Tre filma nga Kosova, që ishin në garë në Festivalin e Filmit në Sarajevë (SFF), kanë fituar çmime. Çmimi “Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mirë e fituan aktoret e filmit “Luaneshat e Kodrës”: Flaka Latifi, Era Balaj dhe Urata Shabani. Çmimi për promovimin e barazisë gjinore iu dha Norika Sefës për filmin “Në kërkim të Venerës”. Ndërkaq, mirënjohja e veçantë e jurisë iu nda filmit “Pa vend” me regji nga Samir Karahoda. Në ceremoninë solemne të festivalit, që u mbajt të enjten, më 19 gusht... Читать дальше...
Zyrtarët iranianë po i bëjnë me kujdes llogaritjet e tyre sa i takon situatës së re në Afganistan. Marrja e shpejt e kontrollit të këtij vendi, nga ana e talibanëve, ka ngritur shqetësimet për një sërë çështjes përfshirë paqëndrueshmërinë e këtij vendi, fluksin e mundshëm të refugjatëve dhe krijimin e një baze të grupeve ekstremiste si Shteti Islamik (IS) në fqinjin lindor të Iranit. Në vitet e fundit, Teherani kishte kultivuar lidhje të afërta me talibanët, përfaqësuesit e të cilëve e kanë vizituar Iranin. Читать дальше...
Avionët luftarakë amerikanë kanë fluturuar mbi Kabul për të ofruar siguri për operacionet e evakuimit që po zhvillohen në kryeqytetin afgan, tha Pentagoni më 19 gusht. Avionët e armatosur nuk kanë kryer “fluturime të ulëta” mbi qytet, por ka kryer operacione “mbikëqyrëse”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Gjeneralmajori i ushtrisë amerikane, William Taylor tha se dhjetëra porta të aeroportit në Kabul tani janë të hapura dhe deri më tani, rreth 7.000 persona janë evakuuar. Ai tha se tani... Читать дальше...
Disa ditë para ardhjes së muzikantit, Goran Bregoviq në Festën e Birrës në Korçë, posterët me fytyrën e tij janë bërë me ngjyrë të zezë në disa rrugë të Tiranës në Shqipëri. Ende nuk dihet se kush i dëmtojë këta posterë, por debati për dhe kundër pjesëmarrjes së tij në këtë festë vazhdon.
Lulije Qafleshi nga Prishtina, 57 vjeçe, është shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë, që prej 12 ditësh, pasi u infektua me koronavirus. Gjendja klinike e saj gjatë kësaj kohe ishte e rëndë. Ajo tha se ishte në pritje të marrjes së vaksinës kur u infektua me COVID-19. Tani ajo bën thirrje për vaksinim. “Ju bëj apel të gjithëve që të vaksinohen sepse është rrezik shumë i madh pa vaksinë. Qe 12 ditë jam me terapi. Dje e kam marr veten sepse kam qenë në gjendje shumë të rëndë”, thotë ajo. Читать дальше...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të enjten (19 gusht) se të gjithë ata përfaqësues të serbëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të Kosovës, të caktuara për 17 tetor dhe që nuk janë pjesë e Listës Serbe, nuk do të kenë mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe të shtetit të Serbisë. Ai ka shprehur mendimin se të gjithë ata që nuk janë me Listën Serbe, nuk do ta marrin besimin e popullit. “Ne do të dalim (në zgjedhjet lokale të Kosovës) si të bashkuar, sepse ata që nuk janë të bashkuar... Читать дальше...
Britania, Franca dhe Gjermania – tri shtetet nënshkruese të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore – kanë shprehur shqetësim të thellë mbi raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që thotë se Teherani ka rritur prodhimin e metalit të uraniumit dhe ka rritur në përgjithësi pasurimin e uraniumit, që paraqet shkelje të marrëveshjes. “Ne, qeveritë e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar me shqetësim të thellë kemi parë raportimin e fundit të Agjencisë... Читать дальше...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se ai nuk beson se talibanët kanë ndryshuar dhe se, sipas tij, ata tani po kalojnë nëpër një “krizë ekzistenciale” lidhur me atë nëse duan legjitimitet në skenën botërore pasi morën pushtetin në Afganistan. Kur u pyet gjatë intervistës për ABC – që u transmetua më 19 gusht – se nëse ai beson që talibanët kanë ndryshuar, presidenti Biden u përgjigj: “Jo”. “Mendoj se ata po kalojnë nëpër një krizë ekzistenciale lidhur me atë nëse duan që të njihen... Читать дальше...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të enjten është takuar me përfaqësues të tri organizatave të Kombeve të Bashkuara, me të cilët ka diskutuar lidhur me përgatitjet që po bën Kosova për të strehuar qytetarët nga Afganistani, të cilët kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara. Gjatë takimit me koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për zhvillim, Ulrika Richardson, Erol Arduc nga Agjencia për Refugjatë (UNHCR) dhe Anna Rostocka nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Osmani tha se strehimi... Читать дальше...
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë këtë javë në Kosovë një kontingjent prej 35.100 vaksinash kundër COVID-19, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Ai tha se vaksinat dërgohen përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë. Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerjeje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të kësaj vere. Читать дальше...
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë më 19 gusht nuk ka pasur më asnjë shtrat të lirë. Aty janë të hospitalizuar mbi 110 pacientë me COVID-19. Rreth 90 për qind e pacientëve janë me oksigjeno-terapi.
Përvjetori i njëzetë i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shënohet në kohën kur talibanët, aleatë të Al-Kaidas, janë kthyer në pushtet në Afganistanin tashmë të kapluar nga kaosi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se tetë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 2.236 raste me COVID-19, që është një rekord i ri sa i përket infektimeve ditore me koronavirus. Viktimat ishin nga Komuna e Prishtinës, Vitisë, Istogut, Prizrenit, Zubin Potokut, Pejës, Dragashit dhe Mitrovicës. Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të mostrave të 11.373, që i bie rreth 20 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me koronavirus. Sipas njoftimit, në grupmoshën 20-29 vjeç kanë dalë pozitivë 569 persona... Читать дальше...
Forcat kufitare në Greqi janë në gjendje gatishmërie me qëllim që të parandalohet një krizë migrantësh, siç ndodhi më 2015, tha Qeveria greke të enjten. Këto deklarata të zëdhënësit të Qeverisë së Greqisë vijnë teksa pushtetin në Afganistan e kanë marrë talibanët. Greqia ishte në vijën e parë të krizës me migrantë në Evropë më 2015, kur pothuajse një milion persona, që ikën nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan, arritën në ishujt grekë. Për dallim nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian... Читать дальше...
Në Afganistan është raportuar për viktima gjatë shënimit të Ditës së Pavarësisë më 19 gusht. Tubimet u shndërruan në protesta dhe afganët valëvitën flamurin kombëtar në rrugët e disa qyteteve. Një dëshmitar i tha agjencisë Reuters më 19 gusht se luftëtarët talibanë qëlluan mbi demonstruesit duke vrarë disa njerëz në qytetin afgan të Asabadit. "Flamuri ynë, identiteti ynë", bërtiti një turmë burrash dhe grash që valëvitnin një flamur në kryeqytetin afgan, Kabul. Një ditë më parë ishte raportuar për tre të vrarë në Xhalalabad... Читать дальше...
Autoritetet zyrtare të Maqedonisë së Veriut, kanë bërë të ditur se gjatë ditës së premte (20 gusht), pritet të arrijë grupi i parë i qytetarëve nga Afganistani, duke theksuar se koha e saktë e arritjes së tyre, do të varet nga rrethanat në aeroportin e Kabulit. “Unë pres, nëse gjithçka shkon sipas planit dhe informacioneve që kam, nesër të arrijnë qytetarët e parë (nga Afganistani) po edhe gjatë fundjavës, për strehim këtu”, ka bërë të ditur të enjten në një konferencë për media kryeministri, Zoran Zaev. Читать дальше...
Në Kosovë është rritur numri i personave që po trajtohen me oksigjeno-terapi. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të enjten (19 gusht) se janë 470 pacientë që po trajtohen përmes kësaj metode derisa një ditë më herët ishte raportuar për 418. Në bazë të raportit ditor të SHSKUK-s, 626 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre 527 janë të konfirmuar pozitivë në COVID-19 ndërsa 26 janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Situata... Читать дальше...
Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një histori të gjatë rivaliteti në rajon mirëpo së fundi po lëvizin drejt një bashkëpunimi më të ngushtë. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha pas një takimi me një zyrtar të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe se, të dyja vendet kanë bërë përparim në përmirësimin e raporteve që mund të rezultojë me investime të mëdha në Turqi. Në periudhën e fundit, Ankaraja ka ndërmarrë veprime për të lehtësuar tensionet me disa fuqi arabe mbi konfliktin në Libi... Читать дальше...
Më 19 gusht, në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, u vetëvra një i paraburgosur i lindur më 1988. Autoritetet thanë se stafi ka ndërhyrë menjëherë dhe viktima, me iniciale Y.D “është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”. Për shkak të përdorimit të drogave dhe çrregullimeve mendore, viktima thuhet se ka qenë në trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. “Po ashtu gjithë kohën ka qenë nën përcjellje... Читать дальше...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë (MPJD) ka njoftuar se katër shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani. “Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Përveç evakuimit të shtetasve kosovarë që gjenden në Afganistan, Kosova pritet të pranojë edhe një numër të afganëve që kanë punuar me forcat amerikane,... Читать дальше...
Qeveria e Burkina Fasos ka njoftuar se xhihadistët e dyshuar kanë vrarë 47 persona, përfshirë 30 civilë, në një sulm ndaj një konvoji. Në incidentin që ndodhi të mërkurën u vranë 14 ushtarë dhe tre vullnetarë të forcave të sigurisë. Ushtarët dhe milicia ishin duke "ruajtur civilët që niseshin për në Arbinda", një qytet tjetër në veri të Burkinës, thuhej në njoftim. Në përleshje, forcat e sigurisë vranë 58 "terroristë". Sulmi ndodhi në rajonin e Gorgadjit, një zonë e njohur për incidente të tilla. Читать дальше...
Qeveritë e huaja po vazhdojnë evakuimin nga Afganistani të qytetarëve të tyre dhe afganëve që punuan me ta, por ka shqetësime në rritje se talibanët po bllokojnë rrugët për në aeroportin e Kabulit. Ato gjithashtu janë të shqetësuara se shënimi i ditës së pavarësisë së Afganistanit do të nxisë më shumë dhunë. Mijëra njerëz janë përpjekur të largohen nga Afganistani që kur militantët islamikë të linjës së ashpër e morën kontrollin e kryeqytetit Kabul më 15 gusht, duke bërë që të bie Qeveria e mbështetur nga Perëndimi. Читать дальше...
Një udhëheqës i lartë taliban i ka thënë agjencisë Reuters se roli i grave në Afganistan, përfshirë të drejtën e tyre për punë dhe arsimim dhe mënyrën se si duhet të vishen, do të vendoset përfundimisht nga një këshill dijetarësh islamikë. "Nëse vajzat do të lejohen ose jo të shkojnë në shkollë do të vendosin dijetarët tanë", tha Waheedullah Hashimi, i cili ka qasje në vendimmarrjen e grupit. "Ata do të vendosin nëse gratë duhet të mbajnë hixhab, burka, abaya apo tjerat. Kjo varet nga ata", ka thënë ai. Читать дальше...
Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje udhëheqësve botërorë që të mos udhëtojnë drejt Nju Jorkut në muajin shtator për takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri. SHBA-ja po i nxit ata që në vend të prezencës fizike deklaratat e tyre t’i bëjnë përmes videos. Misioni amerikan u ka dërguar 192 anëtarëve të tjerë të OKB-së një letër në të cilën gjithashtu bëhet thirrje që të gjitha takimet e tjera të... Читать дальше...
Shabnam Dawran, është një prezantuese lajmesh dhe një nga fytyrat më të njohura në Afganistan. Ajo dhe disa kolege të saj u pushuan nga puna duke iu thënë “shkoni në shtëpi”, disa orë pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit Kabul, më 15 gusht. Dy ditë më vonë në studion e Radio Televizionit të Afganistanit (RTA) vendin e saj e zuri një militant taliban i cili i lexonte me ton të ashpër deklaratat e udhëheqjes së grupit militant. Pranë tij ishte një flamur i talibanëve. "Unë dëshiroja të shkoja në punë kur sistemi ndryshoi. Читать дальше...