishëm në ceremonitë e sotme në qytetin që dikur njihej si Stalingrad, derisa shënohet 75 vjetori i njerës prej betejave më të përgjakshme në Luftën e Dytë Botërore. Ceremonitë në qytetin, i cili tash e ka emrin, Volgograd, përfshijnë edhe një paradë me 75 tanke. Po shtu, në ceremoninë që do të zhvillohet në qendër të qytetit, do të marrin pjesë edhe 1,500 ushtarë dhe 50 aeroplanë. Beteja pesëmuajshe për Stalingradin ishte shndërruar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

OKB: Abbas flet në Këshillin e Sigurimit për Jerusalemin

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, do të flas në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në përgjigje të vendimit të administratës amerikane për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit. Ambasadori i Kuvajtit në OKB, Mansour al-Otaibi, që është kryesues i Këshillit të Sigurimit për këtë muaj, tha mbrëmë në një konferencë për gazetarë, se qeveria e tij e ka ftuar zotin Abbas për të folur në takimin mujor për Lindjen e Mesme më 20 shkurt. Otaibi tha se fjalimi i Abbasit... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Пробки в Подмосковье оценили в 5 баллов утром 27 мая

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о льготных тарифах для семейных поездок по стране

Творчество Айвазовского обсудили на встрече в Коломне

В Раменском округе расселят два аварийных дома по реновации

Музыкальные новости

Компактные ирригаторы, электрические щетки и насадки ДиФреш по старым ценам с доставкой в РФ

«Адвокат Валиевой: ей подсыпали допинг и сделал дедушка». Серьёзное расследование.

Премьера спектакля «Люди А. Выбор» по пьесе Леонида Якубовича

Мария Шахова при поддержке ИРИ продолжает разрушать стереотипы о России

Новости России

В поисках волшебного цветка

В Подмосковье напомнили, что важно учитывать при покупке жилья

Сервис подбора займов Mazilla

Свыше 2,5 миллиона человек посетили парки Подмосковья за неделю

Экология в России и мире

Афиша театра кукол Бурятии "Ульгэр": Россия, Культура, Театр, Дети - Спектакль "Курочка ряба"

Компактные ирригаторы, электрические щетки и насадки ДиФреш по старым ценам с доставкой в РФ

23 МАЯ РОССИЙСКАЯ МЕЖДУНАРОДНАЯ АКАДЕМИЯ ТУРИЗМА ОТМЕТИЛА СВОЙ 55-Й ДЕНЬ РОЖДЕНИЯ. ФОТОРЕПОРТАЖ

Волшебное путешествие в мир музыки и кино

Спорт в России и мире

В Париже стартует «Ролан Гаррос» открытый чемпионат Франции по теннису

Теннисист Рублев объяснил, почему проиграл сет в первом круге "Ролан Гаррос"

Хромачёва и Сизикова пробились в финал турнира WTA в Рабате в парном разряде

Теннисистка Мария Шарапова снялась в красном облегающем платье

Moscow.media

В Судаке проверили бывших мигрантов, не вставших на воинский учет

Театрально-кукольные вести из Бурятского театра "Ульгэр": Россия, Культура, Театр, Дети - Серебряные звездочки засветились в буддийском дацане в Иволге

Двигатель города на Неве: как «Грузовичкоф» участвует в жизни Санкт-Петербурга

Порядка 144 км дорог и 17 мостов приведут к нормативам по БКД в Поморье











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В Подмосковье напомнили, что важно учитывать при покупке жилья

Свыше 2,5 миллиона человек посетили парки Подмосковья за неделю

В Московской области сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в незаконном обороте наркотиков

ТНТ покажет сериал «Ткачёвы на связи» с Мариной Васильевой, Максимом Лагашкиным, Ингой Оболдиной и Андреем Федорцовым