Gjykata e Lartë në Podgoricë e ka dënuar Vllado Zmajeviqin me 14 vjet burgim për krime lufte kundër civilëve në Zhegër të Gjilanit, në vitin 1999. Dy dekada më vonë, banorët e këtij fshati i kujtojnë me dhimbje të vrarët.
Në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij në Bruksel, presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të shtojë sanksionet kundër Rusisë. Pas negociatave të zhvilluara me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk më 5 qershor, Zelenskiy ka falënderuar BE-në për “mbështetjen e paluhatur” dhe ka bërë thirrje për “fuqizim të sanksioneve, në mënyrë që të kthehet paqja në Ukrainë”. BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë... Читать дальше...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se beson që ndryshimet klimatike janë të dobishme ashtu si edhe të dëmshme, pas një diskutimi 90-minutësh me Princin Çarls të Britanisë. “Unë besoj se ekziston një ndryshim i motit dhe mendoj se kjo sjell të mira dhe të këqija”, ka thënë Trump në një intervistë. Ai ka thënë se ka ndarë dëshirën e princit për “klimë të mirë”, mirëpo ka fajësuar kombet tjera për rritje të ndotjes së ajrit. Prej kur ka nisur presidencën, Trump ka përmbysur disa ligje amerikane për klimën... Читать дальше...
Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për një sulm të përgjakshëm ndaj forcave të sigurisë në Gadishullin Sinai në Egjipt. Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se tetë zyrtarë policorë janë vrarë në një sulm militant, në qytetin, El-Arish, më 5 qershor. Agjencia e lajmeve, Amaq, e cila është e lidhur me IS-in, ka thënë se militantët kanë nisur “sulme të vazhdueshme ndaj dy pikave policore” në El-Arish. Dhuna ka nisur teksa banorët e Egjiptit kanë qenë duke shënuar Fesën e Bajramit... Читать дальше...
Senatorët republikanë kanë shprehur kundërshtime të thella ndaj kërcënimeve të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për tarifa në importet e Meksikës në SHBA. Në një takim të mbyllur me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, senatorët kanë thënë se ata janë duke konsideruar disa masa për bllokim të tarifave. Presidenti ka thënë se ai planifikon të vendosë 5 për qind tarifa në mallrat meksikane nga java e ardhshme. Trump, që aktualisht është në një vizitë shtetërore në Britani të Madhe... Читать дальше...
Arrestimi i shtetasit rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga autoritetet e Kosovës ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Prishtinës zyrtare dhe misionit të UNMIK-ut. Mikhail Krasnoshchenkov, ishte ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në veri të vendit. Ai më pas ishte liruar ngase kishte imunitet diplomatik, përkundër akuzave për të cilat kishin folur presidenti dhe kryeministri i Kosovës, se zyrtari rus i UNMIK-ut, ishte... Читать дальше...
Organet e rendit dhe drejtësisë thonë se po punojnë për ndriçimin e plotë të rastit që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe demolimin e shumë objekteve, gjatë kremtimit të shpalljes së Klubit të Hendbollit Vardar, Kampion në Evropë. Gjatë festimit të fitores së Vardarit në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, për dy ditë me radhë tifozët kanë përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, ndërkohë që mësohet se janë demoluar edhe vetura kryesisht në pronësi të shtetasve kosovarë... Читать дальше...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka quajtur “brymë mëngjesi”, bisedat e përgjuara telefonike, që po publikohen tash e një kohë nga një person nga Kërçova, por me vendbanim në Çikago të Shteteve të Bashkuara, me nofkën “EL Cheka”. Bisedat e publikuara, protagonist kryesor kanë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, të cilët kryesisht komentojnë e etiketojnë zyrtarët e kësaj partie, por edhe zhvillime tjera që kanë të bëjnë me rastet si “Lagja e Trimave”... Читать дальше...
Industria e miellit në Kosovë po ballafaqohet me mungesë të madhe të rezervave të gruri që nevojiten për prodhimin e miellit. Edhe pse ky produkt aktualisht gjendet në sasi të mjaftueshme në treg, sipas shoqatës së mullisëve, gjendja paraqitet alarmante pasi që rezervat e grumbulluara nga fermerët pas korrje-shirjeve vitin e kaluar janë shpenzuar, ndërkohë që ata po e kërkojnë produktin e tyre. Kosova ka importuar grurin në masën më të madhe nga Serbia, por që nga nëntori i vitit 2018, kur Qeveria... Читать дальше...
Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, është nxjerrë nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Prokuroria Speciale kishte hapur hetimet, pas paraqitjes së fotografisë nga deputetja Brovina, përmes së cilës ajo pretendonte se po dëshmonte për një rast dhunimi të një gruaje gjatë luftës së fundit në Kosovë nga ana e forcave serbe. “Fotografia... Читать дальше...
Diplomati austriak, Albert Rohan, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ka njoftuar ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë. Rohan së bashku me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, ka marrë pjesë në negociatat për statusin e Kosovës. “Austria ka humbur njërin nga diplomatët më të aftë. Për ministrinë dhe mua personalisht, vdekja e Rohanit paraqet humbje të një modeli të madh”, tha shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg. Në njoftimin e ministrisë, thuhet se Rohani, në vitet 1990... Читать дальше...
Një bastisje policore në Korporatën e Transmetuesit Australian (ABC), ka nxitur reagime të ndryshme nga televizionet dhe grupet për të drejta të njeriut. Zyrtarët policorë kanë arritur në transmetuesin publik në Sidnej, me dokument për bastitsje të dy gazetarëve dhe të drejtorit të lajmeve. ABC ka protestuar lidhur me këtë bastisje. BBC e ka konsideruar shumë shqetësuese lajmin për bastitsje të shtëpisë së njërit gazetar. Rrjeti i gazetarëve në këtë shtet ka thënë se këto bastisje kanë qenë... Читать дальше...
Që prej fillimit të këtij viti, rreth 300 infermierë kanë ikur nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian. Këto janë të dhënat e fundit që i posedon Federata Sindikale e Shëndetësisë. Qendra Klinike Universitare e Kosovës si qendër terciare, referente për tërë Kosovën, ka gjithsej 1900 infermierë të profileve të ndryshme, por që si numër, del të jetë i pamjaftueshëm. Ndërkaq, në gjithë sistemin publik shëndetësor, janë rreth 6.500 infermierë të punësuar. Nga Federata Sindikale e Shëndetësisë thonë se për një sistem të mirëfilltë... Читать дальше...
Dhjetëra trupa janë nxjerrë nga Lumi Nil në kryeqytetin e Sudanit, Kartum, pas shtypjes së dhunshme të protestave pro-demokratike, kanë thënë aktivistë opozitarë. Doktorët e lidhur me opozitën, kanë thënë se 40 trupa janë në mesin e 100 personave që besohet se janë vrarë, prej kur forcat e sigurisë kanë sulmuar një kamp të protestuesve ditën e hënë. Anëtarët e një grupi paramilitar është raportuar të kenë sulmuar civilët. Këshilli i Përkohshëm i Sudanit, që aktualisht është duke udhëhequr këtë vend, është zotuar për të kryer hetime. Читать дальше...
Në Serbi ka nisur një fushatë në rrjetet sociale, e cila bën thirrje që në cilëndo bankënotë të mbishkruhet: Kosova është Serbi. Kjo fushatë ka nisur vetëm disa ditë pasi shqiptarë dhe jo vetëm i janë kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq se në Kosovë ka zyrtarë shtetërorë që “kanë dalë nga mali”.
