Добавить новость


World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Июнь
2019

Новости за 21.06.2019

Evropaelire.org 

Opozita proteston në Tiranë

Opozita në Shqipëri po proteston në kundërshtim të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama dhe është zotuar se do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat janë anuluar edhe nga presidenti Ilir Meta, por i njëjti vendim nuk po përfillet nga Partia Socialiste, lider i së cilës është kryeministri Edi Rama.

Evropaelire.org 

Protestë në Tiranë

Opozita në Shqipëri ka nisur edhe një protestë në Tiranë, në kundërshtim të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. Me thirrje “Rama ik”, protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë, ku në sfond kanë lëshuar regjistrimet e përgjimeve telefonike, ku dyshohet se krerët e Partisë Socialiste janë të përfshirë në manipulim të procesit zgjedhor. Liderët opozitarë, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike [PD] dhe Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim [LSI] po... Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE këmbëngul: S'ka negociata të reja për Brexit

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian paralajmëruan këdo që e fiton garën për t'u bërë kryeministër i Britanisë se marrëveshja për Brexit-in, apo daljen e këtij vendi nga BE-ja, nuk do të ndryshohet.  Në garë për kryetar të Partisë Konservatore të Britanisë dhe rrjedhimisht kryeministër janë: Boris Johnson dhe Jeremy Hunt. Të dy thonë se duan të rinegociojnë marrëveshjen që kryeministrja në largim, Theresa May, e ka arritur me Brukselin. Marrëveshja mbi kushtet e divorcit është arritur nëntorin e kaluar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tahiri reagon ndaj kritikave të ambasadorit amerikan për Ministrinë e Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, tha se institucioni që ai drejton "nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit" asnjë person. Komentet e Tahirit vijnë si reagim ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha të premten se “Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar lirimin e një të dënuari për krime lufte me 15 vjet burgim, në rastin Kukësi, i cili ka vuajtur 12 muaj (burgim) në 3 vjetët e fundit". Përmes një deklarate, ministri... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kompanitë ajrore ndryshojnë fluturimet pas incidentit SHBA-Iran

Disa kompani ajrore i anuluan fluturimet ose ua ndryshuan drejtimin larg Iranit, pasi ky i fundit rrëzoi një dron amerikan pranë Ngushticës së Hormuzit. Irani konfirmoi se ka qëlluar dronin të enjten, duke thënë se ai ka shkelur hapësirën e tij ajrore. SHBA-ja e mohoi këtë. Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së lëshoi të premten një urdhër emergjent, që i ndalon linjat ajrore amerikane të fluturojnë mbi Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit. Për rrjedhojë, kompania United Airlines i ndaloi fluturimet nga Nju Xhërsi në Mumbai të Indisë.

Evropaelire.org 

Kosnett kritikon Ministrinë e Drejtësisë për lirimin e një të dënuari për krime lufte

Në vazhdën e kritikave që lidhen me sundimin e ligjit në Kosovë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, reagoi kundër një vendimi të Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë për lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin “Kukësi”. Pa e përmendur emrin e të dënuarit, i cili është liruar, Kosnett u bëri thirrje institucioneve që të ndalin, siç tha, praktikën e pezullimit të dënimeve dhe abuzimet e kriminelëve të lidhur me sistemin e pushimit shëndetësor. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Haradinaj: Nuk e di pse u shty samiti i Parisit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ka informata “joformale” se samiti i Parisit, i paraparë të mbahej më 1 korrik, është shtyrë për një datë tjetër. I pyetur për arsyet e shtyrjes së kësaj ngjarjeje, kryeministri Haradinaj tha se nuk i di ato. “Arsyet pse është shtyrë samiti i Parisit nuk i di, mund t’i japin të gjithë të tjerët. Mund t’ju siguroj një gjë: Kosova është palë serioze, Kosova e di çfarë do dhe vazhdon në rrugën e vet”, tha Hardinaj në një konferencë për media. Megjithatë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në një varr masiv në Bosnje gjenden 12 trupa nga koha e luftës

Zyra e Prokurorit në Bosnje tha se mbetjet e 12 njerëzve të vrarë gjatë luftës së viteve 1992-95, u gjetën në një varr masiv, që u zbulua së voni pranë Sarajevës. Në deklaratën e lëshuar të premten thuhet se mostra të ADN-së janë marrë për të përcaktuar identitetin e njerëzve, mbetjet e të cilëve u gjetën në varrin masiv në Malin Igman, rreth dy javë më parë. Zyra e Prokurorit tha në atë kohë se viktimat mund të jenë myslimanë nga fshati Donji Haxhiqi, të cilët figurojnë të zhdukur qysh në verë të vitit 1992. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Loja me shifrat e uljes së shkallës së papunësisë

Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas shifrave zyrtare, ka shënuar rënie në 26.9 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, kur ishte 31.4 për qind. Por, nëse krahasohen të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në periudhën janar - mars të këtij viti me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë ka shënuar rritje të lehtë. Të dhënat e fundit të uljes së shkallës së papunësisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Meta reagon ndaj deklaratave të Ramës për REL-in

Presidenca e Republikës së Shqipërisë reagoi të premten ndaj deklaratës së kryeministrit të këtij vendi, Edi Rama, të bërë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se “zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit” dhe se "demokracia nuk mund të negociohet". Dy zyrtarët e lartë shtetërorë janë të ngujuar në një përshkallëzim të gjendjes politike, në prag të zgjedhjeve lokale më 30 qershor.  “Jam dakord me kryeministrin. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trazira në Gjeorgji për shkak të fjalimit të deputetit rus

Rreth 240 vetë u plagosën kur protestuesit bënë përpjekje të sulmojnë Parlamentin e Gjeorgjisë, pasi një ligjvënës rus mori ulësen e kryetarit në Parlament.  Policia i pengoi ata nga hyrja në ndërtesë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome. Zemërimi shpërtheu kur Sergei Gavrilov iu adresua një asambleje të deputetëve nga vendet e krishtera ortodokse. Tensionet e Gjeorgjisë me Rusinë mbeten të larta edhe 11 vjet pasi vendet luftuan për rajonin separatist të Osetisë së Jugut. Më shumë... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Bolton në Izrael, në kohën e tensioneve me Iranin

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, do të udhëtojë në Izrael në fundjavë për të biseduar rreth "sigurisë rajonale" me zyrtarët rusë dhe izraelitë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Garrett Marquis, tha se Bolton do të takojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërsa më pas do të zhvillojë bisedime me homologun e tij izraelit, Meir Ben-Shabbat, dhe atë rus, Nikolai Patrushev. Takimet do të zhvillohen në kohën e tensioneve në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qeveria dhe Policia koordinojnë luftimin e dukurisë së narkotikëve në shkolla

Në Kosovë, në bazë të të dhënave të Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, llogaritet se janë rreth 5 mijë përdorues në mënyrë aktive të narkotikëve(drogave), ndërsa llogaritet se janë rreth 35 mijë persona që herë pas here përdorin substancë narkotike – droga. E reja e këtij viti është se droga e llojit kokainë (cocaine), sipas kësaj Qendre, po përdoret më shumë kohëve të fundit. Ndërkaq, për kah numri i përdoruesve, prin lloji i substancës narkotike marihuanë (cannabis). Kështu tha Safet Blakaj... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kabineti i Macronit: Nuk ka takim në Paris

Kabineti i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se takimi midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet në Paris më 1 korrik, nuk do të mbahet. Takimi, nën organizimin e Macronit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, është paralajmëruar gjatë një takimi të formatit të ngjashëm në Berlin, në fund të prillit. Të enjten, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, paralajmëroi mundësinë që samiti në Paris të mos mbahet. "Nëse përgatitjet shkojnë mirë, do të mbahet me siguri. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mospajtime pushtet - opozitë rreth zhvillimit ekonomik

Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev, ka publikuar së fundmi të dhëna që sipas saj, flasin për mëkëmbjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, për herë të parë në pesë vitet e fundit. Kreu i Qeverisë, thotë se rezultatet janë evidente në të gjithë sektorët, ndërsa veçon rritjen e prodhimit bruto vendor dhe uljen e papunësisë.  “Masat ekonomike përfundimisht po japin rezultatet, ashtu sikur edhe politikat fiskale. Rritja e prodhimit bruto vendor në kuartalin e dytë arrin në 4.1 për qind, që është më... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vuçiq: Takim në Paris nuk do të ketë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, u takua në Berlin me një delagacion të Prishtinës, për t'u përgatitur për takimin në Paris, por takim atje nuk do të ketë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Vuçiq u tha gazetarëve në Minsk, ku po qëndron për vizitë, se ai e ka dërguar Gjuriqin në atë takim dhe se kjo nuk është sekret. "Nuk ka asnjë sekret, është përgatitje për takimin në Paris. Marko Gjuriqin e kam... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mijëra vetë rrethojnë selinë e policisë në Hong Kong

