Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

BE këmbëngul: S'ka negociata të reja për Brexit

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian paralajmëruan këdo që e fiton garën për t'u bërë kryeministër i Britanisë se marrëveshja për Brexit-in, apo daljen e këtij vendi nga BE-ja, nuk do të ndryshohet. 


Në garë për kryetar të Partisë Konservatore të Britanisë dhe rrjedhimisht kryeministër janë: Boris Johnson dhe Jeremy Hunt.


Të dy thonë se duan të rinegociojnë marrëveshjen që kryeministrja në largim, Theresa May, e ka arritur me Brukselin.


Marrëveshja mbi kushtet e divorcit është arritur nëntorin e kaluar, pas dy vjetësh negociata, por ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik - gjë që ka çuar edhe në dorëheqjen e Mayt.


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha të premten se blloku "do të mbetet shumë i saktë dhe i durueshëm", pavarësisht dramës politike që po zhvillohet në Londër.


Tusk tha se të 27 anëtarët e mbetur të BE-së pajtohen se nuk mund të ketë ndryshime të marrëveshjes së divorcit.


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha po ashtu se udhëheqësit e BE-së "kanë përsëritur njëzëri se nuk do të ketë negociata të reja për marrëveshjen e tërheqjes".


Britania ka vendosur të dalë nga Bashkimi Evropian në një referendum të mbajtur në vitin 2016.


Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar atë për pasoja të rënda ekonomike nëse Brexit-i bëhet pa marrëveshje me BE-në.


Më shumë në këtë temë: Brexit-i pa krye

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus