Një seri sulmesh mbi varret e protestuesve të vrarë gjatë protestave në të gjithë vendin në Iran, kanë nxitur akuza nga aktivistët dhe familjet e të vdekurve se qeveria po angazhohet në një model të gjerë frikësimi dhe mosrespektimi, për të shuar çdo trazirë të mëtejshme pas vdekjes së Mahsa Aminit në paraburgim policor, në shtator tw vitit 2022. Sipas raportimeve nga familjet e të ndjerit, varret e Majid Kazemit në Isfahan, Abolfazl Adinehzadeh në Mashhad dhe Milad Saeedianjou në Izeh janë vandalizuar ditët e fundit. Читать дальше...
Në protestën e gjashtë “Serbia kundër dhunës”, të premten, dhjetëra mijëra qytetarë në Beograd nisën një marsh drejt Qeverisë së Serbisë, rreth së cilës do të bëhet një unazë. Në krye të kolonës janë studentët me pankartën “Studentët kundër dhunës”. Pjesëmarrësit në protestë kanë brohoritur “Studentët nuk heshtin”, “Vuçiq largohu”, “Dorëheqje”. Ndër mesazhet që protestuesit bartin në pankarta janë: “Jeta e fëmijëve nuk ka çmim”, “Mjaft më, a e kuptove”, “Në heshtje mbijeton dhuna”. Organizatorët... Читать дальше...
Derisa përmendet opsioni i zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe atje thonë se janë duke kryer detyrat që ua kërkon mandati. Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por me më pak se 4% mbështetje nga votuesit. Popullata shumicë serbe, pas thirrjeve të përfaqësuesve të saj politikë, i ka bojkotuar ato zgjedhje. Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale më 26 maj... Читать дальше...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i bëri thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë, që përbëjnë shumicën lokale dhe të cilët bojkotuan votimet paraprake. “Të gjithë serbët në veri e mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”, tha Vuçiq në një intervistë për Reuters-in, më 9 qershor. Ai tha se “dikush duhet ta marrë situatën nën kontroll dhe të organizojë zgjedhjet (e reja) atje”. Читать дальше...
Nuk do të ketë asgjë, për momentin, lidhur me konferencën e donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte planifikuar në marrëveshjet ndërmjet liderëve të dy shteteve në Bruksel dhe Ohër, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga një burim në Bruksel. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) pajtohen që për momentin nuk ka vend për diskutime për organizimin e konferencës së donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte parashikuar në Marrëveshjen për normalizimin e raporteve, e arritur nga liderët... Читать дальше...
Shtetasit e Kosovës që trajtohen në klinikat publike shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, nuk do të paguajnë shumë më të larta sesa shtetasit maqedonas, nëse kërkojnë shërbime, të cilat nuk mbulohen nga Fondi Shëndetësor apo që nuk janë të siguruar. Sipas vendimit, nëse një shtetas kosovar kërkon trajtim mjekësor në ndonjërën nga klinikat e Shkupit, apo në qytete të tjera, do të paguajnë njëjtë sikurse një shtetas i pasiguruar i Maqedonisë së Veriut. Vendimi i Ministrisë maqedonase të Shëndetësisë përfshin vetëm shtetasit e Kosovës... Читать дальше...
Jetë më të mirë, paga dhe pensione më të larta, blerje të favorshme të banesave dhe rritje të përfitimeve sociale. Premtimet e këtij lloji mbizotërojnë fushatat e shumicës së partive politike në Mal të Zi për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen të dielën, më 11 qershor. Analisti ekonomik, Vasilije Kostiq, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se publiku është i vërshuar me oferta dhe një “i ashtuquajtur ankand social" që ofron paga dhe pensione më të larta. "Ne do të shohim se sa të realizueshme do të jenë. Читать дальше...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas përfundimit të vizitave në Kosovë dhe Serbi, e ka informuar përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, për rezultatet. Më pas Borrell ka nisur t’i informojë vendet anëtare të BE-së për hapat e radhës që duhet të ndërmerren. Kështu i ka thënë Radios Evropa e Lirë, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri. Stano iu përgjigj pyetjes rreth një drafti me propozimin... Читать дальше...
Kryeministri hungarez Viktor Orban e vlerësoi të papranueshme marrëveshjen brenda Bashkimit Evropian (BE) për rishikimin e rregullave në lidhje me migrantët dhe azilkërkuesit. “Brukseli po e keqpërdorë pushtetin e tij. Ata duan të zhvendosin me forcë migrantët në Hungari. Kjo është e papranueshme, ata duan ta kthejnë me forcë Hungarinë në një vend migrantësh”, tha Orban, më 9 qershor. Një ditë më parë, ministrat e Brendshëm të shteteve anëtare të BE-së ranë dakord për dy propozime kryesore ligjore për migracionin dhe azilin... Читать дальше...
Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve që duhet ta zbatojnë, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti, më 9 qershor, në konferencën “Kroacia Evropiane: retrospektiva dhe perspektiva”, në Dubrovnik. Kurti shtoi se Kosova “duhet të përballet me ekstremistët e dhunshëm, ultra-nacionalistët, të djathtët që besojnë në ‘botën serbe’ dhe e shikojnë atë me botën ruse... këta janë njerëz që e admirojnë Millosheviqin apo Putinin”, theksoi ai. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE)... Читать дальше...
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian, i kanë miratuar planet për t’i ashpërsuar politikat për azil. Vendimi është marrë në Luksemburg, teksa rriten shifrat e migrimit. Ministrat e vendeve të BE-së, “kanë marrë hap historik, pas shumë vjetëve të negociatave”, ka thënë ministrja e Brendshme e Suedisë, Maria Stenergard, e cila e ka kryesuar takimin. Sipas saj, planet përbëjnë “balanc të mirë në mes të përgjegjësisë dhe solidaritetit”. Pas disa orëve negociata, shumica e ministrave të Brendshëm të bllokut... Читать дальше...
Policia e Kosovës i ka ndaluar të premten pesë persona të dyshuar për kryerje të veprave penale, “kontrabanim i mallrave”, “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe “mashtrim të blerësve”. Me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit, me inicialet K.Gj., E.Gj., Q.Sh., M.Sh. dhe E.I., janë ndaluar për 48 orë. Policia ka thënë se ata janë ndaluar pas një operacioni të gjerë, të zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Prevallë, i cili është realizuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës... Читать дальше...
Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, koloneli Andrea Gallieni, ka thënë se disa grupe kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme, që janë zhvilluar në Zveçan, më 29 maj. Gallieni ka thënë se grupet e dhunshme janë organizuar për të sulmuar, dhe se i takon Policisë së Kosovës që t’i identifikojë ato. Atë ditë protestuesit serbë janë përleshur me pjesëtarë të KFOR-it, dhe të plagosur ka pasur prej të dyja anëve. Në një konferencë për media, Gallieni, i ka komentuar të premten ngjarjet që kanë ndodhur në veri të Kosovës, prej 29 majit. Читать дальше...
Burimet e Bashkimit Evropian, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se, pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën - që është përmendur si mundësi në media, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit - nuk është opsion. Por, të njëjtat burime, kanë pranuar se edhe në BE po shqyrtohet mundësia e marrjes së masave ndaj Kosovës, në rast se vazhdojnë të mos përfillen kërkesat për uljen e tensioneve në veri, dhe gjetjen e një zgjidhjeje për t’i kthyer serbët në institucionet lokale të asaj pjese. Читать дальше...
Disa burime diplomatike në Bashkimin Evropian, që thonë se kanë pasur mundësi të shohin tekstin e draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”. Prandaj, sipas burimeve, “testi po analizohet me kujdes”. Por, në pyetjet se a do të merret parasysh ky draft, për të avancuar në dialog... Читать дальше...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka emëruar të premten Hafize Gaye Erkanin, ish-zyrtare ekzekutive për financa në Shtetet e Bashkuara – si guvernatore të Bankës Qendrore. Ajo do të përballet me një prej normave më të larta të inflacionit. Erkan – ish-bashkëudhëheqëse e Bankës Republika e Parë, dhe drejtore menaxhuese e Goldman Sachs në SHBA, do të jetë gruaja e parë që do të jetë në krye të Bankës Qendrore në Turqi. Erdogan, i cili sapo e ka nisur mandatin e tretë si president, e ka prezantuar të shtunën kabinetin e ri qeveritar. Читать дальше...
Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilën Prishtina dhe Beogradi e arritën dhjetë vjet më parë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione. Bashkësia ndërkombëtare insiston që Kosova të themelojë Asociacionin – që do të mblidhte rreth vetes komunat në Kosovë të banuara me shumicë serbe – dhe themelimi i tij, nga faktori ndërkombëtar është parë si “kusht mbi kushtet” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga blloku evropian. Читать дальше...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është paditur për mënyrën se si i ka menaxhuar dokumentet e klasifikuara, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë. Trump, 76-vjeçar, përballet me shtatë akuza, përfshirë mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara, kanë thënë mediat amerikane. Padia ndaj tij nuk është bërë ende publike. Kjo është padia e dytë që rëndon ndaj Trumpit, dhe e para padi federale ndonjëherë për ish-president të SHBA-së. Aktualisht Trump është duke bërë fushatë me... Читать дальше...