Ambasadori Delawie i dënon kërcënimet kundër pjesëtarëve serbë të FSK-së
Ata janë kërcënuar me anë të disa pamfleteve të shpërndara në Zubin Potok.
Përmes një postimi në Twitter, Delawie ka bërë thirrje që të hetohet ky rast.
“Të gjithë qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë të sigurt derisa jetojnë jetën e tyre apo shkojnë në punë. Ne i dënojmë kërcënimet kundër pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Zubin Potok dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të hetojnë këtë rast. Ne mbështesim integrimin e serbëve të Kosovës në të gjitha institucionet e Kosovës”, ka deklaruar ambasadori Delawie.