25 и 26 апреля в Рязани пройдет конференция «Аэрокосмическая инновационная долина: развитие инфраструктуры и поддержка высокотехнологичных компаний»

«В России игр нет»: вышел иностранный документальный фильм о Валиевой и «Самбо-70»

Быстрое и качественное преодоление алкогольной зависимости возможно

Трёшка в ипотеку и подполковник в метро: Политолог рассказала о "бедных" замах министерств

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Октябрь
2021

Новости за 13.10.2021

Evropaelire.org 

Putin: Përfshirja e SHBA-së në Afganistan rezultoi me tragjedi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë injoruar historinë dhe kulturën e Afganistanit kur e kanë pushtuar këtë vend, teksa ka folur për atë që e ka konsideruar tragjedi në këtë shtet. Putin ka folur më 13 tetor në një forum të energjisë në Moskë, vetëm disa ditë para se Moska të mirëpresë anëtarë të Qeverisë së udhëhequr nga talibanët, për të biseduar rreth të ardhmes së Afganistanit. “Liria dhe demokracia nuk mund të ndahen nga kultura dhe traditat e një popullate”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Raportohet për viktima në Norvegji pas sulmit me hark dhe shigjetë

Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagour në Norvegji, pasi një person ka përdorur hark dhe shigetë për t’i sulmuar ata. Policia ka njoftuar se incidenti ka ndodhur në qytezën Kongsberg në jugperëndim të kryeqytetit Oslo, në orët e pasdites të së mërkurës. Shefi Oeyvind Aas, ka thënë se i dyshuari është zënë dhe duket se ka vepruar vetëm. Zyrtarët nuk kanë konfirmuar numrin e viktimave, mirëpo mediat lokale kanë raportuar për katër viktima. Policia do të hetojë nëse ka qenë vepër terroriste, ka thënë një zëdhëns. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA bën thirrje për qetësi pas aksionit të Policisë së Kosovës

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për qetësi, pas zhvillimeve të 13 tetorit në Kosovë. “Ne do të vazhdojmë të punojmë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n për t’iu ndihmuar të gjitha palëve që të arrijnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve dhe ulje të tensioneve”, është thënë në përgjigje. Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor kundër kontrabandës në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut më 13 tetor. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kthehet dhuna në veri

Policë e qytetarë janë lënduar ndërsa gazetarë shqiptarë e serbë kanë qenë cak i sulmeve gjatë një proteste të serbëve lokalë ndaj aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, që është zhvilluar më 13 tetor në disa qytete të Kosovës. Tetë persona janë arrestuar ndërsa dhjetë të tjerë janë në kërkim.

Evropaelire.org 

Tërhiqen bllokadat në Mitrovicë të Veriut dhe Rudarë

Bllokadat e vendosura në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë, përkatësisht në vendbanimin në Rudarë, në Komunën e Zveçanit si dhe ato të vendosura në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, janë tërhequr në orët e mbrëmjes të së mërkurës. Këto bllokada janë vendosur më herët gjatë 13 tetorit nga serbët lokalë në shenjë pakënaqësie ndaj aksionit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave. Aksioni është zhvilluar në disa qytete të Kosovës, përfshirë ato në veri. Deri më tani... Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE-ja prezanton planin për të lehtësuar krizën e energjisë në Evropë

Komisioni Evropian ka prezantuar të mërkurën një paketë masash, me qëllim të lehtësimit të krizës me çmime të gazit, të cilat mund të rriten si asnjëherë më parë në Evropë. Në mesin e propozimeve ka qenë blerja e përbashkët e karburanteve për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe zvogëlimi i takasvae. Çmimet e energjisë kanë prekur nivele rekorde për arsye të ndryshme, përfshirë kërkesën e madhe për gaz natyror, teksa ekonomitë rimëkëmben nga pandemia e koronavirusit. Komisioni Evropian... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Masat e reja kundër COVID-19, pas zgjedhjeve

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thonë se zgjedhjet lokale, që mbahen më 17 tetor, nuk do ta rrezikojnë jetën e qytetarëve nëse respektohen masat kundër koronavirusit. Sipas protokolleve për parandalimin e COVID-19, që janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje infektive, duhet që vazhdimisht të dezinfektohen dhe ajrosen hapësirat ku qytetarët do të votojnë. Sipas këtyre rekomandimeve, qytetarët gjatë procesit të votimit duhet të mbajnë masë dhe distancë fizike. Читать дальше...

