Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Tahiri reagon ndaj kritikave të ambasadorit amerikan për Ministrinë e Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, tha se institucioni që ai drejton "nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit" asnjë person.


Komentet e Tahirit vijnë si reagim ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha të premten se “Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar lirimin e një të dënuari për krime lufte me 15 vjet burgim, në rastin Kukësi, i cili ka vuajtur 12 muaj (burgim) në 3 vjetët e fundit".


Përmes një deklarate, ministri Tahiri tha se "e vetmja kompetencë që ndërlidh Ministrinë e Drejtësisë me personat e dënuar, është menaxhimi me qendrat korrektuese, të cilat, në secilën rrethanë që ndërlidhet me lirimin apo mbajtjen e personave të dënuar brenda burgjeve, zbatojnë vendimet e organeve të pavarura, përkatësisht vendimet gjyqësore, siç ndodh rëndom në shtetet ku sundon rendi dhe ligji".


"Unë kërkoj dhe ftoj që gjeneruesit e këtij lajmi, si dhe ambasadori Kosnett të kenë referencë të saktë ligjore mbi procedurat që ndiqen për të liruar ose mbajtur dikë brenda qendrave korrektuese", tha mes tjerash Tahiri.


Kosnett u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të ndalin, siç tha, praktikën e pezullimit të dënimeve dhe abuzimet e kriminelëve të lidhur me sistemin e pushimit shëndetësor.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus