Добавить новость


World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Февраль
2018

Новости за 21.02.2018

Evropaelire.org 

Delawie i habitur me politikanët që po e bllokojnë liberalizimin e vizave

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, për t’i dhënë fund izolimit të Kosovës. Përmes disa shkrimeve në rrjetin social Twitter, Delawie ka shprehur edhe habinë e tij me veprimet e disa deputetëve që janë pozicionuar kundër Demarkacionit. “E çuditshme se sa shumë po punojnë disa njerëz për t’i mbajtur qytetarët e Kosovës larg udhëtimit në Evropë!”, ka shkruar ambasadori amerikan... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjermania i kërkon Rusisë dhe Iranit të bëjnë presion mbi Assadin

Gjermania i kërkoi Rusisë dhe Iranit t'i bëjnë presion Qeverisë së Sirisë për t'i dhënë fund "masakrës" në enklavën e Goutas Lindore, ku, sipas një grupi të pavarur monitorues, në dy ditë janë vrarë së paku 250 civilë nga sulmet ajrore. "Dikush duhet të pyesë ku është Rusia, ku është Irani, që janë zotuar në Asatana se do të garantojnë armëpushim në Goutan Lindore", tha Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, duke iu referuar bisedimeve për paqe në Siri, që janë zhvilluar në kryeqytetin e Kazakistanit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Poroshenko e quan Rusinë "vend agresor"

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se Rusia është “vend agresor”, i cili ka planifikuar “një luftë hibride, mirë të koordinuar, në Ukrainë”. Poroshenko i bëri këto komente në dëshminë e tij për ish-presidentin e përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovych, i cili akuzohet për tradhti. "Aneksimi i Krimesë ishte pjesë e luftës hibride të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Poroshenko. Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në prill të vitit 2014, pasi Yanukovych është rrëzuar nga pushteti, si pasojë e protestave kundër tij. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova bën përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit

Organizata ndërkombëtare Transparency International publikoi të mërkurën Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017, i cili tregon prani të madhe të kësaj dukurie në më shumë se dy të tretat e vendeve ku janë bërë matjet. Transparency International tha se vendet me mbrojtjen më të vogël për shtypin dhe organizatat joqeveritare, kanë prirje të kenë normat më të këqija të korrupsionit. “Derisa frenimi i valës së korrupsionit kërkon kohë, në gjashtë vjetët e fundit shumë vende kanë bërë pak ose aspak përparim”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vdes evangjelisti i njohur amerikan, Billy Graham

Evangjelisti amerikan, Billy Graham, njëri nga predikuesit më me ndikim i shekullit 20, ka vdekur në moshën 99-vjeçare. Graham është bërë një nga promotorët më të njohur të krishterimit, duke predikuar para audiencave në mbarë botën qysh në vitin 1954. Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Montrit të Karolinës së Veriut, tha një zëdhënës i tij. Në karrierën 60-vjeçare, Graham u ka predikuar personalisht 210 milionë njerëzve. Në fillim ka qenë skeptik ndaj lëvizjes së të drejtave civile në SHBA, por është bërë mbështetës i saj në vitet 1950.

Evropaelire.org 

Lavrov përsërit: Politika e Perëndimit në Ballkan, e rrezikshme

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, përsëriti të mërkurën në Lubjanë se vënia e vendeve të Ballkanit Perëndimor para zgjedhjes: ose Perëndimi, ose Rusia, është shumë e dëmshme dhe e rrezikshme. Në konferencën për media, pas takimit me ministrin e Jashtëm slloven, Karl Erjavec, Lavrov tha se qasja e tillë e ka nxitur edhe krizën në Ukrainë, ku, sipas tij, ekziston rreziku i trazirave nacionaliste, ksenofobike dhe naziste. Ai po ashtu tha se për shkak të sanksioneve që SHBA i ka vënë Rusisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Beteja për 80 votat e Demarkacionit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar propozimin e Qeverisë së Kosovës për seancë të jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Seanca e jashtëzakonshme është caktuar për të enjten, në orën 11. Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe. Partitë në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë, janë shprehur në favor të ratifikimit të marrëveshjes. Zenun Pajaziti... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Merkel: Maqedonia dhe Greqia, pranë zgjidhjes së kontestit të emrit

Maqedonia është më afër se kurrë në dhjetë vjetët e fundit zgjidhjes së kontestit të emrit më Greqinë, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel. “Jam shumë e kënaqur dhe e lehtësuar që ka lëvizje në bisedime”, tha ajo në një konferencë për media në Berlin, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Grupet kriminale shqiptare kanë rol kyç në shpërndarjen e heroinës në Evropë

Grupet kriminale në Kosovë dhe Shqipëri kanë një rol të rëndësishëm në kontrabandimin dhe shpërndarjen e heroinës nëpër shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu thuhet në një raport të agjencisë së Bashkimit Evropian për Kontrollin e Kufijve, FRONTEX. “Rruga e Ballkanit mbetet korridor kyç në hyrjen e heroinës në BE. Grupet kriminale nga Kosova dhe Shqipëria, së bashku me grupet e tjera kriminale të Ballkanit, luajnë një rol kyç në kontrabandimin e heroinës për në Evropë”, thuhet në raportin e FRONTEX. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ambasadori Delawie i dënon kërcënimet kundër pjesëtarëve serbë të FSK-së

Ambsadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas kërcënimeve kundër disa pjesëtarëve serbë të FSK-së. Ata  janë kërcënuar me anë të disa pamfleteve të shpërndara në Zubin Potok. Përmes një postimi në Twitter, Delawie ka bërë thirrje që të hetohet ky rast. “Të gjithë qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë të sigurt derisa jetojnë jetën e tyre apo shkojnë në punë. Ne i dënojmë kërcënimet kundër pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Zubin Potok dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të hetojnë këtë rast. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nis heqja e tabelave me emrin “Aleksandri i Madh"

Drejtuesit e institucioneve kanë nisur me zbatimin e masave për ndërtimin e raporteve të fqinjësisë së mirë me Greqinë, si pjesë e procesit për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë. Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka filluar me zëvendësimin e tabelave të autostradës në drejtim me Greqinë që mbante emrin “Aleksandri i Madh”, heroit të dy vendeve, ndërsa së shpejti do të nisë vendosja e tabelave me emrin e ri “Miqësia”. Vendimi për këtë ishte marrë gjatë takimit të dy kryeministrave... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Kërcënime ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së

Autoritetet në Kosovë thonë se po i trajtojnë seriozisht disa pamflete të shpërndara në Komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës, përmes së cilave janë kërcënuar pjesëtarët serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kërcënimet pasojnë parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpër sheshet e Prishtinës për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm edhe pjesëtarët serbë të FSK-së. Pamfletet janë shpërnda nga e ashtuquajtura “Armata e Veriut”. Në pamflete, shkruhej... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Më 22 shkurt mbahet seancë dëgjimore për olimpistin rus

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS), do të mbajë seancë dëgjimore më 22 shkurt, për rastin e atletit rus, Aleksandr Krushelnitsky.  Krushelnitsky, i cili ka fituar medalje të bronztë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjongçang, së bashku me gruan e tij, Anastasia Bryzgalova në karlling, ka dalë pozitiv në testin për përdorimin e substancës së ndaluar, meldonium. Ai e ka mohuar të ketë përdorur substanca të ndaluara. Delegacioni Olimpik rus në Pjongçang të Koresë Jugore ka nisur një hetim lidhur me këtë rast. Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE vazhdon sanksionet kundër zyrtarëve rusë

Ambasadorët e Bashkimit Evropian, kanë zgjatur edhe për gjashtë muaj ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për 150 zyrtarë rusë dhe separatistë ukrainas të mbështetur nga Moska. Diplomatët e BE-së, duke folur në kushte anonimiteti për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se masa do të miratohet edhe zyrtarisht në ditët vijuese. Ngrirja e aseteve dhe ndalimi i vizave janë vënë fillimisht ndaj këtyre personave, sepse janë konsideruar përgjegjës për cenimin e integritetit territorial të Ukrainës më 2014... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Delawie dhe Apostolova marrin premtimet e LDK-së për votën pro-Demarkacionit

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë, se do të mbështesë me votë unanime ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, kanë zhvilluar të mërkurën takime të ndara me ambasadorin amerikan Greg Delawie dhe shefen e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova. “Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Hoti, e ritheksoj edhe një herë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Moska: Marrëdhëniet SHBA-Rusi vështirë se do të përmirësohen

Rusia ka thënë sot se do të jetë “shumë e vështirë” për të rregulluar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, të cilat aktualisht janë në nivelin më të ulët prej periudhës së Luftës së Ftohtë. Të dyja vendet kanë qëndrime të kundërta lidhur me krizën në Siri dhe Ukrainë, por edhe lidhur me akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016. Zëvndës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka akuzuar Uashingtonin për siç ka thënë ndërhyrje në çështjet e brendshme të Rusisë, pak muaj... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rikthimi i fruthit, pasojë e mosvaksinimit

Në dy muajt e parë të vitit 2018, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nuk është shënuar rënie e fluksit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga fruthi. Mbi një mijë pacientë, që nga qershori i vitit 2017, kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive me shenja klinike të fruthit. Infektologët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës thonë se për 16 vjet me radhë nuk ishin paraqitur rast me fruth në Kosovë, deri në muajin mars të vitit të kaluar, kur edhe kishin filluar të paraqiten rastet e para. Читать дальше...

Evropaelire.org 

HRW kërkon hetim për vrasjen e 20 civilëve në Afganistan

Organizata Human Rights Watch ka kërkuar një hetim të përbashkët në mes të qeverisë afgane dhe ushtrisë amerikanë lidhur me dyshimet për ekzekutime të kryera nga forcat speciale të lidhura me shërbimin inteligjent të Kabulit. Anëtarët e Drejtorisë Kombëtare për Siguri kanë vrarë 20 civilë në një operacion në provincën Kandahar muajin e kaluar, ka thënë HRW përmes një komunikate. Kjo organizatë ka raportuar se forcat speciale kanë vrarë civilët derisa ata po iknin pas sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj kryengritësve. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusia mbron bombardimet “shkatërruese” në Siri

Rusia po e mbron një sulm në një lagje në Damask të kryer nga aeroplanët ushtarakë të Sirisë dhe Rusisë, që sipas një monitoruesi të pavarur, ka lënë të vrarë së paku 250 civilë brenda dy ditëve. Përkundër reagimeve dhe alarmit të ngritur nga OKB-ja dhe qeveritë perëndimore lidhur me ofensivën ku raportohet se mbeten të vrarë edhe dhjetëra fëmijë, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se një gjë e tillë ka qenë e arsyeshme. “Në përputhje me marrëveshjet ekzistuese, lufta kundër terrorizmit nuk mund të ndalohet nga asgjë”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pse Irani ka frikë nga dervishët?

Përplasjet e reja në mes të forcave të sigurisë iraniane dhe dervishëve, janë vazhdimësi e marrëdhënieve tensionuese dhe persekutimit të dervishëve, të cilëve u janë shkatërruar shtëpitë ku janë lutur dhe disa prej tyre janë ndaluar. Kush janë dervishët Gonabadi? Nematollahi Gonabadi konsiderohet rregulli më i gjerë sufist në Iran, me pjesëtarë të shumtë, duke përfshirë edhe në qytetet e mëdha siç janë, Teherani apo Isfahan. Sikur shumë iranianë, ata janë praktikues të islamit shiit. Ata luten... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Poroshenko dëshmon sot në gjykimin për tradhti të Yanukovych-it

Presidenti ukrainas, Petro Porosheno do të dëshmojë sot në Kiev, në gjykimin për tradhti të paraardhësit të tij, Viktor Yanukovych. Poroshenko ka konfirmuar, se do marrë pjesë në gjykimin në mungesë të Yanukovychit, që njihet si mik i Moskës. Ai është larguar nga pushteti duke ikur në Rusi, pas protestave masive në rrugë, katër vite më parë. “Djalli duhet të ndëshkohet. Për këtë arsye, për herë të parë në historinë e Ukrainës, unë kam vendosur të marrë pjesë në gjykim”, ka thënë ai më 18 shkurt. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Avokati në Uashington pranon se ka gënjyer FBI-në

Avokati, Alex der Zwaan, ka pranuar fajësinë për deklarata të rrejshme dhënë agjentëve federalë të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara, lidhur me hetimet e këshilltarit special, Robert Mueller, që po heton ndonjë bashkëpunim të mundshëm në mes të zyrtarëve rusë dhe ndihmësve të presidentit amerikan, Donald Trump. Alex van der Zwaan, vjehrri i të cilit është miliarderi, German Khan, ka bërë deklaratën për fajësi më 20 shkurt, në një gjykatë në Uashington. Ai është personi i gjashtë që pranon... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Foshnjat e sapolindura në Afganistan e Pakistan përballen me rrezik "alarmant" të vdekshmërisë

Foshnjat e lindura në vendet më të varfëra në botë, përballen me rrezik “alarmant” të vdekshmërisë, duke përfshirë vendet si Pakistani, Afganistani dhe Afrika sub-Sahariane, është thënë në raportin e fundit të UNICEF-it. Sipas raportit, 7000 foshnja të sapolindura vdesin çdo ditë në vendet më të varfëra. Foshnjat e lindura në Japoni, Islandë dhe Singapor, kanë mundësinë më të madhe për të mbijetuar, apo rreth 50 për qind më shumë sesa ato që lindin në vendet me ekonomi të dobët. “Çdo vit, 2.6... Читать дальше...

Evropaelire.org 

K. Veriore anulon takimin e planifikuar me nën-presidentin amerikan Pence

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se veri-koreanët kanë anuluar në minutin e fundit takimin e planifikuar në Korenë Jugore, në mes të nën-presidentit amerikan, Mike Pence dhe zyrtarëve të Koresë Veriore, duke përfshirë edhe motrën e liderit Kim Jong Un. Pence ka udhëhequr delegacionin amerikan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang. Gjatë kësaj kohe ka pasur spekulime se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore mund të shfrytëzojnë këtë rast për të biseduar. Koreja Veriore... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump ndalon përdorimin e pajisjeve që rrisin kapacitetin e armëve

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një udhër për të ndaluar disa pajisje që rrisin kapacitetin e armëve dhe të cilat janë përdorur nga sulmuesi në Las Vegas në vitin e kaluar. Nga ky sulm në një koncert kanë vdekur 58 persona. Pajisje të tilla rrisin kapacitetin e një arme, duke mundësuar nisjen e të shtënave qindra herë brenda një minuti. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se i ka kërkuar departamentit të Drejtësisë të propozojë një ligj, me anë të së cilit këto pajisje konsiderohen joligjore. Читать дальше...


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus