Мы в Telegram
Добавить новость

Подмосковный врач рассказала молодым мамам, когда вводить прикорм

В Москве задержали блогера, оскорблявшего участников СВО во время стрима

Пожар в Москве унес жизнь пожилой женщины

Стали известны составы "Балтики" и "Спартака" на матч Кубка России

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Bizneset kundër rritjes së pagës minimale

Bizneset kundër rritjes së pagës minimale

Punëdhënësit në Maqedoninë e Veriut thonë se është e pamundur të ketë rritje të pagave në këtë kohë kur pjesa më e madhe e bizneseve luftojnë për të mbijetuar, duke nënvizuar se është e pakuptimtë që në fushatën e zgjedhjeve lokale të jepen premtime që i takojnë pushtetit qendror.  

Këto reagime vijnë pas premtimit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, se nga 1 janari i vitit 2022 paga minimale do të rritet nga 15 mijë denar (250 euro) në 18 mijë denar (300 euro). Ai këto deklarata i bëri gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.  

Ai e ka arsyetuar rritjen e pagës minimale me rimëkëmbjen e ekonomisë, përkatësisht, siç ka theksuar, "lëvizjen e ekonomisë në binarë të duhur". 

Punëdhënësit :  E pamundur rritja e pagës

Afaristi, Angel Dimitrov, pjesë e Organizatës së Punëdhënësve në Maqedoninë e Veriut thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se paga minimale duhet të rritet në bazë të ligjit dhe parametrave ekonomikë dhe jo përmes vendimeve politike. 

“Rritja eventuale e pagës minimale në 18 mijë denarë, jo vetëm për shkak të rritjes së kostos do të çoj në uljen e numrit  të vendeve të  punës, por gjithashtu do të demotivoj punëtorët më të mirë të cilët do të marrin pagë të njëjtë me ata që kontribuojnë më pak në kompanitë e caktuara", tha ai, duke shtuar se rritja e pagës minimale në këto rrethana në të cilat ndodhet ekonomia e vendit do të ketë më shumë pasoja negative sesa pozitive.  

"Megjithëse duhet pranuar se paga minimale mund të rritet nëse kështu vendos Qeveria dhe Parlamenti, por në këtë rast, e përsëris, kjo rritje do të ishte politike”, thotë Dimevski. 

Rritja e pagës minimale bazohet në produktivitet

Ndërkaq, Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore thotë për REL-in se nuk është reale të pritet rritje e pagës minimale në momentin kur kemi rritje të shkallës së inflacionit dhe veçanërisht në kushte kur kompanitë janë të detyruara të kërkojnë kredi shtesë për të shlyer borxhet. 

“Ne jemi Oda Ekonomike  e vetme që kemi kërkuar rritjen e pagës minimale, mirëpo gjithmonë kemi theksuar se ajo duhet të jetë në përputhje me produktivitetin e punonjësve", thotë ai. 

Sipas tij, nuk mund të intervenohet në mënyrë të vazhdueshme te punëdhënësit që të rrisin pagat dhe nga ana tjetër askush të mos kërkojë përgjegjësi sa i takon produktivitetit të punëtorëve.  

"Çka mund të bëjë Qeveria në këtë drejtim?. Ajo duhet të përkrahë programe të ndryshme për ngritjen profesionale të punëtorëve.  Të njoh harxhimet e kompanive për ngritjen e kapaciteteve. Kjo mund të rrit produktivitin dhe me këtë paralelisht edhe rritjen e pagave”, thotë Iseni.  

Por, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut  thonë se më shumë se 10 muaj kanë kërkuar që paga minimale të jetë të paktën 60 për qind nga paga mesatare në vend.  

Aktualisht paga minimale në Maqedoninë e Veriut është 15 mijë e denarë, që përbën 53 për qind  të pagës mesatare e cila në bazë të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave gjatë muajit shtator ka arritur vlerën prej 28 mijë e 642 denarë. 

Në Maqedoninë e Veriut mbi 70 mijë qytetarë marrin pagë minimale përkatësisht mbi 10 për qind e të punësuarve në Maqedoninë e Veriut. 

