Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Autoritetet policore ndalojnë opozitarin rus, Ilya Yashin

Politikani opozitar rus, Ilya Yashin, është ndaluar në Moskë, disa ditë pasi pati drejtuar një demonstratë, për të cilën autoritetet kanë thënë se është mbajtur pa leje paraprake.


Yashin ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, se pesë zyrtarë policorë kanë ndaluar atë afër shtëpisë së tij duke e dërguar në stacionin policor.


Yashin, që njëherësh është edhe udhëheqës i distriktit komunal, Krasnoselsky të Moskës, pati drejtuar atë që është quajtur festivali “Dita e Lirë e Zgjedhjeve” në parkun Lermontov, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Qytetit në Moskë për të ndaluar këtë organizim.


Rreth 2,000 persona kanë qenë pjesë e organizimit, duke kërkuar që zgjedhjet presidenciale të 18 marsit të jenë të lira, të drejta dhe garuese.


Autoritetet në Moskë dhe policia lokale e kanë konsideruar këtë organizim si joligjor.


Mbështetësit e aktivisitit kundërkorrupsionit dhe politikanit opozitar, Aleksei Navalny, po ashtu kanë organizuar marshe në 20 qytete ruse, duke përfshirë Moskën më 24 dhjetor.


Navaly ka organizuar fushatë presidenciale gjatë tërë vitit, ndonëse zyrtarët zgjedhorë kanë vendosur në muajin qershor se ai nuk ka të drejtë për të qenë pjesë e garës, pas një dënimi për krim financiar.


Ai vazhdimisht e ka konsideruar këtë dënim si të motivuar politikisht.


Fushata presidenciale në Rusi ka nisur zyrtarisht më 18 dhjetor.


Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar se do të kandidojë edhe për një tjetër mandat.


Sipas parashikimeve ai do të fitojë lehtë këtë garë, pasi kritikët qeveritarë kanë thënë se rezultatet janë të manipuluara nga autoritetet.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus