Selatin Emini, një pjesëtar i komunitetit rom në fshatin Prilluzhë afër Obiliqit, mbështet familjen e tij prej katër anëtarësh me asistencë sociale. Emini tregon se ata u përballën me probleme edhe më të mëdha ekzistenciale gjatë pandemisë së koronavirusit që në Kosovë nisi të shpërndahet në mars të vitit 2020. “Familja pesëanëtarëshe nuk mund të jetojë me ndihmën sociale prej 137 eurosh, t’ua them të vërtetën”, thotë Emini për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se ata u përballën me probleme... Читать дальше...
Femi Mamutovski, 70-vjeçar, nga Shkupi ka më shumë se tre muaj që nuk mund ta marrë pensionin pasi përmes përmbaruesve i është bllokuar llogaria bankare për një borxh të vjetër të para më shumë se 11 vjetëve. Djali i Femiut, Habib Mamutovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se borxhi bazë ka qenë 4 mijë denarë, (65 euro) por me njehsimin e kamatave dhe taksave të përmbaruesit, ky borxh ka arritur në 18 mijë denarë (300 euro), që është 4.5 herë më i lartë se borxhi bazë. “Nuk e ka ditur (babai) se e ka të bllokuar llogarinë bankare. Читать дальше...
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë të premten ka reaguar lidhur me rezultatet e regjistrimit të popullsisë c duke kontestuar numrin e popullsisë bullgare. Sipas rezultateve të Entit të Statistikës, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 3,504 bullgarë. “Si është e mundur që të ketë një dallim të madh mes atyre që janë deklaruar si bullgarë (3,504) dhe numrit prej mbi 100.000 shtetasve maqedonas, të cilët janë të pajisur me shtetësi bullgare. Objekt i analizës serioze është fakti se 7.2% e qytetarëve... Читать дальше...
Mjetet e grumbulluara në Fondin e Sigurisë duhet të jenë të njohura për publikun, thonë përfaqësues të shoqërisë civile dhe anëtarë të Komisionit për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Qytetarët e Kosovës tash për tash nuk do të dinë se sa para janë grumbulluar në Fondin e Sigurisë për shkak se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta mbajë konfidecial këtë informacion. Kjo, siç ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke u mbështetur në vlerësimet profesionale “që marrin parasysh sigurinë kombëtare”... Читать дальше...
Tetë minatorë kanë vdekur dhe mbi 18 janë lënduar, si pasojë e shembjes së një grope në minierën e qymyrit “Soko” afër Sokobanjës në Serbinë lindore, ka thënë të premten Ministria e Minierës dhe Energjetikës në këtë shtet. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Aleksinac, Rodolub Zhivadinoviq, i cili ka thënë se disa qendra përreth kanë dërguar të gjitha ekipet e tyre për ndihmë, ndërsa disa nga të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Aleksinacit. Читать дальше...