Мы в Telegram
Добавить новость

В Егорьевске проведут капремонт сетей теплоснабжения

Более тысячи человек пришли на субботник у реки Химка

Новый метод нейрореабилитации начали применять для бойцов СВО в Подмосковье

Аэропорт Домодедово готов к работе в условиях большого пассажиропотока на майских праздниках



World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Октябрь
2021

Новости за 26.10.2021

Evropaelire.org 

Vuçiq: Ambasadori gjerman në Prishtinë nuk reagoi kur u ndaluan ekipet tona

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar të martën një deklaratë të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, rreth ndalesës që u është bërë boksierëve të Kosovës për të marrë pjesë në një kampionat në Serbi, duke thënë se ambasadori nuk ka reaguar kur sportistëve serbë dhe klubeve serbe u është ndaluar pjesëmarrja nëpër kampionate. Vuçiq ka thënë se boksierët nga Kosova nuk janë lajmëruar për pjesëmarrje në Kampionatin Ndërkombëtar të Boksit, që po mbahet në Beograd. “Është mirë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbretëresha britanike nuk do të marrë pjesë në samitin për klimën

Mbretëresha britanike, Elizabeta II, nuk do të marrë pjesë në samitin për ndryshime klimatike që nis këtë javë në Skoci. Mbretëresha 95-vjeçare ka kryer kontrollet mjekësore në spital javën e kaluar dhe ajo është këshilluar që të pushojë. Pallati Buckingham, ka thënë se ajo ka vendosur me “keqardhje” që të mos jetë pjesë e samitit. Megjithatë, Pallati ka thënë se ajo do t’iu drejtohet mysafirëve në një video të incizuar paraprakisht. Në disa pamje të publikuara të martën, Mbretëresha është... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Çfarë janë “Letrat e Facebook-ut”?

Shtatëmbëdhjetë media amerikane, duke përfshirë edhe Associated Press, janë bërë bashkë në projektin “Letrat e Facebook-ut”. Gazetarë të shumtë nga media të vogla e të mëdha kanë punuar së bashku për të pasur qasje në mijëra dokumente të brendshme të kompanisë Facebook, të cilat janë siguruar nga ish-menaxherja e produkteve në këtë kompani, Frances Haugen, e cila së fundmi është kthyer në sinjalizuese. Edhe një grup i mediave evropiane kanë pasur qasje në të njëjtat dokumente, dhe bashkë me ato... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Escobar: Ballkanit i duhet pajtim etnik dhe jo politika nacionaliste

Ballkanit Perëndimor i duhen liderë politikë që janë të përkushtuar në integrimet evropiane, ka deklaruar zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Më 26 tetor, në Forumin e Sigurisë në Beograd, ai ka thënë se rajonit i duhen politikanë të hapur për dialog, të cilët do të merren me çështje të shekullit XXI dhe jo me probleme nga e kaluara. “Çelësi për Ballkan Perëndimor më të fuqishëm është ai i cili krijon gjithëpërfshirje... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rritje e numrit të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19 në Evropë

Shkalla e infektimeve dhe vdekjeve me koronavirus po shënon sërish rritje në Evropë. Rusia, Ukraina dhe Rumania janë duke regjistruar shkallën më të lartë të viktimave në kontinent, raporton agjencia e lajmeve AFP. Rreth 1,672,000 raste të reja janë regjsitruar në këtë kontinent në javën e kaluar, apo 239,000 raste në ditë. Kjo shifër përbën rritje për 18 për qind nga java paraprake dhe 60 për qind rritje nga muaji gusht dhe shtator, kur janë regjistruar rreth 150,000 raste të reja brenda ditës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ndalimi i mundshëm i "sportit ilegal" serb në Kosovë 

Klubet sportive që nuk janë pjesë e Federatave Nacionale të Kosovës janë të detyruar që të zbatojnë ligjet e Kosovës gjatë organizimit e aktiviteteve, ku parashihen edhe sanksionet ndaj personave, apo subjekteve nëse ligji nuk zbatohet. Kjo thuhet në komunikatën e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, i cili u mbledhë të martën për ti diskutuar rekomandimet, në bazë të të cilave Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarr vendim për ndalimin e aktiviteteve sportive. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Raporti i ri i OKB-së për emetimet konsiderohet "thirrje për veprim"

Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara, ka thënë se planet aktuale të shteteve për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë, e çojnë planetin në rrugë për rritje të temperaturës mesatare në 2.7 gradë Celsius në këtë shekull, çka përbën një tjetër paralajmërim të zymtë për klimën në botë. “Ky raport është një tjetër thirrje për veprim. Edhe sa na duhen? Dallimi në emetime është rezultat i dallimeve në udhëheqësi”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres më 26 tetor... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Çmimet e papërballueshme për nivelin e pagave 

Paga mujore që merr, Nexhmendin Ibrahimi, një qytetar nga Prishtina, nuk i mjafton për të siguruar furnizimin me ushqim.  Nga paga e tij, çdo muaj, ai ndanë 250 euro për shportën e konsumit. Por, në fillim të muajit tetor, kjo vlerë ka qenë e pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e familjes së tij gjashtë anëtarëshe. “Janë shtrenjtuar (produktet) jashtë mase, sepse ne nuk kemi standarde për të paguar një litër vaj dy euro, apo të paguajmë një bukë 50 centë. Unë megjithatë punoj, ka shumë njerëz që nuk punojnë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bizneset kundër rritjes së pagës minimale

Punëdhënësit në Maqedoninë e Veriut thonë se është e pamundur të ketë rritje të pagave në këtë kohë kur pjesa më e madhe e bizneseve luftojnë për të mbijetuar, duke nënvizuar se është e pakuptimtë që në fushatën e zgjedhjeve lokale të jepen premtime që i takojnë pushtetit qendror.   Këto reagime vijnë pas premtimit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, se nga 1 janari i vitit 2022 paga minimale do të rritet nga 15 mijë denar (250 euro) në 18 mijë denar (300 euro). Ai këto deklarata... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mblidhet përbërja e re parlamentare në Gjermani

Anëtarët e legjislaturës së re parlamentare në Gjermani, janë mbledhur të martën për herë të parë. Të 736 anëtarët e Bundestagut kanë zgjedhur Baerbel Bas si kryetare të re të Parlamentit. Bas është pjesë e Social-Demokratëve, parti, e cila në zgjedhjet e muajit të kaluar, ka dalë e para në zgjedhje. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka marrë pjesë në takim ndonëse nuk ka më mandatin e deputetes. Ajo është ulur në zonën e vizitorëve në Parlament. Më vonë, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Maqedonia e V. regjistron 10 viktima dhe 511 të infektuar me koronavirus

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të martën dhjetë viktima me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 511 persona të infektuar, njëherësh shifra më e lartë në tri javët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktimat janë, katër në Shkup (82, 79, 64, 51vjeç), dy në Kumanovë (81,49) dhe nga një në Manastir (71), Veles ( 75), Shtip (67) dhe Makedonska Kamenica (69). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital. Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre është në Shkup, 247 raste. Читать дальше...




Evropaelire.org 

Ullinjtë si lëndë djegëse: Zgjidhja e sirianëve për dimër

Sirianët i përdorin mbetjet e ullinjve për të prodhuar “birin”, një lëndë djegëse ekologjike, që përdoret për të ngrohur shtëpitë gjatë dimrit, si alternativë ndaj dizelit, të cilin shumë pak familje tani mund ta blejnë në provincën e Idlibit, në Siri. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Evropaelire.org 

Kosova regjistron 20 raste pozitive me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën janë regjistruar 20 raste me koronavirus, pas testimit të 2.072 mostrave. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 26 tetor, 31 persona janë shëruar derisa 427 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.975 persona kanë vdekur. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Lumezi kërkon rishqyrtimin e rastit të dhunimit të një të miture në Pejë

Kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar të martën nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehej që të rishqyrtojë rastin e përdhunimit të një të miture. Mediat në Kosovë kanë raportuar të hënën, më 25 tetor, se Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar të dyshuarin për përdhunim me tetë muaj e tetë ditë burgim. Mirëpo me vendimin e Lumezit, rasti i prokurores Lirije Morina do të rishqyrtohet, si dhe është kërkuar që të merren të gjitha veprimet e nevojshme... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Përfitimet nga një bazë amerikane në Kosovë

