Добавить новость
World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Декабрь
2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17

Новости за 28.12.2017

Evropaelire.org 

SHBA rikthen shërbimin e plotë të vizave në Turqi

Misionet e Shteteve të Bashkuara në Turqi do të rifillojnë shërbimet e plota të vizave pasi kanë marrë garanci për sigurinë e stafit konsullor amerikan nga Qeveria turke. SHBA-ja ka ndërprerë të gjitha shërbimet për viza jomigruese, pas arrestimit të një punonjësi të saj konsullor në muajin tetor. Punonjësi është arrestuar nën dyshimet se ka pasur lidhje me klerikun fetar turk, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për organizimin e përpjekjes për grushtshtet, në korrik të vitit të kaluar. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rreth 39,000 njerëz të vrarë në Siri më 2017

Një grup monitorues tha se rreth 39,000 njerëz, përfshirë 10,507 civilë, janë vrarë në luftën e Sirisë në vitin 2017. Viktimat përfshijnë 2,109 fëmijë dhe 1,492 gra, tha Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut. Grupi i lidhur me opozitën, i cili monitoron viktimat në të gjitha anët e konfliktit, tha se në mesin e të vrarëve janë edhe 2,923 ushtarë të Qeverisë siriane, si dhe 7,494 luftëtarë militantë. Këtë vit, shifra e viktimave është më e vogël, krahasuar me vitin 2016, kur Vëzhguesi ka dokumentuar 49,742 të vrarë nga dhuna në Siri. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova, SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi në luftën kundër IS-it

Ministri i Financave i Kosovës, Bedri Hamza, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në emër të Qeverisë së SHBA-së, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me të cilin shteti i Kosovës mbështet financiarisht Koalicionin global kundër grupit militant Shteti Islamik. "Kosova përmes këtij memorandumi është rreshtuar edhe financiarisht në përkrahje të Koalicionit Global Kunder ISIS-it dhe do të jetë e gatshme që t’i përgjigjet edhe në forma tjera bashkëpunimit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

UNICEF: Shkallë "tronditëse" e sulmeve ndaj fëmijëve

Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara tha se shkalla e sulmeve ndaj fëmijëve në zonat e konfliktit në botë ka arritur nivele "tronditëse" në vitin 2017. Në raportin e ri, UNICEF tha se gjatë këtij viti ka pasur shpërfillje të mëdha të ligjeve ndërkombëtare, të hartuara për mbrojtjen e fëmijëve. Drejtori i UNICEF-it, Manuel Fontaine, tha se fëmijët janë sulmuar në shtëpitë e tyre, në shkolla dhe në kënde lojërash. "Këto sulme vazhdojnë vit pas viti dhe ne nuk mund të qëndrojmë të ngrirë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Deputetët nuk kanë hequr dorë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale

Kërkesa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e 22 dhjetorit, për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftë në Kosovë, do të mbetet edhe më tej dhe ajo do të votohet nëse arrin para deputetëve, thonë deputetë të partive në pushtet dhe atyre opozitare. Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, subjekt ky brenda koalicionit qeverisës në vend... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Myftiu i Maqedonisë nderohet nga presidenti Trump

Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi në praninë e zyrtarëve të lartë të shteti, diplomatëve si dhe personaliteteve të larta të jetës fetare të vendit dhe rajonit, i është ndarë çmimi presidencial “për arritje jetësore”, nga presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky çmim i është ndarë Rexhepit për shërbimin e bërë që ka bërë si kryetar i Bashkësisë Fetare Islame, ndaj shoqërisë gjatë 16 viteve sa është në këtë pozitë. Rexhepi tha se... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian mat përparimin e Kosovës me ratifikimin e Demarkacionit

Mungesa e vendimit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, do të reflektohet në gjetjet që do të publikohen në raportin e progresit (raporti vendor) të Komisionit Evropian, pjesa për Kosovën, vlerësojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Komisioni Evropian publikon një herë në vit të gjeturat, që njihen si Raporti i Progresi, për vendet e Ballkanit Perëndimor, me anë të të cilit mat përparimin e këtyre vendeve drejt integrimeve evropiane dhe përcakton detyrimet për të përmbushur kriteret. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Turqia shton dukshëm forcat e sigurisë në prag të Vitit të Ri

Turqia do të dyfishojë në Stamboll numrin e zyrtarëve policorë në detyrë në 37,000 dhe do të ndalojë festimet publike në prag të festës së Vitit të Ri për shkaqe të sigurisë, një vit pasi një person i armatosur pati vrarë 39 persona në një klub nate, kanë thënë zyrtarët. Media shtetërore ka thënë se policia ka ndaluar dhjetëra persona për anëtarësim të dyshuar në grupin militant, Shteti Islamik, gjatë arrestimeve të cilat nuk kanë qenë të ldhura me përgatitjet e shtuara të sigurisë për Vitin e Ri. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Autoritetet policore ndalojnë opozitarin rus, Ilya Yashin

