Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet të jetë i pranishëm në ceremonitë e sotme në qytetin që dikur njihej si Stalingrad, derisa shënohet 75 vjetori i njerës prej betejave më të përgjakshme në Luftën e Dytë Botërore.
Ceremonitë në qytetin, i cili tash e ka emrin, Volgograd, përfshijnë edhe një paradë me 75 tanke.
Po shtu, në ceremoninë që do të zhvillohet në qendër të qytetit, do të marrin pjesë edhe 1,500 ushtarë dhe 50 aeroplanë.
Beteja pesëmuajshe për Stalingradin ishte shndërruar në simbol të rezistencës sovjetike para sulmeve shkatërruese naziste në priudhën 1942-43 dhe kjo betejë shënon pikë të kthimit në luftë.
Konsiderohet se më tepër se 1 milion njerëz janë vrarë në këtë gjakderdhje në Stalingrad, derisa forcat sovjetike i ndalën dhe pastaj i goditën fuqishëm forcat okupuese naziste.