Мы в Telegram
Добавить новость

Два подмосковных проекта стали победителями конкурса спортпроектов «Ты в игре»

Адвокат: суд арестовал счета замминистра Тимура Иванова по делу о взятке

Байкер Хирург: соблюдение ПДД зависит от понимания человеком своей роли на дороге

В Петербурге чиновника лишили водительских прав за пьяное ДТП



World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Июль
2021

Новости за 08.07.2021

Evropaelire.org 

PE kërkon veprime ligjore ndaj Hungarisë për ligjin anti-LGBT

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për veprime ligjore ndaj Hungarisë për shkak të një ligji kontrovers që ndalon ekspozimin e përmbajtjes së homoseksualitetit te personat nën 18 vjeç. Eurodeputetët thanë se ligji shkel "vlerat, parimet dhe ligjet e BE-së". Parlamenti Evropian thotë se ligji paraqet edhe një shembull të “çmontimit gradual të të drejtave themelore në Hungari". Kryeministri Viktor Orban këmbëngul se ligji është një çështje e Hungarisë, jo e "burokratëve të Brukselit". Читать дальше...

Evropaelire.org 

Biden mbron vendimin për tërheqje nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se misioni ushtarak amerikan në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht. Të enjten (8 korrik), Biden, duke folur për tërheqjen e trupave amerikane pas gati 20 vjetësh, tha se "udhëheqësit afganë duhet të bashkohen dhe të drejtojnë vendin drejt një të ardhmeje". "Ne nuk shkuam në Afganistan për të shtet-ndërtim", tha presidenti amerikan. Sipas tij, ushtria amerikane ka "arritur" qëllimet e saj në këtë vend për të mposhtur Al-Kaidën dhe për të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

OBSH: Afrikën po e presin ditë të rënda të pandemisë

Kontinenti afrikan është përballur me javën më të rëndë të pandemisë, por më e keqja ende nuk ka ardhur, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). "Vala e tretë e pandemisë po lëviz me shpejtësi dhe vazhdon të fitojë terren të ri", tha më 8 korrik, Matshidiso Moeti, drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën. Që nga data 3 maj kur llogaritet se ka filluar vala e tretë e pandemisë në Afrikë, rastet me koronavirus po rriten. Gjatë javës së kaluar më shumë se 251,000 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në kontinent... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dy organizata kritikojnë veprimet kundër Dragica Gashiqit

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut kanë shprehur shqetësim në lidhje me rastin e Dragica Gashiqit dhe mohimin e të drejtës së saj për t'u kthyer në Gjakovë. Dragica Gashiq, më 6 qershor të këtij viti, është kthyer në Gjakovë, si personi i parë nga komuniteti serb që është kthyer në këtë qytet, pas luftës së vitit 1999, kur ajo ishte zhvendosur nga aty. Komuna e Gjakovës ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore të Gjakovës, me anë të së cilës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE-ja nuk do të pranojë kurrë dy shtete në Qipro, thotë von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të enjten (8 korrik) se Brukseli nuk do të "pranojë kurrë" zgjidhjen me dy shtete për Qipron. "E përsëris se kurrë nuk do të pranojmë një zgjidhje me dy shtete. Për këtë ne kemi vendosmëri dhe jemi të bashkuar", u tha von der Leyen gazetarëve pas takimit në Qipro me presidentin, Nicos Anastasiades. Qiproja është ndarë që nga viti 1974, kur Turqia pushtoi një pjesë të vendit. Veriu i kontrolluar nga Turqia shpalli pavarësinë më 1983, por njihet vetëm nga Ankaraja. Читать дальше...

Evropaelire.org 

“Do të vdes pa e varrosur djalin”

Shuhra Pashaliq vdiq pa e varrosur as një kockë të vetme të djalit të saj Muhamedit, i cili u vra në gjenocidin e kryer në Srebrenicë, në pjesën lindore të Bosnjë e Herzegovinës, në korrik të vitit 1995. Ajo priste që ta varroste Muhamedin së bashku me djalin e saj të dytë, Mehmedalijën, trupi i të cilit u zbulua më 2004. Me atë dëshirë vdiq, tregoi për Radion Evropa e Lirë, vajza e saj Samilla Pashaliq. “Iu lut Zotit që të gjente eshtrat e vëllait tjetër për ta varrosur sa ishte gjallë. Vetëm... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Izraeli dhe Jordania bien dakord për shitjen e ujit

