Мы в Telegram
Добавить новость

Не хочет возвращаться домой: американский юрист из «Давай поженимся» просит убежища в России

МЧС: при обрушении восьмиметровой горки в Биробиджане пострадали семь человек

В России предложили новый критерий отбора в космонавты

На ВДНХ в Москве показали простор души казаков Волгоградской области



Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Декабрь
2023

Новости за 06.12.2023

Evropaelire.org 

Policia raporton për disa viktima nga të shtënat në një universitet në Llas Vegas

Një person i dyshuar është gjetur i vdekur pas një sulmi me të shtëna me armë zjarri në kampusin e Universitetit të Nevadas në Llas Vegas. Policia ka thënë se besohet se janë “disa viktima” si pasojë e sulmit, afër ndërtesës së universitetit. Asnjë detaj nuk është dhënë për numrin e viktimave. Të gjithë ndërtesat e universitetit do të mbyllen të mërkurën. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë se Shtëpia e Bardhë është duke e monitoruar situatën. Carolyn Goodman, kryetare e Llas Vegasit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Jep dorëheqje ministri britanik për Imigrim për shkak të politikës së re për azil

Ministri britanik për Imigrim, Robert Jenrick ka dhënë dorëheqje të mërkurën, duke thënë se drafti i një legjislacioni qeveritar që parasheh jetësimin e një skeme për dëbim të migrantëve në Ruandë, nuk ka shkuar mjaftueshëm larg. Jenrick ka thënë në letrën e dorëheqjes se legjislacioni ka qenë një prej mundësive të fundit për ta luftuar krizën me anije të vogla, para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Legjislacioni është dashur të shkojë përtej, për t'i kufizuar mundësitë që gjykata vendore dhe ndërkombëtare të sfidojnë politikën... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Italia largohet prej iniciativës kineze Brezi dhe Rruga

Italia do të largohet prej Iniciativës kineze Brezi dhe Rruga, ka konfirmuar Qeveria e këtij shteti. Administrata e kryeministres italiane, Giorgia Meloni e ka njoftuar Pekinin që do t’i japë fund pjesëmarrjes në iniciativë. Italia ka qenë vendi i vetëm i madh i Perëndimit që ka qenë pjesë e iniciativës qysh prej vitit 2019, një prej projekteve më ambicioze të Kinës në fushën e tregtisë dhe infrastrukturës. Ky vendim ishte kritikuar prej Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve tjera. E lansuar nga presidenti kinez... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kevin McCarthy pensionohet nga Kongresi

Ish-udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy, ka thënë se do të pensionohet nga Kongresi, në fund të dhjetorit. McCarthy, 58-vjeçar, e ka bërë këtë njoftim të mërkurën, për të përditshmen amerikane Wall Street Journal. Ai ka thënë se ka vendosur “të largohet prej Dhomës së Përfaqësuesve në fund të vitit, për t’i shërbyer Amerikës në mënyra tjera”. McCarthy, republikan, është rrëzuar nga pozita e udhëheqësit të kësaj dhome të Kongresit në tetor, në revoltë e sipër të disa anëtarëve të partisë së tij. Читать дальше...

Evropaelire.org 

A do të ketë zgjedhje të reja në veri të Kosovës?

Tre muaj pas miratimit të Udhëzimit Administrativ për largimin e kryetarëve të komunave, pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës vendosën të ndërmarrin një iniciativë në atë drejtim. Udhëzimi Administrativ u nxor në fillim të shtatorit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës, me qëllim për t’i hapur rrugë shpalljes së zgjedhjeve lokale në katër komunat me shumicë serbe në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Kryetarët shqiptarë morën pushtetin në këto komuna në fund të muajit maj... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka mundësi që Marrëveshja e Ohrit mund të bëhet pjesë e negociatave të kapitullit 35 me Bashkimin Evropian, dhe është kusht për anëtarësimin e Serbisë në këtë bllok. Në kapitullin e 35-të, për pranim të Serbisë në BE-së, përfshihen edhe marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën. Marrëveshja e Ohrit parasheh që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, nuk e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe palët e... Читать дальше...

