Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu dorëzua presionit publik dhe nënshkroi urdhrin ekzekutiv që premton “t’i mbajë familjet së bashku” në qendrat e ndalimit të migrantëve.
Trump e ndryshoi politikën pas kritikave ndërkombëtare për ndarjen e fëmijëve nga prindërit që kaluan ilegalisht kufirin Meksikë-SHBA.
Urdhri, megjithatë, nuk e adreson çështjen e familjeve të ndara tashmë nga policia.
Zyrtarët e imigracionit në SHBA thanë se 2,342 fëmijë janë ndarë nga 2,206 prindër në periudhën 5 maj – 9 qershor. Читать дальше...