Projekti i reformimit të sistemit të ndihmës sociale në Kosovë - ndonëse i publikuar tash e sa muaj - duket se ka mbetur peng i miratimit të një kredie ndërkombëtare, në vlerë prej 47 milionë eurosh. Kjo kredi është nënshkruar në tetor të vitit të kaluar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), që është pjesë e Bankës Botërore. Komisioni për buxhet, punë dhe transfere i Kuvendit të Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje... Читать дальше...
Aktualisht, 207 vendbanime në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur thuajse pa banorë, për shkak të shpërnguljes së tyre, kryesisht jashtë vendit. Këto të dhëna përmban raporti mbi regjistrimin e popullsisë që u prezantua më 30 mars, nga Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas të dhënave, Maqedonia e Veriut, ka rreth 1.8 milion banorë apo rreth 10 për qind më pak se në regjistrimin e vitit 2002. Shpërngulja e popullatës ka ardhur si pasojë e mungesës së kushteve elementare për jetë normale dhe këtë e thotë edhe Cane Maleski... Читать дальше...
Miliona myslimanë në mbarë botën kanë nisur agjërimin në Muajin e Ramazanit, që nisi më 2 prill,varësisht nga vëzhgimet pamore të Hënës së re. Gjatë këtij muaji, besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Agjërimi është një prej pesë shtyllave të Islamit.
Iliriana Jaka - Gashi nga viti 2011 drejton organizatën “Kosova - Woman for Woman”, e cila ka për qëllim të ndihmojë gratë në zhvillimin e aftësive të tyre dhe në punësim. Përmes punës së ekipit të Ilirianës, mbi 1,100 gra janë ndihmuar të punësohen.
Forcat e sigurisë së Izraelit kanë vrarë tre sulmues të armatosur nga grupi militant palestinez, Xhihadi Islamik. Vrasja ndodhi pas një shkëmbimi zjarri në Bregun Perëndimor të shtunën, më 2 prill. “Kjo është një celulë terroriste që ka qenë e përfshirë në aktivitetet terroriste kohët e fundit kundër forcave të sigurisë dhe me sa duket ishte duke u përgatitur për një sulm të ri”, tha policia. Katër oficerë izraelitë janë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit. Xhihadi Islamik pranoi se tre personat e vrarë i përkisnin këtij grupi. Читать дальше...
Aktori amerikan, Will Smith, ka dhënë dorëheqje nga Akademia Oscars pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Oscars që u mbajt të dielën e kaluar. “Veprimet e mia në edicionin e 94-të të Çmimeve Oscars ishin shokuese, të dhimbshme dhe të pafalshme”, tha aktori përmes një deklarate. Akademia tha se ka pranuar dorëheqjen e tij dhe do të vazhdojë të “lëvizë përpara” me procedurat disiplinore. Smith e goditi me shuplakë komedianin Rock pasi ky i fundit... Читать дальше...