Evropaelire.org 

KQZ-ja i drejton te kuvendet komunale hartuesit e kërkesave për shkarkim të kryetarëve në veri

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në Kosovë, e ka konfirmuar të mërkurën se ka pranuar disa shkresa me kërkesë për largim të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Bëhet fjalë për kryetarët e komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Të martën, një grup qytetarësh të këtyre komunave, kanë thënë se kanë tentuar të bëjnë kërkesë për “shkarkimin e kryetarëve aktualë”. Kryetarët shqiptarë janë vendosur në objektet komunale në veri, në fund të majit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dallimet mes marrëveshjeve dhe draft-statutit për Asociacionin

Një draft-statut i propozuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është vlerësuar si i pranueshëm nga autoritetet në Prishtinë dhe ato në Beograd. Ku dallon ai nga marrëveshjet e arritura në të kaluarën për formimin e tij? Shpjegojmë në pak minuta.

Evropaelire.org 

Dodik del para gjykatës për shpërfillje të vendimeve të Schmidtit

Lideri i serbëve në Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik, ka dalë të mërkurën para gjykatës, në nisje të procesit gjyqësor kundër tij, lidhur me refuzimin e tij që t’i njohë vendimet e marra nga përfaqësuesi ndërkombëtar, Christian Schmidt, i angazhuar për mbikëqyrje të marrëveshjeve për paqe. Gjyqi kundër Dodikut përbën një moment të rëndësishëm në Bosnje, duke e testuar kapacitetin e zbehtë qeveritar për ta mbajtur përgjegjës një politikan, i cili dyshohet se po shkel marrëveshjet e paqes dhe sistemin gjyqësor të vendit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

UNESCO e shton iftarin në listën e trashëgimisë kulturore

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNESCO) e ka futur të mërkurën, iftarin, shujtën që përgatitet nga myslimanët gjatë muajit të shenjtë të Ramadanit, në listën e trashëgimisë kulturore. Aplikacionin për këtë traditë socio-kulturore e kanë dorëzuar së bashku Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani. “Iftari (i quajtur edhe eftar ose iftor) përgatitet nga myslimanët për t’u ngrënë pas perëndimit të diellit në muajin e Ramazanit”, ka thënë UNESCO-ja. Iftari lidhet me mbledhje, “forcim... Читать дальше...

Evropaelire.org 

“Mos prit të ndodhë më e keqja”: Dhuna ndaj grave nënraportohet

Për tre vjet rrihej e gjakosej dhe nuk i tregonte askujt. Flinte duke u lutur që të nesërmen ai të jetë më i qetë dhe gjërat të rregullohen. Besa nisi të përjetonte dhunë nga bashkëshorti pas vitit të parë të martesës. “S’ka pasur natë kur nuk më rrihte... Ishte nën ndikimin e alkoolit. Kur nuk pinte, ishte shumë i mirë”. Besa thotë se, fillimisht, ndiente turp t’iu tregonte të afërmve se rrihej. Pastaj, ndjenja e pasigurisë: ku të shkonte e papunë dhe si t’ia dilte? Djali i tyre kishte... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Protestuesit në Iran u dhunuan dhe abuzuan seksualisht, sipas Amnesty International

Forcat iraniane të sigurisë i kanë përdorur dhunimin dhe llojet e tjera të abuzimit seksual për t’i frikësuar protestuesit gjatë luftës së shtetit kundër protestave gjithëkombëtare, të cilat nisën shtatorin e kaluar me moton: “Gra, Jetë, Liri”, tha Amnesty International në një raport më 6 dhjetor. Dhuna seksuale u përdor kundër grave, burrave dhe fëmijëve, sipas raportit të organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, i cili dokumentoi vuajtjet e tmerrshme të 45 të mbijetuarve. Në mesin e të intervistuarve në raport ishin 26 burra... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rumania shpall epidemi të fruthit

Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar pas rritjes alarmante të rasteve në të gjithë vendin. "Ministria shpall një epidemi kombëtare për të lehtësuar vaksinimin e fëmijëve mes 9 dhe 11 muajsh dhe të fëmijëve më të rritur që nuk janë vaksinuar ende", thuhet në një deklaratë të Ministrisë rumune të Shëndetësisë më 5 dhjetor. Ndër tjerash, aty shtohet se ishin afër 2.000 raste të reja në 29 nga 41 qarqet e Rumanisë. Rumania është përballur me rënie... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kush është Lupço Palevski, i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup?

