Serbia duhet t’u kthejë qytetarëve të Kosovës mjetet e ndara për pagesën e rrymës në veri, thotë Emin Sallahu, banor në Prishtinë. “Kthimi i tyre duhet të obligohet nga shteti i Serbisë. Kthimi mund të bëhet në bazë të një marrëveshjeje me këste, sepse forma e pagesës ka qenë diskriminuese”, thotë ai. “Të kthehen [paratë] gjithsesi”, thotë edhe Sejdi Krapi, ish-punonjës në kompleksin metalurgjik “Ferronikeli”. Qe nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, më 1999, qytetarët e veriut janë furnizuar rregullisht me energji elektrike... Читать дальше...
Disa qytetarë shqiptarë, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në veri të Mitrovicës, thonë se nuk do të paguajnë rrymën e shpenzuar, nëse paratë e tyre i shkojnë një kompanie serbe. Më 21 qershor, Kosova dhe Serbia kanë arritur te një dakordim, që i hap rrugë faturimit të rrymës në veri.
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, i ka dhënë mbështetje propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut dhe zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të këtij vendi. Lideri i partisë opozitare bullgare, GERB, Borisov të mërkurën i ka bërë thirrje Qeverisë së kryeministrit Kirill Petkov, që të paraqesë propozimin në Parlament, që të miratohet nga shumica e ligjvënësve bullgarë. Borisov e ka vlerësuar si “shumë të mirë” propozimin francez, meqë, siç ka thënë, i përmban të gjitha kërkesat e palës bullgare... Читать дальше...