Мы в Telegram
Добавить новость

ЦРУ: операция «Мигранты»

Росгвардия чтит память ликвидаторов аварии на Чернобыльской АЭС

Ассамблею LAULU проведут в Петрозаводске

Младенец вдохнул стик от электронной сигареты и едва не погиб в Подмосковье

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Июль
2021

Новости за 14.07.2021

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese në Poloni del kundër Gjykatës së BE-së

Gjykata Kushtetuese e Polonisë, ka kundërshtuar një urdhër të përkohshëm të lëshuar nga Gjykata Evropiane të Drejtësisë, çka thellon konfliktin e Varshavës me Brukselin, për çështjet rreth sundimit të ligjit. Vendimi i 14 korrikut ngre pyetje për rëndësinë e ligjit të BE-së, i cili sipas kritikëve mund të rrezikojë anëtarësimin e Polonisë në bllokun evropian. Në urdhër, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kundër Polonisë, që ka të bëjë me sistemin gjyqësor dhe atë të gjykatave... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA: Rekord i viktimave nga mbidoza e drogës gjatë pandemisë

Një rekord i amerikanëve kanë vdekur nga mbidoza e drogës vitin e kaluar, teksa Shtetet e Bashkuara janë përballur me pandemi të koronavirusit, kanë treguar të dhënat zyrtare. Në total, vlerësohet se 93,331 amerikanë kanë vdekur nga mbidoza më 2020 – çka përbën rritje për 30 për qind për dallim nga viti paraprak. Ekspertët besojnë se kjo rritje tregon sa vdekjeprurëse janë bërë drogat, si dhe për ndikimin e pandemisë në shoqëri. Kjo rritje e numrit të viktimave është thënë të jetë pasojë e përdorimit të ilaçit fentanyl. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Izolimi kundër koronavirusit në Spanjë ka qenë "jokushtetues"

Gjykata më e lartë në Spanjë, ka thënë se masa strikte e izolimit vitin e kaluar ka qenë jokushtetuese. Ky vendim ua hap derën personave që janë dënuar për shkelje të rregullave, që të bëjnë kërkesë për kthim të parave. Mirëpo gjykata ka thënë se nuk do të pranojë padi nga njerëzit dhe bizneset, që dëshirojnë të padisin Qeverinë spanjolle, me arsyetimin se kanë humbur para gjatë izolimit. Qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme më 14 mars të vitit 2020, për të luftuar valën e parë të pandemisë së koronavirusit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA do të nisë evakuimin e bashkëpunëtorëve nga Afganistani në korrik

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, pritet të nisë evakuimin e afganëve, që kanë bashkëpunuar me ushtrinë amerikane në 20 vjet luftë, në fund të korrikut. Zyrtarët i kanë thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se fluturimet nga Afganistani do të jenë të mundshme për aplikuesit e vizave speciale për imigrantë, të cilët veçse kanë aplikuar për lejeqëndrim në Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan, Joe Biden, është përballur me presion të ligjvënësve amerikanë për të prezantuar një plan për të evakuuar ndihmësit e ushtrisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Banorët e Deçanit nuk e dinë sesi u helmuan

Për pak ditë, qindra qytetarë të Komunës së Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi atyre iu shfaqen simptoma të helmimit. Ata dyshojnë se uji që përdorin për pije është kontaminuar, mirëpo një gjë e tillë nuk është vërtetuar nga analizat e bëra.

Evropaelire.org 

Pa diplomaci të sportit e kulturës

Institucionet e Kosovës ende nuk e dinë se cila është rëndësia e sportit në diplomaci, thotë Ismet Krasniqi, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës. Sipas tij, në rastin e Kosovës, sporti luan rolin shumë më të rëndësishëm në diplomaci sesa disa institucione shtetërore. “Ku ka depërtuar sporti, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka mundur të depërtojë. Sportistët e kanë ngritur flamurin midis Rusisë e midis Spanjës e shumë vende të tjera, normal që politika nuk ka mundur ta bëjë. Kështu që... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pa ujë në 40 gradë Celsius

Disa komuna në Maqedoninë e Veriut po përballen me mungesë të ujit të pijes, teksa në vend po regjistrohen temperatura të larta, deri në 40 gradë Celsius. Autoritetet po ashtu u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos e shpërdorojnë ujin. Tetova dhe Dibra po përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes, ndërkaq në Shkup, autoritetet thanë se konsumi i ujit është rritur gjatë javëve të fundit. Shkup: Rritet konsumi i ujit për 10 për qind Në Shkup, temperaturat kanë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Masa kufizuese për të pavaksinuarit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut planifikon masa kufizuese për të gjithë personat që refuzojnë vaksinimin kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar të mërkurën se masa nënkupton ndalimin e të pavaksinuarve në të gjitha ngjarjet apo manifestimet që do të mbahen, si në ambientet të hapura, ashtu edhe në ato të mbyllura. Paralajmërimi i ministrit Filipçe do të diskutohet nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe si masë do të hyjë në fuqi në muajin shtator ndërsa imponohet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE-ja nuk i njeh të gjitha vaksinat kundër COVID-19

Pasi Dr. Ifenayi Nsofor dhe gruaja e tij morën dy dozat e vaksinës AstraZeneca në Nigeri, ata menduan se gjatë kësaj vere do të mund të udhëtonin në ndonjë prej shteteve evropiane. Por, u gabuan. Ky çift – dhe miliona persona të tjerë që janë vaksinuar kundër COVID-19 me ndihmën e Kombeve të Bashkuara – mund të ndalohen që të hyjnë në shumë shtete evropiane dhe shtete të tjera, pasi ato shtete nuk e njohin për udhëtim versionin e vaksinës AstraZeneca që është prodhuar në Indi, shkruan Associated Press. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova regjistron 12 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të mërkurën 12 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,421 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 14 korrik janë shëruar 14 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 106. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,879 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,264 kanë vdekur. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Britania do t'ua ndalojë pjesëmarrjen nëpër ndeshje tifozëve të përfshirë në racizëm online

Mbretëria e Bashkuar do të ndryshojë ligjin për të mundësuar ndalesa ndaj tifozëve që përfshihen në racizëm online, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson të mërkurën. Ky reagim vjen pas abuzimeve që janë parë në rrjetet sociale kundër tre lojtarëve anglezë, Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, pas humbjeve të penalltive në finalen e Kampionatit Evropian në futboll, të zhvilluar të dielën kundër Italisë. Pasi i është përgjigjur pyetjes së një deputeti, Johnson ka falënderuar secilin sportist për atë që ka bërë... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Shefi i Komitetit Olimpik: Olimpiada do të jetë historike

Shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, u përpoq të qetësojë frikën se Lojërat Olimpike të Tokios mund të shndërrohen në një ngjarje përhapëse të koronavirusit. “Këto do të jenë Lojëra Olimpike historike... për mënyrën se si populli japonez tejkaloi aq shumë sfida në vitet e fundit: tërmetin e madh në lindje të Japonisë dhe tani pandeminë e koronavirusit”, u tha Bach gazetarëve në Tokio, pas takimit me kryeministrin japonez, Yoshihide Suga. Të mërkurën, numri i rasteve me koronavirus... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Beteja e UP-së me Kishën Ortodokse

Universiteti i Prishtinës dhe Kisha Ortodokse Serbe po përballen në gjykatë lidhur me të drejtën e shfrytëzimit të tokës ku gjendet edhe kisha e papërfunduar ortodokse. Ky proces pritet të përcaktojë edhe të ardhmen e objektit të kishës, që gjendet afër kampusit të universitetit.

Evropaelire.org 

Afrika e Jugut kaplohet nga dhuna më e keqe ndër vite

Protestat që kanë pasuar burgosjen e ish-presidentit Jacob Zuma, pas mosbashkëpunimit të tij me një hetim për korrupsion, janë zgjeruar në plaçkitje dhe në shprehje të zemërimit të përgjithshëm për mjerimin dhe pabarazinë që vazhdojnë në Afrikën e Jugut, 27 vjet pas fundit të aparteidit. Turmat kanë plaçkitur dyqanet dhe bizneset në Afrikën e Jugut, duke i shpërfillur thirrjet e qeverisë për t’i dhënë fund një jave dhune që i ka marrë jetën më shumë se 70 personave, që ka dëmtuar qindra biznese... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Arrestohet drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Osman Mehmedagiq, u arrestua të mërkurën, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës. Prokuroria e Bosnjës tha se i dyshuari Osman Mehmedagiq u privua nga liria me urdhër të saj, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Zyra e Prokurorit tha se Mehmedagiq dyshohet për veprat penale: keqpërdorim i pozitës ose autoritetit, falsifikim i dokumenteve dhe pastrim i parave. Pjesëtarë të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Deçan edhe 300 persona me simptoma të helmimit

Në Deçan, gjatë 24 orëve të fundit, 310 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kanë pasur simptoma të helmimit. Kështu bëri të ditur në një konferencë për media drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha. “Ndërsa, që nga data 10 deri më 14 (korrik) janë gjithsej 1,062 pacientë. Prej orës 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, tha ai. Që nga fundjava e kaluar, banorët e Komunës së Deçanit kanë shfaqur simptoma të helmimit, si: marramendje, të vjella, diarre etj.... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vuçiq: Nuk di nëse do të ketë përparim në dialogun me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se delegacioni i Serbisë shkon me “besimin më të madh” në Bruksel, ku më 19 korrik do të mbahet rundi i radhës i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër. Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nëse është i mundur, do ta shohim”, tha Vuçiq. Një ditë më herët, Bashkimi Evropian - si ndërmjetësues i dialogut - konfirmoi se rundi i ri i bisedimeve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

A po nxit fituesi në Bullgari edhe një palë zgjedhje?

Prezantuesi televiziv, Slavi Trifonov, bëri atë që asnjë politikan në Bullgari nuk e bëri dot gjatë 12 vjetëve të fundit: mundi partinë e ish-kryeministrit Boyko Borisov në zgjedhjet parlamentare. Në deklaratën e parë pas zgjedhjeve të 11 korrikut, ai propozoi një qeveri të re, pa kontributin e ndonjë partie tjetër - një veprim ky shumë i pazakonshëm, që mund të çojë në dështim dhe t’i nxisë zgjedhjet e treta parlamentare në këtë vit. Trifonov mund të vërë bast se mund të fitojë përqindje edhe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbi 70 njerëz të vdekur nga dhuna në Afrikë të Jugut

Numri i viktimave nga dhuna në Afrikën e Jugut arriti në 72, thanë autoritetet. Dhuna shpërtheu qëkur ish-presidenti i këtij vendi, Jacob Zuma, u dorëzua në polici javën e kaluar. Turmat që plaçkisin dhe djegin dyqane vazhdojnë të përleshen me policinë në disa qytete. Në ndihmë të policisë tani ka dalë edhe ushtria. Autoritetet e rendit thanë se kanë identifikuar 12 persona të dyshuar për provokimin e trazirave dhe se mbi 1,200 vetë tashmë janë arrestuar. Disa ministra paralajmëruan se nëse plaçkitjet vazhdojnë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA akuzon katër iranianë për komplot kundër një gazetareje

Katër shtetas iranianë u akuzuan për komplot për të rrëmbyer një gazetare në Nju Jork, bëri të ditur Departamenti amerikan i Drejtësisë. Të dyshuarit përfshijnë një zyrtar të inteligjencës iraniane dhe tre pjesëtarë të një rrjeti tjetër të inteligjencës në Iran. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, ata kanë bërë komplot për të rrëmbyer gazetaren, duke pasur mbështetjen e Qeverisë iraniane. Departamenti e identifikoi gazetaren vetëm si shtetase amerikane, me qendër në Bruklin - lagje e Nju Jorkut. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Biden: E drejta e votës - “test i kohës”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se ruajtja e të drejtave të votimit është “test i kohës”. Gjatë një fjalimi në Filadelfia, Biden, demokrat, tha se është “domosdoshmëri kombëtare” që të miratohet legjislacioni i të drejtave të votimit, i cili ka ngecur në Kongres për shkak të kundërshtimit të Partisë Republikane. Shumë shtete të kontrolluara nga republikanët kanë miratuar ligje që kufizojnë votimin ose ndryshojnë rregullat e zgjedhjeve, pas pretendimeve të rreme të ish-presidentit republikan... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rritet numri i viktimave nga shembja e hotelit në Kinë

Numri i viktimave nga shembja e një hoteli në lindje të Kinës u rrit të mërkurën në 17. Një ditë më herët u raportua për së paku tetë të vdekur. Shumica e viktimave ishin mysafirë të hotelit. Autoritetet thanë se operacioni i kërkimeve ka përfunduar pas 36 orësh dhe se 23 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Hoteli Siji Kaiyuanu u shemb në qytetin Suzhou, rreth 100 kilometra në perëndim të Shangait. Vitin e kaluar, 29 njerëz vdiqën pas shembjes së një hoteli në provincën Fuxhian të Kinës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bullgaria nxjerr rezultatet finale të zgjedhjeve

Rezultatet finale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari i konfirmuan ato preliminare, të cilat e nxorën fituese partinë “Ka një popull të tillë” kundrejt koalicionit GERB, të udhëhequr nga ish-kryeministri Boyko Borisov. Me të gjitha votat e numëruara, partia e prezantuesit televiziv, Slavi Trifonov, doli e para me 24.08 për qind të tyre, ndërsa GERB fitoi 23.51 për qind, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bullgari. Zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut u mbajtën vetëm tre muaj pas një procesi tjetër zgjedhor... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Një person i vrarë në protestat në Kubë

Autoritetet në Kubë konfirmuan se një person është vrarë në protestat anti-qeveritare në këtë vend. Mediat shtetërore thanë se Diubis Laurencio Tejeda, 36 vjeç, vdiq në lagjen La Guinera të kryeqytetit Havana. Sipas zyrtarëve, ai ishte pjesë e një grupi që sulmoi një strukturë të Qeverisë. Por, dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë i sulmuan anëtarët e grupit. Waldo Herrera i tha agjencisë së lajmeve Reuters se oficerët “i nxorën armët dhe filluan të qëllonin” në drejtim të protestuesve. ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Delta dhe ritmet e ngadalshme të vaksinimit shtojnë rastet

Delta - variant më ngjitës i koronavirusit - dhe ritmet e ngadalshme të vaksinimit kanë bërë që numri i rasteve të reja me koronavirus të rritet në disa vende të botës, thanë zyrtarët shëndetësorë. Kolumbia, Indonezia, Britania, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara regjistruan më 13 korrik më shumë se 30,000 raste të reja secila. Zyrtarët vazhdojnë t’u bëjnë thirrje njerëzve që të vaksinohen, duke thënë se shumica e rasteve u raportuan në zonat ku nivelet e vaksinimit mbeten të ulëta. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Ru24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Ru24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Ru24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Сотрудника Росгвардии, пришедшего на помощь гражданам в чрезвычайной ситуации, наградили в Подмосковье

ЦРУ: операция «Мигранты»

Виталий Чикачев о работе съезда Российского союза промышленников и предпринимателей

Москвичам напомнили о полезных инструкциях на портале mos.ru

Музыкальные новости

Владимир Путин поздравил ветеранов с 50-летием начала строительства Байкало-Амурской магистрали

Было бы сесть предложено // Александр Шохин с почестями принял на своем съезде Владимира Путина

Бизнес-астролог Александра Секачева дала интервью журналу “Фокус внимания”

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге про географию экспорта российской рыбы

Новости России

В столице подготовят еще 24 площадки нового типа для выгула собак

Киркоров оштрафован на 6 тыс. рублей за неуплату другого штрафа

Тихонов: в деле Валиевой наказали только спортсменку, больше никто не пострадал

В Московской области сотрудники Росгвардии задержали подозреваемых в краже из медучреждения

Экология в России и мире

Авиабилеты со скидкой 50%: до окончания распродажи крупнейшей частной авиакомпании России осталось несколько часов. А вы успели?

Специалист по организации праздников Катерина Кузина: тренды свадебного декора 2024 года

МФК «Динамо Пушкино» вошел в топ-8 команд Всероссийского футбольного турнира «Кубок Казани»

585*ЗОЛОТОЙ» дарит украшения за установку мобильного приложения

Спорт в России и мире

Теннисистка Касаткина заявила, что скучает по России, но пока не может приехать

Кто отец Дианы Джокович?

WTA озвучила Елене Рыбакиной условия для становления второй ракеткой мира

Арина Соболенко призналась в том, что не любит женский теннис

Moscow.media

ТСД SAOTRON RT-T50: высокопроизводительный терминал сбора данных промышленного класса

Российские технологии защиты автомобилей от угона представили на выставке в Италии

Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»

Пасмурный июль...











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Ассамблею LAULU проведут в Петрозаводске

Спортсмены Подмосковья завоевали две медали на соревнованиях по велоспорту

Почти 900 катафотов появится на дорогах Дмитровского округа в 2024 г

Младенец вдохнул стик от электронной сигареты и едва не погиб в Подмосковье