Të paktën një person ka vdekur pas shpërthimit në një pikë karburanti në Bukuresht të Rumanisë më 26 gusht. Për shkak të zjarrit të madh, zyrtarët kanë zbatuar protokollin emergjent dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg zonës. Tetë persona kanë pësuar lëndime nga zjarri dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Ministri rumun i Shëndetësisë, Alexandru Rafila, konfirmoi se një person ka vdekur dhe tha se mund të jetë edhe një viktimë tjetër. Si pasojë e shpërthimit,... Читать дальше...
Pas 10 viteve në Kroaci, Afërdita Murati në vitin 2001 u kthye në Kosovë për të nisur një jetë nga fillimi. Biznesin e saj e nisi me prodhimin e produkteve organike nga frutat si aronia, boronica e malit dhe mjedra. Nga prodhimi i vetëm 5 litrave lëngje organike, ajo sot përpunon mbi 500 litra në ditë.
Komiteti disiplinor i FIFA-s ka suspenduar presidentin e Federatës spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, pasi kjo federatë kërcënoi se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj futbollistes së kombëtares spanjollore, Jenni Hermoso lidhur me incidentin e puthjes në Kupën e Botës për gratë. Rubiales do të suspendohet nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futboll në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në një periudhë fillestare prej 90 ditësh, tha FIFA. FIFA po ashtu lëshoi edhe dy urdhëresa, duke urdhëruar... Читать дальше...
Automatizimi i procesit të punës në Administratën Tatimore të Kosovës,(ATK) ka bërë që asnjë tatimpagues të mund të pretendojë se mundet t’i anashkalojë apo vonojë pagesat e detyrimeve tatimore, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të ATK-së, Ilir Murtezaj. Ky automatizim, sipas tij, ka bërë që të rritet përmbushja e obligimeve tatimore në mënyrë vullnetare, ndonëse mbeten sfidë borxhet e vjetra në vlerë të rreth 500 milionë eurove. Radio Evropa e Lirë... Читать дальше...
Anija e shpëtimit Ocean Viking ka shpëtuar 438 migrantë në Mesdhe gjatë dy ditëve, tha organizata SOS Mediterranee, që udhëheq këtë anije. Operacionet e shpëtimit janë zhvilluar në ujërat ndërkombëtare afër brigjeve të Libisë dhe Tunizisë, tha organizata joqeveritare me seli në Francë. Sipas organizatës, të enjten janë shpëtuar 272 persona nga 23 kombësi të ndryshme. Ata po udhëtonin me tri anije të ndryshme në Mesdheun qendror, që është rruga më e përdorur në botë nga migrantët. Nga të shpëtuarit... Читать дальше...
Reuters Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore të Indisë, Chandrayaan-3, ka zbarkuar më 23 gusht në polin jugor të Hënës, për ta nisur një mision që do t’i avancojë ambiciet hapësinore të këtij shteti. Përmes tij pritet të rritet edhe njohuria për ujin e akullt, i cili, potencialisht, mund të jetë një prej burimeve më të vlefshme të Hënës. Në këtë material mund të kuptoni më shumë për prezencën e ujit të akullt në Hënë, dhe pse agjencitë hapësinore e kompanitë private janë në kërkim të tij? Читать дальше...
Federata spanjolle e Futbollit (RFEF) ka kërcënuar me ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj futbollistes së kombëtares, Jennifer Hermoso, pasi ajo tha se puthja në buzë që i dha presidenti i Federatës, Luis Rubiales, gjatë Kupës së Botës nuk ishte konsensuale. Përmes një deklarate të publikuar të shtunën, RFEF insistoi se Rubiales nuk gënjeu kur ai deklaroi gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Federatës të mbajtur një ditë më parë se puthja ishte konsensuale. Ky incident ndodhi në Sidnej pasi Spanja fitoi Kupën e Botës... Читать дальше...
Zjarret po vazhdojnë të përhapen në Greqi, por reshjet e paralajmëruara të shiut mund të ofrojnë ndihmë dhe shpresë se mund të shuhen vatrat e zjarrit. Shumica e përpjekjeve të zjarrfikësve vazhdojnë të jenë të përqendruara në verilindje të shtetit, në rajonin Evros, që gjendet në kufi me Turqinë. Zjarret në këtë rajon shpërthyen tetë ditë më parë dhe janë përhapur me shpejtësi. Rreth 74.000 hektarë tokë janë djegur në këtë zonë, 13.000 vetëm në parkun kombëtar Dadia, kanë raportuar mediat greke. Читать дальше...
Udhëheqësit ushtarakë të Nigerit, që kanë marrë kontrollin e Qeverisë në korrik, i kanë dhënë ambasadorit francez afat prej 48 orësh që të largohet nga shteti, njoftoi Ministria e Jashtme në Niamej. Raportet midis regjimit të ri në Niamej dhe disa fuqive perëndimore, por edhe bllokut të Afrikës së Perëndimit, të njohur si ECOWAS, janë përkeqësuar që nga puçi ushtarak i 26 korrikut. Qeveria franceze menjëherë kundërshtoi këtë urdhër ndaj ambasadorit të saj, duke përsëritur qëndrimin se nuk e njeh autoritetin e udhëheqësve ushtarakë. Читать дальше...
Politikania opozitare bjelloruse, Palina Sharenda-Panasyuk, ishte në shtëpinë e saj në qytetin perëndimor, Brest, kur në janar të vitit 2021, policia ia theu derën dhe e nxori nga shtëpia me pranga në duar. Gjithë këtë ngjarje e pa djali i saj 4-vjeçar. Sharenda-Panasyuk, 48-vjeçare, më pas u dënua me tre vjet burgim nën akuza për sulm ndaj policisë dhe për ofendim të presidentit diktatorial të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka. Pak para se ta përfundonte vuajtjen e dënimit, më herët gjatë këtij muaji... Читать дальше...