Мы в Telegram
Добавить новость

Реакция Пентагона на появление русских на американской базе стала показательной

Синоптик Вильфанд объяснил, почему в столичном регионе похолодало

Девочка дважды попала в реанимацию: под Магаданом мать «пичкала» дочь психотропами

На Красной площади прошла генеральная репетиция Парада Победы



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Vrasja e presidentit thellon kaosin në Haiti

Vrasja e presidentit thellon kaosin në Haiti

Vrasja e presidentit të Haitit, Jovenel Moïse duket se ka thelluar kaosin në këtë shtet, teksa ka paqartësi se kush do të jetë pasardhësi i tij.

Agjencia e lajmeve Associated Press sjellë një vështrim se si duket situata në Haiti.

Kush ishte presidenti që u vra?

Jovenel Moïse, 53 vjeç, ishte biznesmen dhe një politikan neofit që u betua në postin e presidentit të Haitit më 7 shkurt 2017. Ish-prodhuesi i bananeve, e kishte trashëguar një shtet në kaos – një shtet, ku për një vit nuk ishte zgjedhur ndonjë lider. Me vrasjen e tij, shteti sërish mbetet në kaos.

Kur e mori detyrën, ai ishte zotuar se do të forconte institucionet, do ta luftonte korrupsionin dhe do të sillte më shumë investime dhe do të hapte vende të reja të punës, në shtetin më të varfër të hemisferës.

“Ne mund ta ndryshojmë Haitin nëse punojmë së bashku”, kishte thënë Moïse teksa kishte qëndruar në hapësirën ku më parë ndodhej Pallati Kombëtar – një prej shumë ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i janarit të vitit 2010, ku u vranë mijëra qytetarë të Haitit.

Por, zotimi për të punuar së bashku nuk u realizua kurrë dhe administrata e tij, që prej fillimit u përball me protesta masive. Madje edhe zgjedhja e tij më 2015 u anulua, por më pas ai fitoi edhe në zgjedhjet e reja. Kritikët e kishin akuzuar atë se po shndërrohej në një lider autoritar. Ai udhëhoqi me shtetin përmes dekretit mbi një vit pasi shpërndau parlamentin në janarin e vitit 2020, pas vonesave në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Në shkurt, Moïse i kishte thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që oligarkë të fuqishëm kishin bërë disa përpjekje për ta rrëzuar atë nga pushteti. Në po të njëjtin muaj, ai kishte njoftuar se rreth 20 persona ishin arrestuar pasi kishin bërë komplot për ta vrarë atë. Por, Gjykata e Apelit më vonë refuzoi këto pretendime dhe liroi të akuzuarit, në mesin e të cilëve ishte edhe një gjykatës dhe inspektori kryesor i policisë.

Çfarë dimë për vrasjen?

Detajet për vrasjen janë të pakta. Kryeministri në detyrë, Claude Joseph tha se me gjasë, sulmues të trajnuar, që flisnin gjuhën spanjolle ose atë angleze, e kanë vrarë presidentin në shtëpinë e tij. Gruaja e parë po ashtu është plagosur. Ai tha se policia dhe ushtria po kryejnë kontrolle.

Bocchit Edmond, ambasadori i Haitit në Shtetet e Bashkuara, i përshkroi sulmuesit si persona “mirë të trajnuar dhe ushtarakë profesionistë” si dhe “mercenarë të huaj”, që u maskuan si agjentë të Administratës amerikane në luftën kundër drogës (DEA). Ai nuk ka komentuar për motiviet e mundshme të vrasjes, por tha se Haiti ka kërkuar nga Qeveria amerikane që të asistojë në hetimin e kësaj ngjarjeje.

Policia në Haiti më pas tha se ka vrarë katër persona, që dyshohet se ishin vrasës të presidentit, ndërkaq dy të tjerë janë arrestuar. Policia është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e presidentit.

Si është situata në Haiti?

Haiti është përballur me paqëndrueshmëri politike – si dhe me varfëri të skajshme dhe nivele të larta të krimit – që prej përfundimit të diktaturave brutale të Francois dhe Jean-Claude Duvalier, që udhëhoqën me shtetin nga viti 1957 deri më 1986.

Bandat kriminale gjatë këtij viti kanë detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërkaq protestuesit që më 2019 kërkuan rrëzimin nga pushteti të Moïse mbyllën shumicën e ekonomisë. Për më tepër, ky shtet, prej 11 milionë banorësh ende nuk nisur vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit të ri.

Bruno Maes, përfaqësues i Haitit në agjencinë për fëmijët të OKB-së, muajin e kaluar, kishte krahasuar situatën me bandat me atë të luftës guerile, “ku mijëra fëmijë dhe gra janë nën zjarr”. Pierre Espérance, drejtor i Rrjetit të Kombëtar të Haitit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ka thënë se bandat kontrollojnë afër 60 për qind të territorit të shtetit.

Policia dhe ushtria shpesh kanë qenë cak i bandave. Oficerët e maskuar, që thanë se i përkisnin një fraksioni të pakënaqur, në muajin mars sulmuan disa stacione policie dhe liruan disa shok të tyre që ishin akuzuar për pjesëmarrje në një tentim grusht-shteti. Ushtria e këtij shteti ishte ri-inauguruar më 2017. Haiti nuk kishte pasur ushtri që nga viti 1995, pasi kishte rënë diktatura.

Ndërkaq, grindjet politike janë thelluar që prej 7 shkurtit, kur liderët opozitarë pretenduan se mandati i ligjshëm i Moïse ka përfunduar – pesë vjet që kur ai do të duhej të merrte detyrën, nëse zgjedhja e parë e tij do të shpallej e ligjshme. Moïse kishte argumentuar se mandati i përfundonte më 2022, pasi ai nuk ishte betuar si president deri në vitin 2017.

Qeveria e Haitit është pa kryeministër formal që prej prillit, kur Joseph Jouthe dha dorëheqje pas një rritje të vrasjeve dhe rrëmbimeve. Pasardhësi i tij ende nuk është miratuar nga parlamenti.

Teksa Moïse ka udhëhequr përmes dekretit, qeveria ka paraparë që të mbahen zgjedhje të reja në shtator dhe në nëntor raundi i mundshëm i balotazhit. Qeveria po ashtu ka shtyrë përpara një referendum për kushtetutën e re, që sipas kritikëve, do t’i lejonte presidentit të Haitit të zgjeronte fuqitë e tij. Por, votimi në referendum është shtyrë po ashtu.

Çfarë pritet të ndodhë?

Autoritetet kanë mbyllur aeroportin ndërkombëtar dhe kanë deklaruar shtetrrethim.

Sipas Kushtetutës së Haitit, presidenti i Gjykatës Supreme përkohësisht do ta marrë udhëheqjen e shtetit. Por, kreu i kësaj gjykate, së fundmi ka vdekur nga COVID-19. Asambleja Kombëtare do të duhet që më pas të zgjedhë një lider të ri. Por, kjo është e pamundur pasi nuk ka kuvend të ligjshëm: mandati i deputetëve të Dhomës së Ulët ka skaduar si dhe ai i dy të tretave të ligjvënësve në Senat.

Kjo nënkupton që udhëheqja e shtetit mbetet në duart e kryeministrit në detyrë, Joseph dhe kabinetit të tij, tha avokati nga Haiti, Salim Succar, i cili më herët ka qenë shef stafi për ish-kryeministrin, Laurent Lamothe.

Por, Joseph ka rol të përkohshëm. Moïse u vra një ditë pasi nominoi Ariel Henry, neurokirurg, në postin e kryeministrit. Megjithatë, Henry nuk është konfirmuar në këtë post. E gjithë kjo mund të krijojë edhe më shumë paqëndrueshmëri në këtë shtet, që pritet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme më vonë gjatë këtij viti.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Акции «М.Видео» упали на 10% на планах компании увеличить уставной капитал путем SPO

Bloomberg: ЕС введёт санкции против РИА Новости, "Известий" и других СМИ

Соседки избили пенсионерку-ветерана в пансионате Красноярска

В метро Москвы запустили поезд ко Дню Победы

Музыкальные новости

Экс-футболист Мостовой о предложении от "Пари НН": будем думать и смотреть

Работники СЛД «Узловая» филиала «Московский» ООО «ЛокоТех-Сервис» приняли участие региональном этапе «Время молодых. Работники»

Путин посетил пасхальную службу в храме Христа Спасителя в Москве

Производственные площадки АО «Желдорреммаш» в апреле посетило более 4700 школьников и студентов

Новости России

Отопительный сезон продлили в Подмосковье из-за холодов

Соседки избили пенсионерку-ветерана в пансионате Красноярска

Врач из Видного Асанов: перед ЕГЭ стоит отказаться от фастфуда

Температура в Москве на День Победы в утренние часы будет чуть выше нуля

Экология в России и мире

Сходила на Мосфильм на экскурсию «Волшебный мир Синема»

Экзаменационный центр «Воронеж-НК» на базе Воронежского ТРЗ Желдорреммаш сертифицирует до 200 дефектоскопистов ежегодно.

Эксперт "Рексофт" о технологических помощниках в логистике, ритейле и маркетплейсах

Российские туристы изменили свои предпочтения по отдыху в Турции: многое поменялось

Спорт в России и мире

«Титул, которым я горжусь больше всего»: Рублёв одолел Оже-Альяссима и выиграл второй турнир серии «Мастерс» в карьере

WTA огорчила Елену Рыбакину после турнира в Мадриде

Рублёв поднимется на шестое место в рейтинге ATP после победы на «Мастерсе» в Мадриде

Свентек выиграла титул WTA в Мадриде

Moscow.media

Готовность обхода Октябрьского – 75%

Композитор Классической музыки Сергей Брановицкий представляет произведения классической музыки.

Готовность дороги от Краснодара до Тамани превысила 50%

В России вдвое подскочили продажи складных смартфонов — помогло расширение ассортимента











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Предприниматель из Нью–Джерси Луи Пинконе, соучредитель Astro Pizza, угощает молодоженов пиццей на Ленинских горах, 1988 год, Москва

Акции «М.Видео» упали на 10% на планах компании увеличить уставной капитал путем SPO

Температура в Москве на День Победы в утренние часы будет чуть выше нуля

Соседки избили пенсионерку-ветерана в пансионате Красноярска