Më 8 korrik, Izraeli dhe Jordania arritën një marrëveshje që shteti hebre të shesë një sasi të madhe të ujit në mbretëri si dhe të rriten eksportet jordaneze në Bregun Perëndimor. Që nga një marrëveshje paqeje e vitit 1994, bashkëpunimi për burimet e ujit ka qenë një çështje kyçe në raportet mes dy vendeve. Megjithatë, në vitet e fundit marrëdhëniet midis tyre ishin dobësuar. Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid dhe homologu i tij Ayman Safadi arritën marrëveshjen për shitjen e 50 milionë kub ujë nga ana e Izraelit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sponsorët e Tokio 2020 anulojnë stendat dhe ndejat

Sponsorët e Lojërave Olimpike në Japoni, po anulojnë ose po kthejnë mbrapsht kabinat dhe ngjarjet promovuese, të lidhura me Lojërat Olimpike Tokio 2020, të irrituar nga vendimet e “minutës së fundit” nga organizatorët dhe vonesa nëse do të lejohen spektatorët apo jo, thonë burimet e agjenicsë së lajmeve Reuters. Lëvizjet nga një mori kompanish, duke përfshirë kompanitë Canon, Tokio Marine & Nichido Fire Insurance dhe Ajinomoto, nxjerrin në pah situatën delikate për sponsorët, të cilët e kanë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Afganistani mund të përfshihet në luftë civile, paralajmëron gjenerali britanik

Kreu i forcave të armatosura të Britanisë së Madhe paralajmëroi se ekziston mundësia që Afganistani të përfshihet në një luftë civile derisa trupat e huaja po largohen. Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Nick Carter, tha se mund të ndodhë që pa praninë e forcave të huaja atje, pushteti afgan të rrëzohet. “Afganistani mund të përballet me një situatë siç ishte lufta civile në vitet 1990 dhe forcat e sigurisë mund të ndahen përgjatë vijave etnike, ose fisnore", tha Carter. Sipas tij... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vrasja e presidentit thellon kaosin në Haiti

Vrasja e presidentit të Haitit, Jovenel Moïse duket se ka thelluar kaosin në këtë shtet, teksa ka paqartësi se kush do të jetë pasardhësi i tij. Agjencia e lajmeve Associated Press sjellë një vështrim se si duket situata në Haiti. Kush ishte presidenti që u vra? Jovenel Moïse, 53 vjeç, ishte biznesmen dhe një politikan neofit që u betua në postin e presidentit të Haitit më 7 shkurt 2017. Ish-prodhuesi i bananeve, e kishte trashëguar një shtet në kaos – një shtet, ku për një vit nuk ishte zgjedhur ndonjë lider. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Një gazetar turk sulmohet jashtë shtëpisë së tij në Berlin

Gazetari turk, Erk Acarer, tha të enjten se është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Berlin të Gjermanisë. Ai tha se sulmuesit i thanë të ndalojë së shkruari. Acarer është një nga gazetarët kritikë të Ankarasë që jeton në mërgim. Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Twitter, gazetari turk tha se sulmi ndaj tij ndodhi, pasi tre sulmues të armatosur i zunë pritën në oborrin e ndërtesës ku banon, raporton AFP. Një njësi e policisë gjermane që heton krimet politike ka marrë përsipër hetimin e rastit. Читать дальше...




Evropaelire.org 

Kur shtëpitë u kthyen në shkolla

Qindra-mijëra nxënës dhe studentë shqiptarë nga Kosova janë dëbuar nga shkollat e tyre gjatë viteve të 90-ta. Ata u detyruan të mësojnë në kushte të këqija në shtëpi, bodrume dhe dyqane. Disa organizata të Kosovës kanë krijuar një program virtual për të treguar se si është organizuar mësimi në atë kohë.

Evropaelire.org 

Korrupsioni mbyt investimet

"Hapja e bizneseve në Maqedoninë e Veriut kalon përmes një procedure të lehtë, por pas marrjes së lejes për punë, drejtuesit e bizneseve hasin në probleme të shumta administrative, ku vjen në shprehje edhe korrupsioni në vazhdimin e aktivitetit afarist”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arben Halili, njohës i çështjeve ekonomike dhe ish-drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Ai këto komente i bëri duke folur për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, për klimën e biznesit në Maqedoninë e Veriut. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dy viktima të reja nga COVID-19 në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan më 8 korrik edhe për dy viktima nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Viktimat janë nga komunat Gjilan dhe Pejë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se të enjten janë regjistruar edhe 8 raste pozivite me koronavirus, bazuar në 1.721 mostra të testuara në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Në 24-orëshin paraprak janë shëruar edhe 7 pacientë, ndërsa raste aktive janë 151. Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit 2020... Читать дальше...

Evropaelire.org 

KE ndan 6.3 miliardë euro për rimëkëmbjen e Kroacisë

Komisioni Evropian ka miratuar fondin prej 6.3 miliardë eurosh për Kroacinë në mënyrë që ky vend të ringjallë rritjen ekonomike të dëmtuar nga pandemia e koronavirusit. Mjetet financiare janë pjesë e një pakoje financiare në vlerë 800 miliardë euro, të cilën BE-ja e ka miratuar për rimëkëmbjen ekonomike të 27 vendeve anëtare. Komisioni Evropian tha se Kroacia ka në plan që këto fonde t’i përdorë për çështje të problemeve që ndërlidhen me ndryshimet klimatike pastaj restaurimin e lumenjve dhe liqeneve dhe mbrojtjen nga përmbytjet. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Hungaria e sheh Serbinë si vend kyç të rajonit, thotë Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se zgjerimi duhet të jetë projekti më i rëndësishëm i Bashkimit Evropian (BE) dhe se Serbia është vendi kyç i Ballkanit Perëndimor në këtë proces. “Pa Serbinë, rajoni nuk mund të bëhet pjesë e BE-së”, tha kryeministri Orban më 8 korrik në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vizita e tij në Serbi vjen dy ditë pasi ai i paraqiti BE-së disa propozime sesi të fuqizohet blloku. Njëra ndër pikat thoshte se Serbia duhet të bëhet pjesë e BE-së. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Civilët afganë ikin nga frika e sulmeve nga talibanët

Në kohën kur talibanët intensifikojnë sulmet e tyre në të gjithë Afganistanin, mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre nga provinca Kunduz dhe janë strehuar në kampe të përkohshme, ku ushqimi dhe ilaçet nuk shihen askund. (Përgatiti: Bujar Tërstena)

Evropaelire.org 

Kosovën e mbrojnë vetëm nëntë avokatë 

Kur individë ose biznese padisin shtetin e Kosovës, përkatësisht ministritë, barra për t’u përballur me këto padi në gjykatë, i bie nëntë avokatëve të shtetit. Këta avokatë parashihet edhe të nisin procedura në gjykatë, në rastet kur ndonjë ministri konsideron se një kompani apo individ i caktuar, i ka shkaktuar dëm të ndonjë lloji. Zyra e Avokaturës Shtetërore po përballet me mungesë të madhe të kapaciteteve, derisa mijëra lëndë të reja gjyqësore paraqiten nëpër gjykatat e vendit, shpesh edhe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bordi i RTK-së e quan politik vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar të enjten anëtarët e bordit të televizionit publik të Kosovës – Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Deputetët votuan për shkarkimin e tetë antarëve të bordit, pas rekomandimit të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. Kryetar i bordit të RTK-së ka qenë Sali Bashota. Në mesin e anëtarëve të tjerë kanë qenë edhe: Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Evakuimi i afganëve të rrezikuar pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani

Administrata amerikane është duke analizuar tri shtete të Azisë Qendrore për të dërguar përkohësisht mijëra afganë, që kanë punuar me forcat amerikane dhe përballen me kërcënim nga talibanët, pas tërheqjes së trupave amerikane pas 20 vjetëve prezencë, kanë thënë disa burime të afërta me këto zhvillime, për agjencinë e lajmeve Reuters. Sipas burimeve, Uashingtoni është duke zhvilluar bisedime me Kazakistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin për të pranuar qytetarët e rrezikuar afganë. Vendimi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ndalen kërkimet për të mbijetuar në Florida

Ekipet e shpëtimit kanë përmbyllur kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e një ndërtese në Florida, e cila është rrëzuar gati dy javë më parë. “Në këtë pikë, ne kemi shfrytëzuar secilën mundësi në misionin tonë të kërkim-shpëtimit”, ka thënë kryetarja e qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, para gazetarëve më 7 korrik. Fokusi ynë tani do të bartet në nxjerrjen e trupave të viktimave nga rrënojat, ka thënë ajo. Ndërtesa në zonën Surfside është rrëzuar në orët e para të 24 qershorit. Numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 54... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vitia: Vala e re e pandemisë në vjeshtë është e pashmangshme 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ftoi qytetarët që të vaksinohen kundër koronvirusit, pasi siç tha, ekspertët vlerësojnë se në vjeshtë pritet të ketë valë të re të pandemisë COVID-19 Këto komente ai i bëri nga salla “1 tetori” në Prishtinë, pasi mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. “Vjeshta duhet të na gjejë me sa më shumë qytetarë të vaksinuar. Është e vetmja mënyrë dhe me siguri se edhe nëse paraqitet një valë e re deri në vjeshtë, e që sipas ekspertëve është pothuajse e pashmangshme... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Arinjtë në strehimoren e Prishtinës presin vizitorët e munguar

Arinjtë dhe kujdestarët e tyre në strehimoren e arinjve në Prishtinë po kujdesen që të freskohen rregullisht mes temperaturave të larta, dhe po shpresojnë se do të vijnë më shumë vizitorë, pas zbutjes së masave parandaluese kundër COVID-19. (Përgatiti: Trim Haliti)

Evropaelire.org 

Ambasada amerikane i kërkon Serbisë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Ambasada amerikane në Serbi ka thënë se rasti i tre vëllezërve Bytyqi, Yllit, Agronit dhe Mehmetit, ilustron nevojën urgjente që Serbia të hetojë rastet e pazgjidhura të krimeve të luftës dhe të fokusohet në fuqizim të sundimit të ligjit. Ambasada ka bërë këtë deklaratë në përvjetorin e 22-të të zhdukjes së vëllezërve Bytyqi, sa kanë qenë në mbajtje të policisë speciale të Serbisë. Trupat e tyre më vonë janë gjetur në një bazë në Petrovo Sello, në lindje të Serbisë, e cila është kontrolluar nga Goran Radosavljeviq – Guri. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Presidenti iranian u vë fajin temperaturave të larta për ndërprerje të energjisë elektrike

Presidenti në shkuarje i Iranit, Hassan Rohani, u ka vënë fajin temperaturave të larta dhe thatësisë, për rritje të kërkesës për energji eletrike. Teherani dhe shumë qytete tjera iraniane, janë përballur me mungesa të shpeshta të energjisë elektrike së fundmi, dhe autoritetet kanë thënë se ndërprerjet mund të vazhdojnë deri në fund të muajit. “Na vjen keq për problemet që kanë pasur njerëzit në ditët e fundit”, ka thënë Rohani në një takim me kabinetin e tij, sipas televizionit shtetëror. Sipas tij... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Ru24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Ru24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Ru24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

В Москве мотоциклист облил бензином и поджег Volkswagen бывшей жены

Певица Анастасия Стоцкая появилась на публике в откровенном наряде

Владимир Ефимов: 147 учреждений образования построили в ТиНАО за 12 лет

Специальная оценка условий труда военных коммунальщиков проведена в Московской области

Музыкальные новости

Ведущие «Авторадио» исполнили в Кремле культовую песню о самой масштабной стройке XX века

Школьники могут принять участие в конкурсе видеороликов «Байкал без пластика»

Расплата за расточительство! ФК «Оренбург» на домашнем поле уступил ФК «Динамо» (Москва) – 1:2

Тема дня: «Известия»: число работающих граждан в РФ вырастет на 1,4 млн за три года

Новости России

И неработающим, и работающим: пенсионерам со стажем необходимо срочно оформить эту льготу

Владимир Ефимов: 147 учреждений образования построили в ТиНАО за 12 лет

Певица Анастасия Стоцкая появилась на публике в откровенном наряде

В Подмосковье к 1 сентября откроют самую большую инвестиционную школу

Экология в России и мире

Олимпиада по финансовой грамотности МГУ проходит при поддержке СберСтрахования жизни

585*ЗОЛОТОЙ» дарит украшения за установку мобильного приложения

Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»

5 лучших бьюти-средств для тела на весну

Спорт в России и мире

Арина Соболенко призналась в том, что не любит женский теннис

Потапова всухую обыграла Шнайдер в 1-м круге турнира в Мадриде

Потапова проиграла Фернандес во втором круге турнира WTA в Мадриде

Легенда тенниса рассказал, готов ли он опять стать тренером Джоковича

Moscow.media

Врач-гигиенист сети клиник «Мегастом» Ольга Жидких: как правильно ухаживать на полостью рта и зубов

В Белогорском районе Республики Крым проведен рейд по бывшим мигрантам

ТСД промышленного класса Saotron RT-Т510

Каршеринг BelkaCar и картографический сервис 2ГИС запустили серию совместных маршрутов











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Певица Анастасия Стоцкая появилась на публике в откровенном наряде

Мужчины начала в два раза чаще делать покупки на маркетплейсах

Церемония вручения паспортов школьникам прошла в Зарайске

Банк Казани предлагает валюту по привлекательному курсу. Купить ее можно и в праздники