I ekspozuar në media, aktiv në politikë dhe biznesmen i dyshuar, kështu mund të përshkruhet profili i Lupço Palevskit - Palço, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi. Palevski ishte aktiv në rrjetet sociale me podkastin e tij “Krsh”, si drejtues i lëvizjes “E treta”, një grupim politik me bindje pro-ruse ku ai përçonte mesazhe me nxitje nacionaliste. Mbrëmjen e 21 nëntorit, një ditë para rrëmbimit të 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Kazakistanit rrëfen për jetën me dy gra

Në një memoar të ri, ish-presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev, ka pranuar se ka bërë dy djem me gruan e shpallur Miss Kazakistani 1999, jashtë martesës së tij zyrtare. Libri i ri, i titulluar “Jeta ime”, doli në shitje më 1 dhjetor, dhe është përballur me kritika publike në vendin e Azisë Qendrore. Thashethemet se Nazaerbaev ka grua të dytë dhe të tretë kanë qarkulluar prej vitesh, ndërsa tani ish-udhëheqësi ka dhënë zyrtarisht detaje të nigjahut – apo martesës islamike – me Asel Qurmanbaevan. (Përgatitën... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Turqia duhet ta ulë tonin për ta shmangur izolimin, thotë zyrtari i lartë evropian

Turqia është izoluar ndërkombëtarisht dhe duhet ta ulë tonin, nëse dëshiron të fitojë koncesione të rëndësishme nga Bashkimi Evropian, tha një zyrtar i lartë evropian të mërkurën. Nacho Sanchez Amor, raportuesi për Turqinë në Parlamentin Evropian, tha se gjuha e vrazhdë e Ankarasë për politikat e jashtme është njëri prej pengesave kryesore në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me Brukselin. Turqia synon ta thjeshtëzojë qasjen në vizat evropiane për qytetarët e vet dhe ta përditësojë një marrëveshje doganore me BE-në të vitit 1995... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shqipëri: Tradita e shtegtimit të bagëtive mbrohet nga UNESCO

Komiteti Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e ka futur traditën e shtegtimit të bagëtive të Shqipërisë në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s, njoftoi të mërkurën ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti. Për ta futur këtë traditë nën mbrojtjen e Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO), Shqipëria kishte aplikuar në një dosje të përbashkët me Italinë, Austrinë, Greqinë, Spanjën, Francën, Rumaninë, Kroacinë, Luksemburgun dhe Andorrën në mars 2022. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Luftimet e ashpra në Gazë pamundësojnë furnizimin me ndihma

Forcat Izraelite i vazhduan luftimet e ashpra me luftëtarët e Hamasit – i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – nëpër Rripin e Gazës të mërkurën, pasi e kanë zgjeruar ofensivën tokësore në qytetin e dytë më të madh të kësaj enklave, duke e tkurrur vendin ku palestinezët mund të kërkojnë strehim dhe duke e pamundësuar fuqizimin me ndihma jetike nëpër shumicën e vendit. Ofensiva në jug kërcënon të shkaktojë zhvendosje të madhe të njerëzve brenda enklavës së rrethuar bregdetare... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kina thotë se avionët e saj e ndoqën një avion amerikan mbi Ngushticën e Tajvanit

Ushtria e Kinës tha të mërkurën se dërgoi avionë luftarakë për ta vëzhguar dhe paralajmëruar një avion patrullues të marinës amerikane, i cili fluturoi mbi Ngushticën e ndjeshme të Tajvanit, pak javë para zgjedhjeve në Tajvan. Kina pretendon se ka sovranitet mbi Tajvanin demokratik dhe thotë se ka juridiksion mbi ngushticën e tij, po ashtu. Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këtë dhe thonë se Ngushtica e Tajvanit është rrugë ujore ndërkombëtare. Marina amerikane tha se avioni i saj P-8A... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nëntori është muaji i gjashtë rresht që vendos rekord të nxehtësisë, thonë shkencëtarët

Nëntori është muaji i gjashtë radhazi i këtij viti që vendos rekord për nxehtësinë, ndërsa kjo vjeshtë ishte po ashtu më e nxehta, sipas Agjencisë evropiane të Klimës. Kur ka mbetur vetëm edhe një muaj deri në përfundim të këtij viti, 2023-ta është në binarë për ta thyer rekordin për vitin më të nxehtë deri më tani. Nëntori ishte gati një e treta e gradës më i nxehtë se nëntori më i nxehtë i deritanishëm, njoftoi të mërkurën Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut. Nëntori ishte 1.75 gradë më i nxehtë se kohërat paraindustriale... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Uri, abuzime: Detaje të reja për tmerret në jetimoret e Rumanisë në epokën komuniste

