Ekipet e shpëtimit italianë gjetën të shtunën trupat e shtatë personave, duke përfshirë katër turq dhe dy libanezë, të cilët vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua në një zonë malore me pyje në veri të Italisë gjatë një stuhie, thanë autoritetet. Alfonso Cipriano, i cili drejton një njësi të koordinimit të shpëtimit të forcave ajrore që udhëhoqi kërkimin, tha se shpëtimtarët u dërguan në vendin e rrëzimit pasi një vrapues malor raportoi se kishte parë atë që ai mendonte se ishte një pjesë e helikopterit... Читать дальше...
Gjermania do të vendosë përkohësisht disa kontrolle kufitare derisa në këtë shtet do të mbahet samiti i Grupit të Shtatë (G7). Takimi i G7 do të zhvillohet më 26 deri më 28 qershor në Elmau të Gjermanisë. Gjermania ka urdhëruar rritjen e sigurisë në kufirin e saj nga 13 qershori deri më 3 korrik tha Ministria e Brendshme të shtunën në një deklaratë. “Kontrollet synojnë të parandalojnë autorët e mundshëm të dhunës që të hyjnë në territorin gjerman, thuhet në deklaratë, duke shtuar se “udhëtarët... Читать дальше...
Marigona Shabiu, nga qyteti i Gjilanit, është angazhuar si aktiviste për të drejtat e njeriut qëkur ka qenë nxënëse. Sot, 29-vjeçarja udhëheq një organizatë në mbrojtje të të drejtave të grave, të komunitetit LGBTIQ+ dhe të kategorive të tjera të ndjeshme në Kosovë.
Kosova ka mbi njëzet vjet që përballet me mungesë të furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike dhe nivel të lartë të ndotjes nga termocentralet. Një prej arsyeve besohet të jetë vjetërsia e këtyre termocentraleve, që djegin thëngjill. Për t’i zgjidhur këto probleme dhe të tjera në fushën e sektorit të energjisë, Qeveria e Kosovës ka publikuar më 7 qershor Draftin e Strategjisë së Energjisë për vitet 2022-2031. Në këtë dokument përcaktohen drejtimet dhe veprimet kryesore për zhvillimin e sektorit të energjisë në dekadën e ardhshme. Читать дальше...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 10 qershor se marrëveshja për energjinë me Kosovën është drejt përfundimit. Ai tha se për këtë çështje ka pasur negociata me Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS). “Sot kemi pasur negociata me palën turke, me KEDS-in, për prezencën në veri të Kosovës. Për këtë jemi dakorduar. Shpresojmë se ka mbetur vetëm ana teknike [që të rregullohet] dhe do të kemi rezultate të mira në ditët në vijim", tha Vuçiq. Nga Kompania Kosovare... Читать дальше...