Një bazë e përhershme ushtarake e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Kosovë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë, dhe ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. Qeveria e Kosovës më 15 tetor njoftoi se i ka ofruar mundësinë Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se këtë ofertë ia ka paraqitur Nënsekretarit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ambasadori gjerman: Politizimi i sporteve nuk është kurrë ide e mirë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë të martën se politizimi i sporteve nuk është kurrë ide e mirë. Duke komentuar vendimin e fundit të autoriteteve serbe, që t’ia pamundësojnë pjesëmarrjen ekipit të Kosovës në Kampionatin Ndërkombëtar të Boksit, që po zhvillohet në Beograd, Rohde ka cituar reagimin e Bashkimin Evropian duke thënë se normalizimi afatgjatë i raporteve dhe pajtimi i qëndrueshëm mes shoqërive fillon me shkëmbimet intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike.... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Katër fëmijë migrantë mbyten në brigjet e Greqisë

Ministri i Migracionit i Greqisë tha se katër fëmijë kanë vdekur, pasi një gomone që transportonte migrantë nga brigjet e Turqisë, u fundos të martën pranë ishullit lindor grek, Kios. Notis Mitarachi tha se 22 persona janë nxjerrë të gjallë dhe se së paku një migrant është ende i zhdukur. “Me gjithë përpjekjet më të mira të rojës bregdetare, katër fëmijë - të gjithë nga mosha 3 deri në 14 vjeç - konfirmohen të vdekur”, shkroi Mitarachi në një postim në Twitter. Ai e akuzoi Turqinë për mosrespektim... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rritja e çmimeve, Kurti paralajmëron ndihmë për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria që udhëheq ai nuk mund të fajësohet për ngritjen e çmimeve në treg, pasi kjo, sipas tij, ka ndodhur si pasojë e disa faktorëve. Kurti tha se Qeveria e Kosovës po punon që, ditëve në vijim, të dalë me një pako masash, që u vijnë në ndihmë qytetarëve. Në një postim në Facebook, Kurti përmendi shkëputjen e zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë dhe rritjen globale të çmmit të energjisë si disa nga arsyet e inflacionit. Shkalla e inflacionit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pandemia sjell kufizime të reja dhe rritje çmimesh

Rritja e rasteve të infektimit dhe të vdekjes nga COVID-19 ka bërë që Rusia dhe vendet e Evropës Lindore të vendosin kufizime të reja; përpara samitit të liderëve të G20-ës në Itali, Organizata Botërore e Shëndetësisë po u kërkon vendeve të pasura të dhurojnë më shumë vaksina për vendet më të varfra, derisa çmimet po vazhdojnë të rriten si pasojë e pandemisë. (Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Bujar Tërstena)

Evropaelire.org 

Pakistani dhe Kina bëjnë thirrje për ndihma në Afganistan

Udhëheqësit e Pakistanit dhe Kinës i bënë apel të përbashkët komunitetit ndërkombëtar, për ndihmë urgjente humanitare dhe ekonomike në Afganistan. Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, diskutuan për situatën në Afganistan gjatë një bisede telefonike. Në deklaratën e lëshuar më pas, ata thanë se njerëzit atje kanë nevojë për ndihmë ndërkombëtare, që “do t’iu lehtësonte vuajtjet” dhe “do të parandalonte jostabilitetin”. Qeveritë perëndimore kanë ndërprerë fondet e ndihmave për Afganistanin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bullgaria me rekord viktimash dhe rastesh me koronavirus

Bullgaria raportoi të martën shifra rekorde të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus. Sipas të dhënave zyrtare, 243 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa 5,863 janë infektuar. Pandemia në Bullgari, vendin me normën më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian, ka marrë gjithsej 23,316 jetë njerëzish. Vetëm 24 për qind e popullsisë së rritur bullgare është vaksinuar plotësisht, krahasuar me mesataren e BE-së prej 74 për qind. Vaksinimi ka nisur të rritet qysh të enjten e kaluar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Kosovë arrestohen pesë të dyshuar për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz”. Në një komunikatë të lëshuar për media thuhet se policia në Pejë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka nisur hetimet pas raportimit të një rasti nga një grua kosovare, e cila ka qenë viktimë. Në mesin e të arrestuarve janë tre burra dhe dy gra. “Lidhur me këtë rast, viktima e trafikimit është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, si dhe mbrojtësit të viktimave”, thuhet në deklaratë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Australia zotohet se do t’i ulë emetimet e karbonit në zero

