Добавить новость

Враг или друг? Вся правда о Президенте Казахстана — всё запутаннее, чем кажется

Клининговая компания КлинОн запустила Telegram-канал

Объявлены лауреаты XII Программы «Лучшие социальные проекты России»

СберСтрахование застраховала крупные предприятия на Урале почти на 2 трлн рублей

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Fillon numërimi i ditëve për liberalizim të vizave

Fillon numërimi i ditëve për liberalizim të vizave

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha tha për Radion Evropa e Lirë se spektri politik në Kosovë duhet të gjejë një konsensus që Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi të ratifikohet sa më shpejtë.

“Kemi parë një tension të madh publik kohëve të fundit, por gjithashtu kemi parë edhe një angazhim të Qeverisë lidhur me këtë çështje. Jam optimiste se skena politike do të gjejë një konsensus që Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi të ratifikohet sa më shpejtë”, tha ministrja Hoxha.

Sipas saj, pas përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave nga ana e Kosovës, do të nevojiten më pas edhe tre deri në gjashtë muaj, që Bashkimi Evropian ta vë në fuqi një vendim eventual për lëvizjen e lirë pa viza, për qytetarët e Kosovës.

Ajo ka shtuar se Kosova duhet të shfrytëzojë rastin dhe të ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit sa më shpejt. Në të kundërtën, ajo tha se Bashkimi Evropian do të humbë fokusin nga procesi i liberalizimit të vizave ndaj Kosovës.

“Unë mendoj se ne duhet të arrijmë këtë konsensus, Qeveria dhe të gjithë, sa më shpejtë që të është e mundur sepse pastaj ne e dimë që në mbledhjen fundit në nëntor që mbahet në Këshillin e BE-së, në agjendë do të jetë BREX-it (largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja), kurse në vitin 2019 fillojnë zgjedhjet parlamentare (në BE) dhe do të kemi një situatë ku mund të humbet fokusi për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Pra, duhet të shfrytëzojmë rastin që të ecim përpara”, tha ministrja Hoxha.

Ndërkohë sa i përket raportit të Komisioni Evropian për Kosovën që pritet të publikohet së shpejti, ministrja Hoxha tha se pret një raport të balancuar.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në javën e ardhshme  pritet të prezantojë strategjinë për Ballkanin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian në këtë pjesë të Evropës.

Nisur nga kjo ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte ftuar spektrin politik që të jetë i përgjegjshëm dhe i përgatitur, që deri në atë kohë t’i kryejë obligimet e veta. Në të kundërtën, siç ka thënë ai, do t'i kushtonte Kosovës me "një çmim shumë të lartë".

Megjithatë, analistë të çështjeve politike në Kosovë janë skeptik se liderët politik do të gjejnë një konsensus të brendshëm dhe t’i kryejnë obligimet që kanë. Imer Mushkolaj, analist thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës s kanë humbur hapin në përmbylljen e obligimeve ndërkombëtare.

“Nëse ekziston vullneti politik nuk do të thotë se brenda një jave nuk mund të përmbyllet përmbushja e këtyre obligimeve, por duke pasur parasysh papërgjegjësinë e klasës politike në Kosovë është pak e besueshme për të mos thënë e pamundur që një gjë e tillë të arrihet në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare që Kosova ka marr”, thotë Mushkolaj.

Institucionet e Kosovës, shton ai, ka humbur një periudhë të favorshme për të marr mbështetjen e nevojshme të Bashkimit Evropian. Ai thotë se viti tjetër nuk do të jetë në favor të Kosovës.

“Kur flasim për vitin e ardhshëm flasim për një situatë të paqartë një situatë që mund të jetë jo në favor të Kosovës duke pasur parasysh se në vendet e Bashkimit Evropian është duke u rritur ndikimi i forcave ekstremiste, kushtimisht forcave që janë kundër Bashkimit Evropian e që rrjedhimisht do të duhej të ishin dhe kundër zgjerimit të BE-së e aq më shumë do të jenë në disfavor të Kosovës për shkak të situatës specifike që gjendet vendi karshi Bashkimit Evropian si tërësi, por edhe karshi pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, thotë Mushkolaj.

Ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, vazhdon të mbetet një prej çështjeve më të diskutuara në skenën politike të Kosovës.

Kosova pa ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Kosova nuk mund të përfitojë nga procesi i liberalizimit të vizave.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë.

Mungesa e ratifikimit nga Kosova, ndërlidhet me kundërshtimet e brendshme nga një pjesë e spektrit politik, i cili vlerëson se me anë të kësaj marrëveshjeje, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Съемки детективного сериала «Злые люди» стартовали в Нижнем Новгороде

В Московской области сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в краже из сетевого гипермаркета

В Тверской области проходят мероприятия «Народы БРИКС выбирают жизнь»

Песков отказался говорить о Зюганове перед его 80-летием

Музыкальные новости

Путешествуй с “Фанагорией” в небе и по земле!

Команда Сервисного локомотивного депо «Сольвычегодск» филиала «Северный» ООО «ЛокоТех-Сервис» стала победителем эстафеты ГТО железнодорожных игр «Мы вместе»

Выставки Новосибирска: Царства Нила на берегах Оби

Документальный фильм «Газпром-Медиа» покажут на НТВ и крупнейших российских платформах 
в День памяти и скорби 22 июня

Новости России

Объявлены лауреаты XII Программы «Лучшие социальные проекты России»

Дорожная обстановка в Подмосковье вечером во вторник составляет 5 баллов

В Подольске установят 713 систем автоматического контроля утечки газа

Рябков заявил о высоком риске вооруженного столкновения ядерных держав

Экология в России и мире

Американец приехал на отдых в Сочи и Крым и высмеял их

Команда Сервисного локомотивного депо «Сольвычегодск» филиала «Северный» ООО «ЛокоТех-Сервис» стала победителем эстафеты ГТО железнодорожных игр «Мы вместе»

Встреча бизнес-клуба Ассоциации текстильщиков в Москве

Ледяная ловушка: доктор Кутушов рассказал про опасность мороженого в жаркую погоду

Спорт в России и мире

Анна Калинская впервые вошла в топ‑20 рейтинга WTA

Путинцева в Бирмингеме завоевала третий титул WTA в карьере

Появились новости о здоровье Елены Рыбакиной перед турниром в Англии

Рейтинг WTA. Калинская дебютировала в топ-20

Moscow.media

Подтверждена совместимость офисного пакета AlterOffice с операционными системами РОСА

История одного похода

Как повысить эффективность бизнеса: 8 причин сотрудничать с крупным грузоперевозчиком

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Более 12 тысяч жителей Москвы и Московской области получают повышенную пенсию за работу в сельском хозяйстве











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Клининговая компания КлинОн запустила Telegram-канал

Как эффективно помочь ребенку и его семье: в форуме для специалистов сферы детства, помогающих детям с социально значимыми заболеваниями, приняли участие более 3 тыс. человек

Съемки детективного сериала «Злые люди» стартовали в Нижнем Новгороде

Объявлены лауреаты XII Программы «Лучшие социальные проекты России»