Rënia e komunizmit në Rumani, dekada më parë, e ka hequr perden prej rrjetit famëkeq të jetimoreve, duke shokuar botën me imazhet e fëmijëve të paushqyer dhe të pistë, me rroba të vjetra, disa edhe të lidhur me zinxhirë nëpër shtretër. Një komitet special rumun, ka nisur hetime për krimet në epokën e diktatorit Nicolae Ceausescu, i cili ka qenë në pushtet në periudhën 1965-1989, dhe ka kuptuar që më shumë se 15.000 fëmijë – jetimë, fëmijë me çrregullime fizike dhe mendore, dhe disa të padëshiruar prej prindërve ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Arrestohet në Turqi i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares Gjorçevska në Shkup

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, njoftoi të martën vonë se është arrestuar në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska javën e kaluar në Shkup, i cili dyshohet edhe për përfshirje në vrasjen e 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski, në Veles. I dyshuari është identifikuar si Lupço Palevski, 59 vjeç, i cili ka qenë i angazhuar në politikë, ndërtimtari dhe në aktivitete proruse, ndërsa së fundi e ka udhëhequr lëvizjen “E treta“. “Sapo jemi informuar nga kolegët nga Turqia se kreatori... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja thotë se ardhësve ekstremistë në Bregun Perëndimor do t’iu ndalohet hyrja në Amerikë

Departamenti amerikan i Shtetit e ka marrë një vendim të rrallë ndëshkimor ndaj Izraelit, pasi tha të martën se do t’ua ndalojë hyrjen në Amerikë ardhësve ekstremistë hebrenj që janë përfshirë në sulmet e shpeshtuara kundër palestinezëve në Bregun e uzurpuar Perëndimor. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi për këtë vendim, pasi e kishte paralajmëruar Izraelin javën e kaluar se administrata e presidentit Joe Biden do të ndërmerrte veprime kundër sulmeve. Ky vendim u mor në një... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Заслуженный военный летчик пояснил, почему именно Су-34 стал следующим носителем гиперзвуковых «Кинжалов»

Колыванов: Карпин хорошо поработал со сборной России

Спасатели помогли тонувшей в пруду на севере Москвы женщине

Севастополь в числе городов, где дороже всего купить квартиру

Музыкальные новости

Армянские ковры Арцаха (Карабаха) с уникальным орнаментом представлены как «генетический код» Азербайджана - сайт monumentwatch

Глава Следкома России Александр Бастрыкин вступился за полицейского, которого выживают из МВД за случайное уbийство азербайджанца

В аэропорту Пулково 12 рейсов задержали и отменили еще один

Из Якутии на Олимпиаду: Эксперты оценили вклад игр «Дети Азии» в большой спорт

Новости России

Южная Корея возобновит агитвещание из громкоговорителей на Северную Корею

Asia Times: США пытаются догнать Россию и Китай, разрабатывая гиперзвуковую ракету для ВМС

Спасатели помогли тонувшей в пруду на севере Москвы женщине

Жителям Подмосковья рассказали о лесопожарной обстановке в регионе на 9–11 июня

Экология в России и мире

Уникальный интерактивный проект Ставропольской психиатрической больницы на выставке-форуме «Россия»

В Москве прошла Премия-практикум «Харизма Года»

Джомба, суттуг шай, кучу и другими видами чая в регионах России могут насладиться российские туристы

Адские цены на Сочи и Анапу заставили российских туристов найти новые пути экономии

Спорт в России и мире

Соболенко, проигравшая Андреевой, потеряет 2-е место в рейтинге WTA по итогам «Ролан Гаррос», уступив его Гауфф

Зверев сыграет с Алькарасом в финале "Ролан Гаррос"

Уимблдон и Олимпиада? Что нужно знать о планах Рыбакиной после Ролан Гаррос

Зверев и Рууд не пожали друг другу руки после полуфинала «Ролан Гаррос» – из-за проблем с желудком у норвежца

Moscow.media

Хакеры начали «прикидываться» соискателями и подсовывать вредоносные ссылки

В Забайкалье пятерых мигрантов задержали за групповое изнасилование девочки-подростка

В этом году планируют заключить контракт на реконструкцию еще одного участка трассы Р-23 в Ленобласти

В Москве арестовали бывшего замглавы Росприроднадзора по делу о мошенничестве











Топ новостей на этот час

Rss.plus






История мигрантки из Кыргызстана, которая мечтала стать певицей, но работает уборщицей в Москве

Вопросы о религии. Какие святыни привезут в Ульяновск в июне

Колыванов: Карпин хорошо поработал со сборной России

Полузащитник «Крыльев Советов» может уехать в Саудовскую Аравию