Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
Në Prizren ka nisur edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Tema e edicionit të sivjetmë është inteligjenca artificiale, temë që premton biseda dhe diskutime interesante në panele të shumta. Inteligjenca artificiale u përfshi edhe në ceremoninë hapëse. Zëri kompjuterik prezantoi festivalin, e madje edhe shpalli të hapur atë, duke njoftuar të pranishmit për shfaqjen e filmit hapës "2001: A Space Odyssey”. Ky film është i vitit 1968 i regjisorit të famshëm amerikan, Stanley Kubrick. Читать дальше...
Shefat e ushtrisë së shteteve të Afrikës Perëndimore janë pajtuar për një plan për ndërhyrje të mundshme në Niger, teksa po afrohet afati për juntën e këtij shteti që të rivendosë sundimin civil, tha një zyrtar nga blloku rajonal ECOWAS. Bashkësia Ekonomike e shteteve të Afrikës Perëndimore në fundjavë i dha afat një javë juntës së Nigerit, që rrëzojë nga pushteti më 26 korrik presidentin e zgjedhur, Mohamed Bazoum, që t’ia rikthejë atij pushtetin ose do të përballen me përdorim të forcës. Shefat... Читать дальше...
Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikëkalimet kufitare me Bjellorusinë, për shkak të shqetësimeve lidhur me praninë e mercenarëve të Wagner-it, njoftoi të premten zëvendësministri i Brendshëm. “Ne po përgatisim vendimin për mbylljen e dy pikëaklimeve kufitare”, tha Arnoldas Abramavicius për AFP-në. Sipas tij, pikëkalimi kufitar i Sumskos dhe ai i Tvereciausit do të mbyllen. Lituania, shtet anëtar i NATO-s në krahun lindor të aleancës, pritet që të zyrtarizojë këtë vendim javën e ardhshme. Читать дальше...
“Telekom Serbia” njoftoi se ka pranuar vendimin e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) të Qeverisë së Kosovës, se kompanisë MTS d.o.o. i është hequr licenca e biznesit për shkak se “një anëtar i menaxhmentit të kompanisë ka pasaportë të lëshuar nga Republika e Serbisë”. Megjithatë, më 1 gusht, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës publikoi një listë me dhjetëra kompani, me adresa të kontestuara në dokumentet e regjistrimit, të cilave tha se do t’u hiqet leja e punës. Читать дальше...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj udhëheqjes së Republikës Sërpska dhe Serbisë nuk ekzistojnë, se ato nuk do të sjellin asnjë të mirë dhe vetëm do t’i dëmtojnë marrëdhëniet e ndërsjella. “Mjafton të shohim se ndaj kujt janë sanksionet për ta parë se sa të paanshme janë. Ne jemi një vend i vogël, veçanërisht në krahasim me SHBA-në. Për ne, ato sanksione nuk ekzistojnë dhe ne nuk do të pajtohemi në asnjë mënyrë me ata që vendosën... Читать дальше...
Një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar, Aleksei Navalny, duke e dënuar me 19 vjet burgim nën akuza që lidhen me ekstremizëm për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit (FBK). Navalny, veçse është duke vuajtur një dënim prej nëntë vjetësh burgim. Ai dhe aleatët e tij kanë thënë se akuzat, për të cilat u dënua më 4 gusht, janë të motivuara politikisht. Gjykata në Moskë, e gjeti fajtor 46-vjeçarin në bazë të gjashtë neneve të Kodit Penal rus, përfshirë edhe për krijimin... Читать дальше...
Shifrat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet goditën Slloveninë të premten, duke lënë të vdekur të paktën tre persona dhe duke detyruar qytetarët të evakuohen. Si pasojë e motit të lig ka edhe dëme materiale në rrugë dhe ura. Agjencia e Mjedisit të Sllovenisë, ARSO, rriti alarmin në nivelin më të lartë pas shirave të rrëmbyeshme që kanë goditur më së keqi pjesë veriore, veriperëndimore dhe qendrore të shtetit. Shirat kanë vazhduar edhe të premten dhe autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ketë vërshime... Читать дальше...
Aleksei Navalny është burgosur më shumë se 10 herë që nga viti 2011. Teksa më 4 gusht ai u dënua me 20 vjet të tjera burgim, REL-i rishikon disa nga takimet më të paharrueshme, me të cilat është përballur lideri më i shquar i opozitës ruse në vitet e tij të aktivizmit publik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Me burgim të përjetshëm është dënuar Dardan Krivaqa, i akuzuari kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit në gusht të vitit 2021. Ndërsa, i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, është dënuar me 15 vjet burgim. Gjykata e shpalli fajtor Krivaqën për vrasje të rëndë, ndërsa Sejdiun për veprën penale ‘ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë’. Marigona ishte 18 vjeçe kur vdiq si pasojë e dhunës fizike të shkaktuar nga Dardan Krivaqa.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të premten aktakuzë kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H., pasi ata dyshohet se të motivuar me ideologji ekstreme radikale islame, e kanë sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla më 11 prill të këtij viti. Ata akuzohen për bashkëkryerje të veprës penale, “lëndim i lehtë trupor”. Valon Syla është sulmuar në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, pak pasi ka dalë nga një studio televizive. Vetë Syla pati thënë në llogarinë e tij në Facebook... Читать дальше...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se mbajtja e zgjedhjeve të reja në komunat veriore nuk ka të bëjë fare me referendum. Mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri është pikë e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të arritur më 10 korrik, për shtensionim të situatës në zonën veriore. Tensionet janë rritur atje prej fundit të majit, pasi serbët lokalë e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Читать дальше...
Figura kundërthënëse me ndikim, Andrew Tate është liruar nga masa e arrestit shtëpiak në Rumani, teksa është në pritje të gjyqit me akuza për dhunim dhe trafikim me njerëz. Andrew dhe vëllai i tij Tristan, janë arrestuar në mars dhe janë akuzuar në qershor. Të dy i hedhin poshtë akuzat. Ata tani do të mund të lëvizin lirshëm në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Sipas vendimit, Andrew do të duhet t’i raportojë Policisë, sipas afateve të përcaktuara, apo në rast të ndryshimit të adresës. Përveç tjerash... Читать дальше...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës do ta zvogëlojë për 25 për qind prezencën e saj vetëm afër ndërtesave komunale në veri, dhe jo në pjesën tjetër të vendit. “Zvogëlimi vlen për praninë policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre, e jo për veriun e vendit, ku ka ende sfida e punë për sundim të plotë të rendit e ligjit”, ka thënë Kurti në një postim në Facebook. Sikurse Kurti, edhe Policia e Kosovës, kanë thënë se zvogëlimi i prezencës do të nisë prej 4 gushtit... Читать дальше...
Policia e Danimarkës është duke shtrënguar kontrollet kufitare pas djegieve të fundit të Kuranit, të cilat kanë ndikuar në situatën e sigurisë, ka thënë Ministria e Drejtësisë në këtë shtet. Vendim të ngjashëm ka marrë edhe Suedia më herët gjatë javës. Aktivistët kundër-islamit në Danimarkë dhe Suedi i kanë dëmtuar dhe djegur disa kopje të Kuranit – libër i shenjtë për myslimanët – dhe diçka e tillë e ka zemëruar botën myslimane dhe janë rritur kërkesat që qeveritë t’i ndalojnë këto veprime.... Читать дальше...
Kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny pritet t’i shqiptohet të premten vendimi për akuzat e lidhura me ekstremizëm. Navalny është dënuar për përvetësim dhe aktualisht po vuan dënimin me burgim prej nëntë vjetësh, por akuzat e reja për terrorizëm rrezikojnë t’ia shtyjnë kohën në burg për dekada. Ai dhe mbështetësit e tij, i konsiderojnë të gjitha akuzat si të motivuara politikisht. Nvalny, 47-vjeçar ka thënë se pret “dënim stalinist” në gjyqin e 4 gushtit. Ai ka thënë se formula... Читать дальше...
Gati dy vjet pas vrasjes së Marigona Osmanit, të premten, më 4 gusht, në Gjykatën Themelore të Ferizajt do të shpallet aktgjykimi ndaj dy të dyshuarve kryesorë për vrasjen e saj, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiut. Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt. Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani... Читать дальше...