Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se, përmes, siç ka thënë ai, grupeve kriminale, po tenton ta destabilizojë Kosovën. Ai ka thënë se do t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës që organizatat, Mbrojtja Civile dhe Severna Brigada, të shpallen organizata terroriste, në mënyrë që autoritetet e Kosovës t’i luftojnë ato në mënyrë më efikase. Ai ka thënë se pjesëtarë të komunitetit serb, të arrestuar javëve të fundit në Kosovë, janë “kriminelë që në të kaluarën janë toleruar dhe amnistuar”. Читать дальше...
Pasi u nda nga arti për shumë vite, piktorja kosovare, Granita Grezda-Lila, iu rikthye profesionit të saj duke prodhuar enë qeramike të pikturuara. Kjo punë dore e saj tani i është shndërruar në një biznes që po rritet dita-ditës.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka akuzuar të shtunën autoritetet e Kosovës se i kanë “mbjellë” armët e gjetura në aksionin në veri të Kosovës, më 23 qershor. Në një konferencë për media, Petkoviq ka thënë se armët, të cilat Policia e Kosovës i ka gjetur në afërsi të Komunës së Zveçanit, janë konfiskuar më herët në aksionet për çarmatimin e qytetarëve në Kosovë. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë më 23 qershor se “është parandaluar një sulm terrorist”... Читать дальше...