Në Serbi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Shumë qytetarë serbë të Kosovës janë nisur nga orët e hershme të së dielës drejt Serbisë, për të votuar në këto zgjedhje. Nga Graçanica u nisën disa autobusë, por numri më i madh i serbëve të Kosovës, që të organizuar u nisën për të votuar, ishte nga komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Liburn Jupolli kujton momentin kur ka kompozuar veprën e tij të parë muzikore, rreth moshës 11-12 vjeçare. Tani 33 vjeç, ai rrëfen për rrugëtimin dhe zhvillimin e tij artistik, që karakterizohet me kompozimin e shumë veprave dhe me shpikje të instrumenteve të reja, dhe për përvojat që solli nga shkollimi në Paris dhe në Sofje. Jupolli, po ashtu, është edhe themelues i Fakultetit të parë të Muzikës Moderne në një nga universitetet private në Kosovë. (Realizimi: Ekrem Fazliu, Rrahman Osmani dhe Ibrahim... Читать дальше...