Mbretëresha britanike, Elizabeta II, u është bashkuar liderëve botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donalad Trump dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel për të shënuar pushtimin detar më të madh në histori, çka i ka kontribuuar përfundimit të Luftë së Dytë Botërore. Mbretëresha, Princi Çarls, presidentë dhe kryeministra kanë duartrokitur veteranët, teksa së bashku me medaljet e tyre janë nderuar, pas përfundimit të filmit që ka treguar zbritjen e trupave në Normandi. Kryeministrja britanike... Читать дальше...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është nisur të mërkurën drejt Gjermanisë, për të zhvilluar një varg takimesh me zyrtarë të këtij shteti, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai ka thënë se në kuadër të këtij takimi, do të marrë pjesë edhe në lutjet e mëngjesit në Berlin. “Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike. Bashkëpunimi i bazuar në... Читать дальше...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të arrijë të mërkurën në Rusi për të shënuar një atë që quhet “epokë e re e miqësisë” ndërmjet dy vendeve. Forcimi i lidhjeve ekonomike me Rusinë e izoluar nga Perëndimi është edhe një aspekt tjetër i vizitës së delegacionit të lartë kinez në Moskë. Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të ketë bisedime në Kremlin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, para se të marrë pjesë në një pritje zyrtare të delegacionit kinez. Vizita zhvillohet pesë vjet pasi Rusia aneksoi rajonin e Krimesë në Ukrainë... Читать дальше...
Gjykata e Lartë në Podgoricë e ka dënuar Vllado Zmajeviqin me 14 vjet burg për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë. Ai u shpall fajtor për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në fshatin Zhegër të Gjilanit në vitin 1999. Kryetari i Trupit Gjykues, Dragoje Jovoviq, në shpjegimin e aktgjykimit të tij, deklaroi se dëshmitë e paraqitura padyshim se "vërtetuan se krimet e luftës janë kryer, pasi për ato kanë dëshmuar dëshmitarët, por edhe vetë i akuzuari e ka pranuar në fazën e parë hetimore, por më vonë i ka mohuar ato deklarata". Читать дальше...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte i gatshëm të bisedonte me presidentin iranian, Hassan Rouhani, por se gjithnjë ekziston mundësia e një aksioni ushtarak të SHBA-së kundër Republikës Islamike. "Ata ishin kombi terrorist numër një në botë në kohën kur fillova mandatin dhe ndoshta janë edhe sot", tha Trump për kanalin televiziv britanik ITV. Kur u pyet nëse ai mendonte se do të duhej të merrte masa ushtarake kundër Iranit, presidenti Trump tha: "Ka gjithmonë mundësi. Nuk do të preferoja... Читать дальше...
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë sa më shpejt. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë një afat të caktuar për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Shtetet e Bashkuara nuk vendosin vija të kuqe në procesin e bisedimeve, por kjo nuk nënkupton se të gjithë mundësitë janë të hapura”, tha Palmer në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës. Читать дальше...
Numri i të vrarëve në Sudan është rritur në 60, thonë burime spitalore që kontrollohen nga opozita, derisa forcat paraushtarake kanë hyrë në brendi të kryeqytetit Kartum. Numri i vdekjeve u bë publik pas dy ditësh trazira, të cilat filluan kur forcat e Këshillit Ushtarak të Përkohshëm (TMC) qëlluan mbi protestuesit e paarmatosur. Ushtria është përballur me kritika ndërkombëtare për goditjen ndaj protestuesve. Megjithatë, një përpjekje e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në OKB për të thirrur... Читать дальше...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, ka thënë se është i gatshëm të negociojë me Rusinë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainën lindore, por ai gjithashtu ripohoi rrugën e vendit të tij drejt anëtarësimit në NATO. Anëtarësimi i Ukrainës në NATO kundërshtohet fuqishëm nga Moska. Zelenskiy i bëri komentet gjatë një vizite në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si pjesë e udhëtimit të tij të parë të huaj si president. Lufta midis forcave qeveritare dhe... Читать дальше...