Politikani opozitar rus, Ilya Yashin, është ndaluar në Moskë, disa ditë pasi pati drejtuar një demonstratë, për të cilën autoritetet kanë thënë se është mbajtur pa leje paraprake. Yashin ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, se pesë zyrtarë policorë kanë ndaluar atë afër shtëpisë së tij duke e dërguar në stacionin policor. Yashin, që njëherësh është edhe udhëheqës i distriktit komunal, Krasnoselsky të Moskës, pati drejtuar atë që është quajtur festivali “Dita e Lirë e Zgjedhjeve” në parkun Lermontov... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbi 100 të vdekur nga aksidentet në trafik

Aksidentet e shumta me fatalitet në Kosovë kanë krijuar një gjendje të jashtëzakonshme në komunikacionin rrugor, thonë autoritetet e rendit. Nga numri i madh i aksidenteve gjatë periudhës janar – nëntor, 107 veta kanë humbur jetën si pasojë e tyre. Këto shifra shënojnë rritje mbi 22 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu kanë thënë autoritetet e rendit, sipas të cilëve 5816 persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidente komunikacioni. Daut Hoxha, zyrtar për informim... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Maqedonia ndërmerr masa emergjente kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia ka njoftuar se ka ndërmarrë masa emergjente kundër ndotjes së ajrit. Smogu i stinës së dimrit që mbulon qytetet në Ballkanin Perëndimor vjen si shkak i djegies së thëngjillit, industrisë së vjetër, dhe ndotjes së madhe të ajrit nga makinat e vjetra. Qeveria e Maqedonisë ka thënë se Shkupi dhe Tetova kanë siguruar udhëtim falas me tren dhe autobusë për të zvogëluar përdorimin e veturave. Personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna janë të liruara nga puna derisa është ndaluar aktiviteti për sportet në ambient të hapur. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kremlini: Do të hetohet thirrja e Navanyt për protesta mbarëkombëtare

Kremlini ka thënë se autoritetet do të hetojnë nëse lideri opozitar, Aleksei Navalny është duke shkelur ligjin duke bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare. Navalnyt, i cili ka bërë fushatë për presidentin gjatë gjithë vitit, i është ndaluar edhe zyrtarisht kandidimi për president nga Komisioni Zgjedhor në Rusi. Presidenti rus, Vladimir Putin është duke garuar për mandatin e tij të katërt dhe sipas sondazheve fitorja e tij është lehtë e parashikueshme. Navalny ka njoftuar të mërkurën për një... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Putin: Shpërthimi në Shën Petersbug ishte akt terrorist 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se shpërthimi i djeshëm në një market në Shën Petersburg që la së paku 10 persona të lënduar, ka qenë një sulm terrorist. Një ditë pas sulmit, për të cilin autoritetet thanë se është bërë me një bombë të improvizuar, Putin foli ashpër duke thënë se forcat e sigurisë “duhet t’i likuidojnë” menjëherë terroristët e dyshuar nëse ata paraqesin kërcënim serioz. “E dini se dje në Shën Petersburg është kryer një sulm terrorist,” ka thënë Putin gjatë një ceremonie... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Militantët e IS-it po lëvizin lirshëm në territorin sirian

Qeveria siriane duket se është duke lejuar lëvizjen e lirë të militantëve të Shtetit Islamik, në territorin që qeveria ka nën kontroll, ka thënë koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri. Këto akuza kanë ardhur pasi koalicioni dhe qeveria siriane kanë pretenduar se kanë larguar nga territor militantët e IS-it, të cilët më herët kanë kontrolluar pjesën veriore dhe lindore të Sirisë. “Ata duket se po lëvizin të pandëshkuar në territorin e kontrolluar nga pushteti, duke treguar se regjimi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kundërshtohet vendimi iranian për të dënuar me vdekje studiuesin suedezo-iranian

Familja e studiuesit suedezo-iranian, dënimi me vdekje ndaj të cilit është konfirmuar sërish nga autoritetet iraniane, ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke thënë se rrëfimi i tij ishte “shtrembëruar” dhe se ai nuk ishte në pozitë të tillë që të kishte qasje në sekrete shtetërore, për të cilat akuzohet se i ka shpërndarë. Banori i përhershëm i Suedisë, Ahmadreza Djalali, i cili ka specializuar për mjekësi emergjente, është arrestuar gjatë muajit prill dhe më pas është dënuar me dënim me vdekje për spiunim tek Izraeli. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusia fton kurdët në negociatat për paqe në Siri

Rusia u ka premtuar liderëve të rajonit automon të kontrolluar nga kurdët në veri të Sirisë se mund të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në forumin e paqes gjatë muajit të ardhshëm, ka thënë komanandanti i milicisë kurde (YPG), Sipan Hemo. Moska ka thënë se 155 përfaqësuesit e rajonit automon do të marrin pjesë, ka thënë komandari Hemo, përmes mediave sociale. Grupet kurde nuk kanë marrë pjesë në asnjë rreth të bisedimeve për paqe në Siri, prej fillimit të luftës civile më 2011, pavarësisht se ata... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Fëmijët me nevoja të veçanta pa përkrahje nga shteti