Mijëra njerëz në Hong Kong rrethuan ndërtesën e policisë, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit për ekstradim. Policia kërkoi nga protestuesit të tërhiqen paqësisht, duke thënë se prania e tyre "do të ndikojë seriozisht" në shërbimet emergjente. Miliona njerëz kanë protestuar kundër ligjit në javët e fundit, ndërsa ka pasur edhe dhunë midis tyre dhe policisë. Ligji, i cili lejon ekstradimin në Kinë, është pezulluar tashmë. Kritikët thonë se ai e dëmton pavarësinë gjyqësore të Hong Kongut. Hong Kongu është pjesë e Kinës qysh në vitin 1997... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rama: Nuk negociojmë demokracinë

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje me 30 qershor, edhe pse opozita dhe presidenti Ilir Meta thonë se mbajtja e tyre është anuluar. Kryeministri Rama, gjatë intervistës, flet edhe për përgjimet ku partia e tij del se është e përfshirë në manipulim të procesit zgjedhor, flet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese në vend dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rama: Përgjimet janë përpjekje për të penguar negociatat me BE-në

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje me 30 qershor, edhe pse opozita dhe presidenti Ilir Meta thonë se mbajtja e tyre është anuluar. Kryeministri Rama, gjatë intervistës, flet edhe për përgjimet ku partia e tij del se është e përfshirë në manipulim të procesit zgjedhor, flet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese në vend dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama nuk... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zyrtarët me aktakuza dhe postet publike

Pak orë pasi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë vendim për të larguar nga pozitat zyrtare gjithë anëtarët e partisë që ai drejton, e të cilët dyshohen se janë përfshirë në raste të korrupsionit dhe nepotizmit, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta. Disa e kanë konsideruar këtë vetëm si nismë të mirë, e të tjerë mashtrim të radhës.

Evropaelire.org 

OKB-ja i pezullon pjesërisht ndihmat në Jemen

Kombet e Bashkuara e pezulluan pjesërisht ndihmën për disa pjesë të Jemenit, të cilat kontrollohen nga rebelët Huthi, duke i akuzuar ata për keqpërdorim të furnizimeve. Programi Botëror i Ushqimit e përshkroi këtë veprim si një “mjet të fundit”. Agjencia e OKB-së ka paralajmëruar qysh më herët se do t’i kufizojë furnizimet për të parandaluar devijimin e tyre nga zyrtarët e korruptuar. Ajo ka thënë se përpjekjet për të arritur te njerëzit në nevojë janë bllokuar. Programi Botëror i Ushqimit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

"Shuplakë" Maqedonisë së Veriut

Besimi në Bashkimin Evropian është dëmtuar keq, thonë analistët, pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për të shtyrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Evropaelire.org 

Rusia shkel hapësirën ajrore të Japonisë

Ushtria japoneze tha se aeroplanët e saj luftarakë u detyruan të ngritën në ajër pasi dy aeroplanë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të saj. Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë më 20 qershor se dy sulmues rusë TU-95 iu afruan ishujve japonezë. Ministria tha se një nga bombarduesit shkeli hapësirën ajrore japoneze dy herë mbi Ishujt Daito pranë Okinawa dhe pranë ishullit Hachijo, në jug të kryeqytetit, Tokio. Dy aeroplanë pastaj fluturuan përgjatë Japonisë verilindore dhe ishullit të Hokkaido para se të ktheheshin në Rusi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump tërheq vendimin për sulm ndaj Iranit

Gazeta New York Times raportoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kishte miratuar sulme ushatarake kundër Iranit, por befas e kishte anuluar vendimin. Sulmet ishin miratuar si hakmarrje ndaj rrëzimit të një aeroplani pa pilot të SHBA-së, nga ana e forcave iraniane. Gazeta tjetër, The Times, raportoi se ka pasur “diskutime intenzive” në Shtëpinë e Bardhë, dhe se zyrtarët ushtarakë dhe diplomatikë po prisnin një sulm ushtarak. Sipas Times, në këto diskutime u përfshinë zyrtarët... Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE-ja ende nuk po gjen pajtim për emrat e udhëheqësve të rinjë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të premten se tre kandidatët kryesorë për presidencën e Komisionit Evropian, dështuan të marrin mbështetjen e mjaftueshme nga udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian. Macron kishte bërë fushatë për të bllokuar kandidatin e kancelares gjermane Angela Merkel, Manfred Weber, një nënkryetar i partisë së saj të qendrës së djathtë. "Duket qartë këtë mëngjes se nuk kishte një shumicë për Weberin", tha Macron. I pyetur nëse ka pasur tension midis Francës dhe Gjermanisë lidhur me procesin e emërimit... Читать дальше...


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus