Duke u zotuar se Shqipëria për të vjen mbi të gjithçka, ushtaraku Bajram Begaj u zgjodh të shtunën president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit. Në votimin e tij në Kuvend morën pjesë 83 deputetë, prej të cilëve katër ishin kundër dhe një abstenoi. Pjesa më e madhe e opozitës nga Partia Demokratike bojkotoi seancën. Kandidatura e Begajt u mbështet nga Partia Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e propozoi për president pas dështimit për të zgjedhur president konsensual me Partinë Demokratike në opozitë.
Të paktën tetë punëtorë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një fabrikë kimike në Indinë veriore, tha policia të shtunën. Sipas raportimeve zjarri u ndez pasi një bojler shpërtheu në fabrikë në zonën Hapur të shtetit Uttar Pradesh, tha oficeri i lartë i policies, Pravin Kumar. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe tre prej tyre janë në gjendje kritike, tha ai. Shpërthimi mori intensitet nga çatia e fabrikës, tha Ajay Mishra, një punonjës shpëtimi. Autoritetet urdhëruan një hetim lidhur me këtë ngjarje.
Festivali i Luleve Namangan tërheq mijëra vizitorë çdo vit, por ngjarja mahnitëse mbetet pak e njohur përtej Luginës Ferghana.
Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 31-të në listën prej 49 vendeve të Evropës dhe Azisë Qendrore, sa i përket respektimit të të drejtave të komunitetit LGBTI, analizë kjo që për një dekadë e bën organizata “ILGA Europe” – “Rainbow Europe”. Në bazë të kësaj analize, Maqedonia e Veriut gjatë dy viteve të fundit ka ngecur në avancimin e të drejtave të komunitetit LGBT, duke mbetur në fund të listës së vendeve të rajonit. Shqipëria ndodhet në vendin e 28-të, Greqia në vendin e 17-të, përderisa Kosova është në vendin e 25-të... Читать дальше...
Tash e pesë vjet, fustanet që i prodhon kompania e Benek Osmanit në Kosovë, arrijnë tregjet e Australisë, SHBA-së, Izraelit e dhjetëra vendeve të tjera në botë.
Një pacient në Kosovë është regjistruar si rast i dyshimtë se mund të jetë infektuar me linë e majmunëve. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se më 3 qershor nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në linë e majmunëve. Pacienti është një burrë i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit. Sipas ministrisë, pacientit i është marrë një mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet në laboratorin referent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Holandë për testim.
Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të obligohen me një marrëveshje të përbashkët për përpjekjet e përbashkëta për të luftuar evazionin fiskal në të tri vendet. Kështu thuhet në tekstin e Memorandumit të mirëkuptimit, në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje dhe të cilin përfaqësuesit e tre vendeve duhet ta nënshkruajnë në qytetin maqedonas të Ohrit, në takimin e nismës “Ballkani i Hapur”, të planifikuar për të mërkurën, më 8 qershor. Krahas kësaj, në Ohër do të nënshkruhet edhe... Читать дальше...