Evropaelire.org 

AGK dënon sulmin kundër ekipit të REL-it në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmin ndaj një ekipi të gazetarëve të Radios Evropa e Lirë në veri të Kosovës më 13 tetor, kur Policia dhe Dogana e Kosovës kanë kryer një aksion kundër kontrabandimit të mallrave në disa qytete të Kosovës. Në një reagim në rrjetin social, Facebook, AGK u ka kërkuar organeve të rendit që të kujdesen për sigurinë e gazetarëve në veri të Kosovës. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është pamundësuar nga një numër protestuesish në Rudarë të Zveçanit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Osmani: BE-ja t'u qëndrojë besnike vlerave për sundim të ligjit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se aksioni i 13 tetorit i Policisë dhe Doganës së Kosovës kishte për cak persona të etnive të ndryshme, që sipas saj të përbashkët kishin kontrabandën dhe krimin e organizuar. Presidentja Osmani kërkoi po ashtu që ky aksion të mos quhet "aksion në veri" dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian, që t'u qëndrojë besnike vlerave të saj. “Lufta ndaj krimit të organizuar nuk e ka siglën e përkatësisë etnike, por siglën e përkatësisë në grupe kriminale. Kushdo që tenton ta paraqesë ndryshe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

NATO për REL: Aksioni në veri, veprim për vendosjen e ligjit

Aleanca veri-atlantike, NATO, e sheh operacionin e Policisë së Kosovës më 13 tetor kundër kontrabandimit të mallrave si, “veprim për vendosjen e ligjit” dhe thotë se misioni i KFOR-it në Kosovë është në komunikim me autoritetet relevante. Një zyrtar i NATO- ka thënë se “Policia e Kosovës është duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit përgjatë Kosovës” dhe se “misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja është në komunikim të pandërprerë me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vuçiq në takim me serbët e Kosovës: Jemi me ju

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vizituar të mërkurën qytetin e Rashkës, ku është takuar me përfaqësues politikë serbë nga Kosova. Takimi është mbajtur në kazermën lokale, ndërsa të pranishmit kanë përfshirë  zyrtarë të partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, por edhe përfaqësues të ushtrisë së Serbisë, si dhe qytetarë serbë nga Kosova. Këta të fundit, siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, kanë folur për shqetësimet e tyre, kanë kërkuar mbrojtje nga Serbia... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Sveçla: Aksioni policor nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë të mërkurën se aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovë kundër kontrabandimit të mallrave, është pjesë e luftës së autoriteteve të Kosovës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal. Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar për shtet stabil dhe funksional dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe as mburojë e krimit. “Aksioni i sotëm në katër rajone rezultoi i suksesshëm në konfiskimin e mallrave dhe arrestimin e personve të përfshirë në kontrabandim e tyre. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ekipi i REL-it sulmohet në veri

Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është pamundësuar puna të mërkurën, më 13 tetor, nga një numër protestuesish në Rudarë të Zveçanit. Me të hyrë në Rudarë, vetura me të cilën po udhëtonte ekipi i Radios Evropa e Lirë, është ndaluar dhe është rrethuar nga rreth 50 persona, të cilët kanë kërkuar që të mos xhirohen. Në tentim për ta marrë kamerën, e kanë dëmtuar atë dhe makinën taxi, me të cilën ishte duke udhëtuar ekipi. Ekipi ka arritur të largohet nga turma pa u lënduar. Ekipi i REL-it po udhëtonte në magjistralen Prishtinë-Rashkë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova regjistron një viktimë dhe 29 raste me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën është regjistruar një viktimë me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 29 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 2.526 mostrave. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 13 tetor, 36 persona janë shëruar derisa mbi 1.043 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Putin: Rusia është e gatshme të rrisë eksportin e gazit

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të mërkurën se, Moska është “e gatshme” të rrisë eksportin e gazit, ndërkohë që disa vende në Evropë e akuzojnë Moskën se me qëllim nuk po rrit furnizimet teksa kontinenti po përballet me krizë të gazit. “Nëse na kërkojnë që të rrisim më shumë furnizimet, ne jemi të gatshëm të veprojmë ashtu. Ne i rrisim furnizimet aq sa na e kërkojnë partnerët tanë”, ka thënë Putin në një forum për energji në Moskë. Putin ka thënë po ashtu se Rusia mëton të bëhet neutrale në karbon deri më 2060. Читать дальше...

Evropaelire.org 

AGK: Në veri janë sulmuar gazetarë shqiptarë e serbë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka ngritur shqetësime në lidhje me, siç ka thënë, mjedisin e rëndë dhë të pasigurt të punës së gazetarëve të cilët po mbulonin ngjarjet që ndodhën ditën e mërkurë (13 tetor) në veri të Kosovës. AGK-ja thotë se sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë. “Ndërkohë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE-ja kërkon ndaljen e menjëhershme të tensioneve në veri

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë dhe se BE-ja është në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin për situatën e krijuar. “Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”, thotë Borrell përmes një postimi në Twitter, duke shtuar se të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bllokohet rruga në Rudarë

Rruga magjistrale Prishtinë-Rashkë është bllokuar nga ana e banorëve lokalë në shenjë kundërshtimi për aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës i cili u zhvillua të mërkurën në disa komuna të Kosovës përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në veriun e Kosovës thonë se serbët lokalë bllokuan rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë në vendbanimin Rudarë në komunën e Zveçanit. Sipas raportimeve rreth 200 qytetarë u mblodhën në këtë lokacion dhe aty u vendosën disa kamionë në rrugë në shenjë proteste. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bllokada në Mitrovicë të Veriut pas aksionit kundër kontrabandës

Në Mitrovicë të Veriut kamionët u vendosën në një prej rrugëve që e lidh këtë komunë me komunën jugore. Qytetarët më 13 tetor kundërshtuan një aksion të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës. Autoritetet njoftuan për të lënduar dhe të arrestuar.