Një nga ndotësit më të kritikuar në botë, Australia, premtoi se do t'i ulë në zero emetimet e karbonit deri në vitin 2050. Zotimin e bëri kryeministri i këtij vendi, Scott Morrison. Ai tha se Australia ka plan për të zvogëluar emetimet, porse ai nuk përfshin mbylljen e sektorëve që përdorin lëndë djegëse fosile, e që shkaktojnë ndotje të mëdha. “Ne nuk do të marrim mësime nga të tjerët që nuk e kuptojnë Australinë. Mënyra australiane ka të bëjë me atë se si bëhet dhe jo a bëhet... Ka të bëjë me realizimin e saj”, tha Morrison. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Facebook heq një video të presidentit brazilian për vaksinat

Facebook ka hequr një video, në të cilën presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka  folur për një lidhje të supozuar midis vaksinave kundër koronavirusit dhe sëmundjes së AIDS-it. Rrjeti social tha se videoja i ka shkelur politikat e tij për vaksinat. “Politikat tona nuk i lejojnë pretendimet se vaksinat kundër koronavirusit vrasin ose i dëmtojnë seriozisht njerëzit”, tha Facebook në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve AP. Videoja u hoq edhe nga platforma e Facebook-ut, Instagram. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tesla kalon vlerën prej një trilion dollarësh në treg

Kompania amerikane për prodhimin e makinave elektrike, Tesla, tejkaloi vlerën prej një trilion dollarësh në treg. Aksionet e saj u rritën për 12.6%, pas arritjes së një marrëveshjeje për t’i shitur 100,000 automjete firmës së makinave me qira, Hertz. Hertz do të paguajë 4.2 miliardë dollarë për 100,000 makina Model 3s, gjatë 14 muajve të ardhshëm. “Automjetet elektrike tani janë të zakonshme dhe ne kemi filluar të shohim rritje të kërkesës dhe interesit global”, tha shefi i përkohshëm i Hertz-it, Mark Fields. Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Задержанный кум экс-замминистра обороны Иванова владел землей за 130 млн руб

Эстафета поколений и победителей. В Ульяновске отметили юбилейный праздник спорта

Когда в 2024 году Страстная неделя, церковные и народные традиции на этот период

Актер Бурак Озчивит приехал в Москву на съемки

Музыкальные новости

В "Локомотиве" иронично отреагировали на ничью в матче ЦСКА со "Спартаком"

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию

Спецвыпуск журнала «Стратегии развития» посвященный героям Великой Отечественной войны и Специальной военной операции

Новости России

Пожарные отметили профессиональный праздник в Орехово-Зуеве

В Москве появились новые электровелосипеды улучшенной модели 2.0

Песков: РФ в случае изъятия ее активов будет бесконечно отстаивать свои интересы

В лесу в ТиНАО обнаружен человеческий скелет

Экология в России и мире

Токсиколог Кутушов рассказал почему возникает похмелье

Юные керамисты школы №2120 выиграли три Гран-при конкурса «Мир дому твоему!»

Отдых во имя открытий

Отец из Панамы, школьная любовь и любимая еда: Елена Борщёва раскрыла все тайны на шоу ТВ-3 «Вкусно с Анфисой Чеховой»

Спорт в России и мире

Кто отец Дианы Джокович?

Потапова проиграла Фернандес во втором круге турнира WTA в Мадриде

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде

Шикарный и практичный стиль Елены Джокович из базовых вещей

Moscow.media

«1418»: выставка секции «Арт-фото» ТСХР в зале «Лаврушинский`15»

ТСД SAOTRON RT-T50: высокопроизводительный терминал сбора данных промышленного класса

Мост в Лыткарино готовят к укладке асфальта

"Банда четырех" против демократии











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Россия будет стремиться преодолеть любые санкции ...

Когда в 2024 году Страстная неделя, церковные и народные традиции на этот период

Латвия: подорвёт ли Байба Браже заложенную Кришьянисом Кариньшем мину?

Певец Михайлов заявил, что родители предлагали продать свою квартиру ради его клипа