Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

UNICEF: Shkallë "tronditëse" e sulmeve ndaj fëmijëve

Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara tha se shkalla e sulmeve ndaj fëmijëve në zonat e konfliktit në botë ka arritur nivele "tronditëse" në vitin 2017.


Në raportin e ri, UNICEF tha se gjatë këtij viti ka pasur shpërfillje të mëdha të ligjeve ndërkombëtare, të hartuara për mbrojtjen e fëmijëve.


Drejtori i UNICEF-it, Manuel Fontaine, tha se fëmijët janë sulmuar në shtëpitë e tyre, në shkolla dhe në kënde lojërash.


"Këto sulme vazhdojnë vit pas viti dhe ne nuk mund të qëndrojmë të ngrirë. Ky brutalitet nuk mund të jetë një normale e re", tha ai.


Në Republikën e Afrikës Qendrore, fëmijët janë vrarë, përdhunuar, rrëmbyer dhe rekrutuar nga grupet e armatosura, thuhet në raport.


Sipas të njëjtit, militantët e grupit islamik Boko Haram kanë detyruar së paku 135 fëmijë në Nigeri dhe Kamerun që të veprojnë si sulmues vetëvrasës - pothuajse pesë herë më shumë se në vitin 2016.


Në Sudanin Jugor, më shumë se 19,000 fëmijë janë rekrutuar në forcat e armatosura dhe në grupet e armatosura, vë në dukje raporti.


Në raport thuhet se në disa vende, fëmijët e rrëmbyer nga grupet ekstremiste pësojnë abuzim të mëtejshëm kur ata u dorëzohen forcave të sigurisë.


Miliona fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, sëmundjet dhe traumat kur qasja në ushqime, ujë dhe shëndetësi u kufizohet nga luftimet, thuhet po ashtu në raport.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus