Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Kurti i ka ofruar bashkëpunim Krasniqit për temat “me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve”. Krasniqi u zgjodh kryetar i PDK-së, gjatë Konventës të mbajtur të shtunën, më 3 korrik. Ai nuk kishte asnjë kundërkandidat. Gjatë kësaj Konvente, ai tha... Читать дальше...
Vatikani tha se ndaj nëntë persona, përfshirë edhe një kardinal italian, u janë ngritur aktakuza për vepra penale përfshirë zhvatje, abuzim me detyrë dhe mashtrim në lidhje me një investim në pasuri të patundshme në Londër. Në njoftimin nga Gjykata Penale e Kishës Katolike, u tha se katër ish-zyrtarë të Vatikanit, përfshirë dy nga rangu i lartë i Sekretariatit të Shtetit, do të dalin para gjyqit më 27 korrik. Në mesin e të akuzuarve është edhe kardinali Angelo Becciu, të cilin, Papa Françesku e përjashtoi vitin e kaluar. Читать дальше...
Majlinda Kelmendi synon t'i sigurojë Kosovës edhe një medalje të artë olimpike, pas asaj që e fitoi në Rio, në vitin 2016. Kampionia e xhudos thotë se këtë verë në Tokio do të shkojë më e relaksuar, sepse s'do të jetë e vetme. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 3 korrik se në 24 orët paraprake janë regjistruar tri raste me COVID-19 dhe janë shëruar nëntë persona. Rastet e reja dalin pas testimit të 1.859 mostrave, njoftojnë autoritetet. Që prej marsit 2020, deri më 3 korrik 2021, Kosova ka regjistruar 107.788 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.260 kanë vdekur dhe 105.362 pacientë janë shëruar. Aktualisht, raste aktive janë 166. Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 11.900 doza. Në total... Читать дальше...
Një delegacion i Kongresit amerikan, që udhëhiqet nga senatorja republikane, Joni Ernst po viziton Prishtinën, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga Ambasada amerikane në Prishtinë. “Gjatë qëndrimit në Kosovë, senatorja Ernst do të takohet me liderët qeveritarë, sipërmarrësit vendas dhe partnerët e tjerë kosovarë për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin në kuadër të Programit për Partneritet Shtetëror të Ajovës me Kosovën – që është standard i artë për programet e partneritetit shtetërorë në mbarë botën”... Читать дальше...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën, më 3 korrik, se ka pranuar 182.900 doza të vaksinës AstraZeneca, që janë donacion nga Norvegjia. “Kontingjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Evropian. Kjo mbështetje nga Qeveria norvegjeze, populli norvegjez dhe institucionet e BE-së kanë një rëndësi të madhe për ne, për të cilën shprehim mirënjohjen tonë”, thuhet në njoftimin e MSH-së. Sipas njoftimit, gjatë pranimit të vaksinave... Читать дальше...
Pentagoni thotë se dorëzimi i bazës ajrore të Bagramit te forcat e sigurisë afgane ishte “moment kyç” në tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, duke insistuar se Ushtria amerikane ende ka autoritet për t’i mbrojtur forcat afgane. Komentet nga zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby vijnë në kohën e rritjes së shqetësimeve lidhur me situatën e sigurisë në Afganistan, teksa militantët talibanë kanë rritur sulmet në disa rajone. Kreu i aleancës ushtarake, të udhëhequr nga Rusia ... Читать дальше...
Mbi 130 zjarre, të shkaktuara nga shkreptimat e rrufesë, janë përhapur në perëndim të Kanadasë, teksa ky vend po përballet me temperatura të larta. Qeveria federale e Kanadasë tha se do të dërgojë avionë të ushtrisë për të ndihmuar punëtorët e emergjencave, për të shuar zjarret në British Kolombia. Më herët gjatë kësaj jave, banorët e fshatit Lytton u detyruan që të largoheshin nga shtëpia. Në këtë vend, u regjistrua temperatura më e lartë e regjistruar në Kanada, përkatësisht 49.6 gradë Celsius. Читать дальше...
Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi u zgjodh në këtë pozitë me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë. Në votim morën pjesë 476 delegatë. Vetëm 7 vota ishin kundër. Në deklarimin e tij të parë pas marrjes së pozitës së kryetarit, Krasniqi tha se do të çojë përpara rrugën e trasuar nga ish-kryetarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në krye të PDK-së. Krasniqi tha se do të bashkëpunojë me secilin anëtarë dhe qytetarë që dëshiron të bashkohet PDK-së. Читать дальше...
Një kompani softuerike amerikane tha se po heton një sulm të mundshëm kibernetik, teksa një ekspert i sigurisë kibernetike tha se sulmi është i ngjashëm me sulmet e kaluara, që u janë atribuuar hakerëve rusë. Kompania Kaseya u bëri thirrje konsumatorëve të saj që menjëherë të ndalojnë serverët, që punojnë me softuerin e prekur nga sulmi dhe njoftoi se kompania tashmë ka ndaluar disa nga serverët e saj. Kaseya tha se sulmi është kufizuar “në një numër të vogël” të konsumatorëve të saj dhe shtoi se po punon me disa kompani të sigurisë... Читать дальше...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen kundër COVID-19, teksa varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta, po vazhdon të përhapet. Varianti Delta, që fillimisht ishte identifikuar në Indi, tani është prezentë në të paktën 85 shtete. Përhapja e këtij varianti ka shkaktuar valë të reja të infeksioneve në disa shtete. Ai është më ngjitës se të gjitha variantet e tjera ekzistuese. Von der Leyen tha se nivelet e infektimeve po rriten për shkak të variantit Delta... Читать дальше...
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut do të realizohet në shtator, por deri atëherë do të vazhdojë regjistrimi i diasporës apo i shtetasve që jetojnë jashtë kufijve shtetëror. Por, sipas zëvendësdrejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës, Ilmi Selami, ky proces po realizohet me ritme të ngadalta që kur u mor vendimi për shtyrjen e regjistrimit për në shtator. Ky procesi ishte paraparë të realizohej në muajin prill të këtij viti, por për shkak të pandemisë, partitë vendosën shtyrjen e tij... Читать дальше...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. Njoftimi është bërë nga ana e Shtëpisë së Bardhë. Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Hovenier më parë ka shërbyer si zëvëndësshef i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Ankara të Turqisë nga gushti 2018 deri në korrik 2019. Ai gjithashtu ka shërbyer... Читать дальше...
Për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushqim, tri herë rresht është zgjedhur një kompani, ndërsa herën e katërt dhe përfundimisht kontratën e ka fituar “Beni Dona Plast”. Për këtë të fundit janë ngritur dyshime se ka falsifikuar ISO certifikatat në dosje të tenderit. Pse prokuroria njëherë i ka mbyllur hetimet? Si u rihapën hetimet në këtë rast, pas hulumtimit të emisionit? ‘Iustitia’ është emision që transmetohet çdo dy javë dhe prodhohet nga Radio Evropa e Lirë dhe Betimi për Drejtësi. Читать дальше...