Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të qëndrojë sot në Prishtinë, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Vizita zhvillohet në kohën kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për shkak të mungesës së koncesionit politik. Marrëveshja është nënshkruar në vitin 2015. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar atë, por jo edhe ai i Kosovës. Читать дальше...