Nga Lidhja e Sindikatave kanë bërë të ditur se paga minimale duhet  të  harmonizohet në bazë të tri parametrave dhe atë: një të tretës së rritjes së pagës mesatare të paguar, një të tretës së rritjes së indeksit së harxhimeve të jetesës dhe një të tretës së rritjes reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin paraprak, sipas të dhënave të Entit të Statistikës. 

Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave thotë se pagat minimale që marrin punonjësit në shumë kompani duhet të pësojë rritje për shkak të rritjes së kostos së jetesës. 

“Paga minimale duhet të rritet pasi siç e shihni janë rritur çmimet e shumë produkteve në dyqanet me pakicë, është rritur dhe kostoja e shërbimeve", thotë ai. 

Banka Botërore së fundmi ka dalë me parashikim të zhvillimit ekonomik në vlerë prej 4.6 për qind kundrejt parashikimeve në pranverë për një zhvillim prej 3.6 për qind në atë kohë. 

Megjithatë nga Banka Botërore thonë se realizimi i parashikimeve do të varet nga dinamika e vaksinimit nga e cila kryekëput varet dhe edhe hapja e ekonomisë nga ngërçet që i ka shkaktuar pandemia e koronovirusit të ri. 

Më herët, ministri i Financave i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi, në një konferencë për media në kuadër të prezantimit të panit për rritje të përshpejtuar ekonomike  ka  theksuar se gjatë pesë vjetëve të ardhshme synim i Qeverisë mbetet rritja ekonomike deri në 5 për qind e Bruto Prodhimit Vendor.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Дмитрий Бикбаев готовит премьеру театрального проекта, основанного на личных переживаниях

Подмосковный врач рассказала молодым мамам, когда вводить прикорм

Пожар в Москве унес жизнь пожилой женщины

Музей архитектуры представил программу к акции «Ночь музеев»

Музыкальные новости

В Пушкинский день театр кукол «Ульгэр» выступил в райцентре Ресрублики Бурятия: Россия и Культура, Дети

"Динамо" обыграло "Балтику", дважды забив в компенсированное время

Никакой магии! В спортивном прогнозировании не бывает безусловных выигрышных стратегий

Новые городские проекты в сотрудничестве с парком Юрия Лужкова готовит Фонд Юрия Лужкова

Новости России

«Достоверно известно»: кардиолог Бокерия назвал лучший способ оздоровления

Актриса Равшана Куркова показала кадры с дочкой от мужчины, которого скрывает

Стали известны составы "Балтики" и "Спартака" на матч Кубка России

Раскрыты схемы арестованного кадровика Минобороны Кузнецова и бизнесмена из Краснодара Лёвы Мартиросяна

Экология в России и мире

Участники Всероссийской олимпиады школьников по математике выбрали Marins Park Hotel Нижний Новгород

Работники сервисного локомотивного депо (СЛД) «Чернышевск» филиала «Забайкальский» ООО «ЛокоТех-Сервис» заняли призовые места в соревнованиях Роспрофжел «Мы вместе»

Оксана Федорова представила на выставке-форуме «Россия» премьеру фильма «Петербург Шаляпина и Рахманинова»

10 полезных продуктов для сердца

Спорт в России и мире

Новак Джокович низко оценил свою готовность к «Ролан Гаррос» и Олимпиаде-2024

Азаренко вышла в 1/16 финала турнира WTA-1000 в Риме

Медведев рассказал, как ударился головой перед матчем с Уиллисом на Уимблдоне в 2016 году

Медведев с трудом одолел 121-ю ракетку мира на турнире в Риме

Moscow.media

Портативный ТСД корпоративного класса Saotron RT-T70

Артисту оркестра ОМОН «Авангард» ГУ Росгвардии по г. Москве Алексею Огурцову присвоено звание «Почетный деятель искусств города Москвы»

Объем российского ИТ-рынка в 2023 году вырос на 23% и составил 2 466 600 млн рублей

Столичные сотрудники росгвардии задержали нетрезвого водителя











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Подмосковный врач рассказала молодым мамам, когда вводить прикорм

Зубы мудрости: когда их пора удалять и как облегчить восстановление

СМИ раскрыли причины смерти журналиста Кононенко

Пожар в Москве унес жизнь пожилой женщины