Gjashtë të hëna radhazi në Kosovë, duke filluar nga 11 prilli deri më 9 maj, janë ditë pushimi, në bazë të Ligjit për festa zyrtare. Të shtunën, më 9 prill, u shënua Dita e Kushtetutës së Kosovës, por ditë pushimi është sot - e hënë. Të dielën, më 17 prill, festohen Pashkët Katolike, ndërsa pushohet të hënën. Të dielën, më 24 prill, janë Pashkët Ortodokse - e hëna pasuese është ditë pushimi. Të dielën, më 1 maj, është Dita Ndërkombëtare e Punës; të hënën, më 2 maj, është ditë pushimi. Të hënën... Читать дальше...
Agjencia serbe e Zbulimit - BIA i hodhi poshtë pretendimet e ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, se strukturat serbe të sigurisë kanë planifikuar vrasjen e tij. Marty, ish-senator zviceran, ka hetuar krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, në periudhën janar 1998 - dhjetor 2000. Në një deklaratë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, BIA tha se i ka dërguar letër Shërbimit Federal të Inteligjencës Zvicerane... Читать дальше...
Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) publikoi të hënën një listë të të sanksionuarve për vepra korrupsioni, në të cilën përfshihen shtatë persona nga Ballkani Perëndimor. Nga Shqipëria, në listën e Departamentit të Thesarit janë: Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi. “Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Thesarit. Për... Читать дальше...
Punonjësit e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut nisën të hënën grevën e përgjithshme, pasi bisedimet midis sindikatës së arsimit dhe Qeverisë për rritjen e pagave dështuan. Punonjësit e shkollave dhe kopshteve u paraqitën në vendet e punës, por nuk mbajtën mësim në klasa dhe nuk u kujdesën për fëmijët në kopshte. “Gati një muaj bëmë përpjekje që, përmes bisedimeve, të arrijmë të realizojmë kërkesat tona, por, për fat të keq, nuk morëm asnjë përgjigje pozitive, madje... Читать дальше...
Çmimet e naftës në Gjermani tani janë ndër më të lartat në Evropë. Në Bashkimin Evropian, çmimet lokale të naftës janë më të larta vetëm në Finlandë dhe Suedi, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani. Të dhënat zyrtare tregojnë se çmimi për një litër naftë në Gjermani shkon në 2.06 euro. Kjo shifër është më e lartë për 45 centë sesa në shtetin fqinj, Poloni. Çmimet e naftës janë 1.76 euro në Luksemburg, 1.84 euro në Austri dhe 1.89 euro në Francë. Çmimet më të ulta të naftës... Читать дальше...
Parlamenti i Pakistanit pritet të zgjedhë kryeministrin e ri të hënën, pasi Imran Khan u rrëzua të dielën me votë mosbesimi. Shahbaz Sharif - udhëheqës i një koalicioni opozitar që punoi për të rrëzuar Khanin nga pushteti - pritet të fitojë shumicën e votave. Votimi i mosbesimit kundër Khanit u mbajt pas ndërhyrjes së Gjykatës së Lartë. Ai u përpoq të bllokonte një përpjekje të mëparshme për votimin e mocionit të mosbesimit kundër tij, duke shpërndarë Parlamentin dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Читать дальше...