Në Kosovë janë rreth 6 mijë fëmijë me nevoja të veçanta, të cilët vijojnë mësimin në shkolla të rregullta. Legjislacioni në fuqi u mundëson atyre që të kenë mundësi të barabarta shkollimi dhe përfaqësimi me fëmijët tjerë në shkolla. Por, njëherësh për këta fëmijë nevojiten edhe asistentët nëpër klasat shkollore. Ndonëse me ligj, shteti i njeh ata si të barabartë me fëmijët tjerë, nuk ka ndarë ndonjë buxhet për nevojat e asistencës. Andaj, vite me radhë prindërit janë ata që detyrohen t’i paguajnë asistentët për angazhimet e tyre me fëmijët... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shpërthim në Kabul, 40 persona të vdekur

Ministria e Brendshme në Afganistan ka thënë se të paktën 40 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë lënduar pas një sulmi me bombë në agjencinë e lajmeve në Kabul. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme në Afganistan ka thënë se sulmi vetëvrasës ka ndodhur brenda ndërtesës në pjesën perëndimore të Kabulit. Rahimi ka thënë se kanë qenë edhe dy shpërthime të tjera në rrugë, jashtë ndërtesës, ku ishin mbledhur njerëzit për t’iu ndihmuar të lënduarve të shpërthimit të parë. Një zëdhënës i talibanëve ka thënë se ata nuk e kanë kryer sulmin. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sulm me bombë në Kabul, IS merr përgjegjësinë

Ministria e Brendshme në Afganistan ka thënë se të paktën 40 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë lënduar pas disa sulmeve me bomba në një qendër kulturore shiite afër një agjencie të lajmeve në Kabul. Grupi militant, Shteti Islamik, ka deklaruar përgjegjësinë për sulmin. Presidenti afgan, Ashraf Ghani, i ka cilësuar sulmet e ditës së sotme, “krime kundër njerëzimit”, të kryera nga terroristët. “Terroristët kanë vrarë njerëzit tanë”, ka thënë Ghani përmes një deklarate. “Terroristët kanë sulmuar xhamitë tona... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sulm me bombë në Kabul, 40 persona të vdekur

Ministria e Brendshme në Afganistan ka thënë se të paktën 40 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë lënduar pas disa sulmeve me bomba në një qendër kulturore shiite afër një agjencie të lajmeve në Kabul. Presidenti afgan, Ashraf Ghani, i ka cilësuar sulmet e ditës së sotme, “krime kundër njerëzimit”, të kryera nga terroristët. “Terroristët kanë vrarë njerëzit tanë”, ka thënë Ghani përmes një deklarate. “Terroristët kanë sulmuar xhamitë tona, vendet e shenjta dhe tani qendrat kulturore”, ka thënë ai. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA dhe Koreja Jugore do të rishikojnë marrëveshjen tregtare

Koreja Jugore ka njoftuar sot se do të nisë bisedime me Shtetet e Bashkuara më 5 janar, me qëllim të rishikimit të marrëveshjës tregtare të vitit 2012. Me këtë rast do të diskutohen çështjet e ngritura nga Uashingtoni rreth deficitit tregtar amerikan, transmeton Reuters. Ky takim që do të mbahet në Uashington, do të udhëhiqet nga asistenti i përfaqësuesit për tregti të SHBA-së, Michael Beeman, dhe drejtorit general për negociata rreth tregtisë së lirë nga Koreja Jugore, Yoo Myung-hee. Ky vendim... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Irani goditet nga dy tërmete, të paktën një i vdekur

Agjencitë e lajmeve iraniane kanë raportuar se një person ka vdekur dhe të paktën 56 të tjerë janë lënduar lehtë, pas dy tërmeteve që kanë goditur pjesë të ndryshme të vendit. Agjencia e lajmeve shtetërore, IRNA, ka thwnw se viktima ka vdekur nga sulmi në zemër, pasi tërmeti 4.2 shkallë të Rihterit ka goditur qytetin Alborz, rreth 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Teheran. Agjencia e lajmeve ISNA, ka thënë se tërmeti 5.1 shkallë të Rihterit ka goditur fshatin Hojedk në Provicën Kerman... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Disa refugjatë grumbullohen afër kufirit serb

Më shumë se 100 refugjatë dhe migrantë janë endur rreth kufirit serb në Sid, një ditë pasi policia serbe kishte shpërndarë disa protestues në këtë vend. Disa persona kanë protestuar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë më 26 dhjetor duke kërkuar vazhdimin e udhëtimit të tyre drejt Evropës Perëndimore. Pasi policia dhe zyrtarët e Komisariatit për Refugjatë kanë shpërndarë protestuesit, disa migrantë kanë qëndruar tërë natën në pyjet e afërta. Atyre u është ofruar ushqim dhe kujdes mjekësor nga organizata humanitare. Читать дальше...


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus