Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në vështrimet që goditën një qytet afër Pekinit, thanë zyrtarët kinezë të shtunën, duke bërë që numri i të vdekurve nga vërshimet e fundit në veri të Kinës të rritet në të paktën 30. Rastet e vdekjes si pasojë e vërshimeve u raportuan nga zyrtarët në Baoding, rreth 150 kilometra larg Pekinit. Raportohet edhe për 18 të zhdukur në këtë pjesë të vendit. Stuhia Doksuri, një ish-tajfun i fuqishëm që e goditi Kinën të premten, i ka sjell shirat më të mëdha në... Читать дальше...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur "akt të papranueshëm" djegien e shtëpisë së Svetisllav Joziqit në një fshat të Istogut, pas një vizite më 5 gusht. Të shtunën, Osmani e vizitoi shtëpinë serbit të kthyer të Kosovës, e cila u dogj nga persona të panjohur më 10 korrik, duke e cilësuar atë “vepër kundër Republikës sonë”. “Istogu ka qenë gjithmonë një shembull shndritës i gjithëpërfshirjes që e ka mbërthyer forcën e diversitetit. Djegia e shtëpisë së familjes Joziqi është vepër e papranueshme. Читать дальше...
Agjencia kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNESCO, ka rekomanduar që Venecia dhe laguna e saj të shtohen në listën e saj të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, teksa ka vlerësuar se Italia nuk po bën mjaftueshëm për ta mbrojtur qytetin nga ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe i turizmit masiv. Ndërkaq, Barriera e Madhe Koralore e Australisë nuk është në plan. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, në dy operacioneve të ndara në dy ditët e fundit. I dyshuari me inicialet Zh.Z., u arrestua të shtunën në mesditë në fshatin Lubozhadë në Istog, njoftoi Policia e Kosovës në një komunikatë për media më 5 gusht. Ai dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut. “Gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 ka... Читать дальше...
Një stuhi me breshër e ka goditur Beogradin pasditen e 5 gushtit, duke bërë që uji të rrjedhë nëpër rrugët qendrore të kryeqytetit serb. Stuhia u shoqërua nga erëra të forta dhe shi, si dhe nga një rënie e madhe në temperatura. Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë (IHS) njoftoi më herët se moti në Serbi do të jetë shumë i paqëndrueshëm, me shi, rrebeshe të mëdha, bubullima dhe kohë pas kohe breshër, posaçërisht pasdite dhe në mbrëmje. IHS pret që temperaturat të bien për rreth pesë deri në tetë gradë. Читать дальше...
Ushtria e re e Nigerit, junta, i ka kërkuar ndihmë grupit mercenar rus, Wagner, pasi po afrohet afati i fundit për ta liruar presidentin e rrëzuar të Nigerit, apo për t’u përballur me ndërhyrje ushtarake nga blloku regjional i Afrikës Perëndimore, sipas një analisti. Kjo kërkesë erdhi gjatë një vizite të liderit të puçit, gjeneralit Salifou Mody, në shtetin fqinj Mali, ku ai e kontaktoi dikë nga grupi Wagner, ka thënë për Associated Press Wassim Nasr, gazetar dhe hulumtues i lartë në Qendrën Soufan. Читать дальше...
Kur Afsheen Javed mbërrin për t’u stërvitur, ajo heq burkën e saj dhe i vë dorezat e boksit. Ajo është kikboksierja e parë në Banu, një qytet konservator prej një milion banorësh në provincën veriperëndimore të Kiber-Paktunkvës, në Pakistan. Asaj i është dashur të mposhtë shumë paragjykime për të ndjekur pasionin e saj. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)
Për rreth një miliard euro është rritur vlera e depozitave të klientëve brenda një viti në 12 bankat komerciale që operojnë në Kosovë. Vlera e kursimeve në muajin maj të këtij viti, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ka arritur në 5.6 miliardë, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë rreth 4.8 miliardë euro. Norma mesatare e interesit në depozitat e afatizuara në sektorin bankar është 1.8 për qind. Ekspertët financiarë dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit konsiderojnë... Читать дальше...
Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e rrëshqitjes së tokës në qytetin turistik, Shovi, në Gjeorgji. Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, u shprehu ngushëllime familjeve të të vdekurve. Zourabichvili u bëri thirrje gjeorgjianëve më 4 gusht që të jenë të bashkuar “për këtë tragjedi të madhe... dhe t’u ndihmojnë të prekurve ta tejkalojnë këtë periudhë të rëndë." Shovi, një vend turistik malor i njohur për ujin mineral, u godit nga rrëshqitja e tokës dhe baltës më 3 gusht... Читать дальше...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është dënuar me tri vjet burgim të shtunën, nën akuzat për korrupsion, të cilat i mohon. Një gjykatë në Islamabad e shpalli atë fajtor për mosdeklarimin e parave që i kishte fituar përmes shitjes së dhuratave shtetërore, raportoi televizioni shtetëror pakistanez më 5 gusht. Khan nuk ishte i pranishëm në Gjykatën e Lartë të Islamabadit kur u mor vendimi për dënimin e tij. Gjykatësi urdhëroi që Khan të arrestohet menjëherë. Avokati i tij, Intazar Hussain... Читать дальше...
Të paktën qindra mijëra euro në vlerë të pagave u janë dhënë ndër vite pjesëtarëve të komunitetit serb që kanë qenë të paraparë të integrohen në institucionet kosovare. E raportet tregojnë se një pjesë prej tyre nuk kanë punuar asnjëherë për pagat që kanë marrë nga Qeveria e Kosovës. Tani, dyshohet se disa po marrin paga edhe nga buxheti i Serbisë. Paga i del në llogari çdo muaj për një pozitë të cilën nuk e ushtron dhe punë të cilat nuk i kryen. N.N, serb i Kosovës (i cili foli në kushte të plota anonimiteti)... Читать дальше...
Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur si pagojë e një përleshjeje me armë zjarri në qendër të Prishtinës të premten pak para mesnatës, njoftoi Policia e Kosovës. Policia tha se gjatë incidentin janë lënduar edhe 17 persona të tjerë nga copëzat e thyerjes së gotave dhe shisheve të qelqit, pas një mosmarrëveshjeje mes disa burrave në lokalin “Bon Vivant” në orët e vona të 4 gushtit. Mediat kosovare raportuan për një të vdekur si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri. Kjo nuk është konfirmuar ende. Читать дальше...
Në ditën më të ngarkuar të verës në Balaton, i cili është liqeni më i madh në Evropën Qendrore dhe Lindore, rreth 500 anije me mijëra punëtorë të stafit “piqen” në diellin e nxehtë, teksa qindra spektatorë shikojnë nga bregu. Gara e varkave me vela Fjongoja e Kaltër, që mbahet çdo vit për disa ditë gjatë hënës së parë të plotë të korrikut, është ngjarja më e madhe e lundrimit në vend, që tërheq një mori turistësh dhe marinarësh, të cilët garojnë rreth liqenit 79 kilometra të gjatë. As këtë vit nuk ka diçka më ndryshe... Читать дальше...