Italia do të zgjasë urdhrat që obligojnë mbajtjen e maskave në trena, metro, autobusë dhe për spektatorët në ambientet e brendshme sportive deri të paktën më 15 qershor, njoftoi të enjten ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza. Detyrimet për maska në restorante ndërkohë pritet të hiqen më 1 maj. Gjithsesi, qeveria u bëri thirrje qytetarëve të saj të jenë të kujdesshëm edhe në këtë drejtim. "Pandemia nuk ka përfunduar ende," tha Speranza. Italia regjistroi 69,204 infeksione të reja me koronavirusin e ri të enjten. Читать дальше...
Bullgaria mund të zëvendësojë të gjithë furnizimin e saj me gaz rus nga burime të tjera dhe nuk do të përballet me mungesë gazi në dimrin e ardhshëm, tha të enjten zëvendëskryeministri Assen Vasilev. Gazprom i Rusisë ndërpreu furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë të mërkurën për shkak të refuzimit të pagesës në rubla. Bullgaria konsumon rreth 3 miliardë metra kub gaz në vit, nga të cilat mbi 90 për qind vjen nga Rusia. "Ne mund të zëvendësojmë të gjithë furnizimin me gaz rus me furnizimin me gaz nga korridori jugor i gazit... Читать дальше...
Komisionet parlamentare hetimore nuk mund t’i zgjidhin problemet në sektorin e energjisë në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë, eksperti i energjisë dhe ish-ministër i këtij sektori, Ethem Çeku. Sipas tij, prioritet i Kosovës duhet të jetë hartimi i një strategjie për këtë sektor. Deputetët e Kuvendit të Kosovës po kërkojnë që sektori i energjisë t’i nënshtrohet një hetimi që do të mund ta bënte një komision parlamentar hetimor. Partitë opozitare në Kuvend tash e një kohë... Читать дальше...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke diskutuar të enjten, 28 prill, për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës. Në diskutim janë dy komisione hetimore për energjinë. Njëri është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Komisioni tjetër është propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Partitë opozitare kanë thënë se... Читать дальше...
Kuvendi i Malit të Zi pritet të votojë të enjten, 28 prill, Qeverinë e re të pakicës me në krye Dritan Abazoviqin. Sipas njoftimit të mëhershëm të tij, Qeveria pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviq, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Kabineti i ri pritet të ketë 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra. Abazoviq ka thënë më herët se Qeveria e tij do të ketë mbështetjen e 46 deputetëve... Читать дальше...
Miliona indianë janë duke u përballur me valë brutale të të nxehtit që është duke rrezikuar jetët e shumë banorëve. “Temperaturat janë duke u rritur shpejt dhe më herët sesa zakonisht”, ka thënë kryeministri indian, Narendra Modi para ministrave të shtetit. Departamenti Meteorologjik i Indisë ka parashikuar një rritje graduale në temperaturat maksimale për 2 deri në 4 gradë Celsius në veriperëndim dhe qendër të Indisë këtë javë. Ndonëse valët e të nxehtit janë të zakonshme në Indi, sidomos në maj dhe qershor... Читать дальше...