Evropaelire.org 

Gjashtë zyrtarë të policisë janë lënduar gjatë aksionit në veri, thotë Policia

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se aksioni kundër kontrabandës i zhvilluar të mërkurën (13 tetor) ka përfunduar dhe se i njëjti është është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë Veriut, sipas policisë, grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Përleshja mes protestuesve dhe Policisë në Mitrovicë të Veriut

Banorët lokalë në Mitrovicë të Veriut më 13 tetor kundërshtuan një aksion të kontrabandës të Policisë dhe Doganës së Kosovës. Policia njoftoi se deri në mesditën e 13 tetorit, gjashtë zyrtarë policorë u lënduan dhe tetë persona u arrestuan.

Evropaelire.org 

Sindromi i Havanës edhe në ambasadën amerikane në Kolumbi

Disa ditë para vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Kolumbi, zyrtarët amerikanë po hetojnë rastet e mundshme me sëmundjen Sindromi Havanës në këtë vend, raportojnë mediat amerikane. Stafi i ambasadës amerikane në Bogota mund të jetë prekur nga sëmundja misterioze, e cila shkakton një tingull të fuqishëm në vesh, lodhje dhe marramendje. Për herë të parë rastet e tilla janë raportuar në Kubë në vitin 2016, dhe që nga ajo kohë diplomatët amerikanë në të gjithë botën kanë raportuar për raste të sindromës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kurti: Kontrabandën do ta parandalojmë  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se aksioni në disa lokacione të Kosovës, përfshirë edhe në veri të vendit, kundër kontrabandës ka përfunduar, duke u zotuar se “kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë”. Ai bëri thirrje që qytetarët të mos “bien pre” e disa raportimeve të “disa mediave në Serbi”, që sipas tij duan ta politizojnë dhe etnizojnë këtë aksion. “Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bërnabiq kërkon reagimin e bashkësisë ndërkombëtare pas aksionit në veri

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë teksa Policia dhe Dogana e Kosovës njoftuan se po zhvillojnë aksion kundër kontrabandës në disa lokacione, përfshirë edhe komunat në veri të vendit. “I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin (v.j. kryeministrin e Kosovës) Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës largohet nga Zveçani

Policia e Kosovës më 13 tetor u largua nga komuna e Zveçanit, pasi zhvilloi një aksion kundër kontrabandës së mallrave. Serbët lokalë të kësaj komune kundërshtuan këtë aksion policor. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese kundër protestuesve.


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Ru24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Ru24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Ru24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

В Красноярске спустя 20 лет раскрыли убийство беременной женщины

Мэр рассказал о ходе благоустройства на западе города

Рябков: потенциальные ядерные объекты в Польше станут военной целью РФ

Солнечная энергия Орловщины все еще в «стадии реализации»

Музыкальные новости

Отец азербайджанца вдруг забыл русский язык, и потребовал переводчика. Что известно о дерзком преступлении – убийctве байкера в Москве?

Случай на концерте Metallica в России

Собянин: В поликлиниках Москвы внедрят расшифровку рентген-исследований через ИИ

Гол Мартыновича помог «Рубину» сенсационно обыграть футболистов «Зенита»

Новости России

Владимир Головнев предложил улучшить налогообложение для бизнеса

«В России игр нет»: вышел иностранный документальный фильм о Валиевой и «Самбо-70»

Россия наложила вето на проект резолюции США и Японии по ЯО в космосе

Арестованный замминистра обороны РФ Иванов оценил свое моральное состояние в СИЗО

Экология в России и мире

Публичная и тайная жизнь одного из самых ярких российских адвокатов XIX века в новом историческом детективе “Плевако”

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Работники филиала «Северный» ООО «ЛокоТех-Сервис» активно участвуют в донорском движении

Всероссийский субботник пройдет на территории сервисного локомотивного депо «Москва-Сортировочная» 27 апреля!

Спорт в России и мире

Россиянин Сафиуллин потерял четыре места в рейтинге ATP

Потапова всухую обыграла Шнайдер в 1-м круге турнира в Мадриде

Теннисистка Касаткина заявила, что скучает по России, но пока не может приехать

Кудерметова выиграла турнир WTA в Штутгарте в парном разряде

Moscow.media

В Якутии планируют построить автодорогу от Ленска в сторону Иркутской области

«Байкал Сервис» вдвое увеличил объемы отправок грузов на маркетплейсы

MONT и «Инновационные Технологии в Бизнесе» помогут усилить киберзащиту заказчиков

Heroje H288BW- портативный сканер штрих-кодов с интерфейсом Bluetooth











Топ новостей на этот час

Rss.plus






«Русские „ограбили“ нас». ЦСКА обвинили в подкупе судей 19 лет назад

Быстрое и качественное преодоление алкогольной зависимости возможно

Солнечная энергия Орловщины все еще в «стадии реализации»

В Красноярске спустя 20 лет раскрыли убийство беременной женщины