Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts, lidhur me situatën në Kosovë. Senatorët amerikanë, sipas një njoftimi të Presidencës serbe, i kërkuan Serbisë vetëpërmbajtje dhe bën thirrje për paqe. “Murpy, Shaheen dhe Ricketts i thanë presidentit Vuçiq se ata kërkojnë vetëpërmbajtje nga Serbia dhe thirrje për paqe sepse kjo është në interesin më të mirë të të gjithëve në Ballkanin Perëndimor”, u tha në njoftimin e Presidencës serbe. Читать дальше...
Departamenti amerikan i Shtetit tha se vazhdon t’iu bëjë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës. “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ua kanë bërë të qartë pritjet tona të dyja palëve. Këto diskutime po vazhdojnë”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i DASH-it në pyetjen se si Uashingtoni e komenton planin pesëpikësh të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për uljen e tensioneve në veri. Në pikën e parë... Читать дальше...
Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike. Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u... Читать дальше...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se i ka kërkuar homologut të tij kosovar, Albin Kurti, që të ndryshohet formati i mbledhjes së dy qeverive, që është paraparë të mbahet në Gjakovë më 14 qershor, por ai nuk ka pranuar. “E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar", tha Rama gjatë konferencës së jashtëzakonshme për media. "Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane... Читать дальше...
Ambasada britanike në Prishtinë tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka dërguar QUINT-it planin e tij për shtensionimin e situatës në veri, megjithatë gjatë takimit më 13 qershor, ambasadorët kanë diskutuar për këtë plan. Kurti të martën paraqiti një plan pesëpikësh, që tha se do të ndihmonte në shtensionimin e situatës. Ai tha se këtë plan ai ka dërguar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ua ka paraqitur edhe përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it. Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që përmban planin e tij pesëpikësh për uljen e tensioneve në veri, por blloku evropian aktualisht tha se konsideron që kryeministri kosovar “nuk ka ndërmarrë hapa të duhur”. Zëdhënësi i BE-s, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se në Bruksel se po vazhdojnë të shqyrtohen masat e mundshme ndaj Kosovës, nëse ndërkohë nuk merren hapat e duhur. “Deri më tani nuk kemi parë asnjë hap të menjëhershëm dhe vendimtar nga kryeministri Kurti. Читать дальше...
Grupe serbësh lokalë u mblodhën pasditen e 13 qershorit në Mitrovicë të Veriut për të kundërshtuar arrestimin e një bashkëqytetari të tyre nga Policia e Kosovës. Millun Millenkoviq dyshohet se ka organizuar dhunën kundër ushtarëve të NATO-s në Zveçan, më 29 maj. Protestuesit u tërhoqën pas disa orësh, ashtu si edhe forcat e shtuara të policisë. (Montazhi Bujar Tërstena)
Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shqetësues mbetet rënia e standardit të jetesës dhe rritja e çmimeve, ndërsa kryefjalë e zyrtarëve të lartë të shtetit muajve të fundit mbeten modalitetet për ndryshimin e Kushtetutës, përkatësisht përfshirjen bullgarëve në preambulë. Ky është kushti për Maqedoninë e Veriut që t’i hapet rrugë procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Anketa e realizuar së fundi nga Instituti Kombëtar Demokratik, NDI, ka nxjerrë në pah se 56... Читать дальше...
Millun Millenkoviq u arrestua pasditen e 13 qershorit nën dyshimet se ka organizuar sulme kundër ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, në Zveçan - komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Tensionet në këtë zonë janë të larta qysh në fund të muajit maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje hynë në objektet komunale, që shfrytëzohen edhe nga autoritetet paralele serbe. Situata u përshkallëzua në përleshje të dhunshme mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe Policisë së Kosovës. Читать дальше...
Tre persona janë gjetur të vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në Notingam, pasi një furgon ka tentuar që t'i shtypë. Policia britanike tha se ka arrestuar një të dyshuar, duke shtuar se dyshojnë se këto incidente janë të lidhura. Qendra e Notingamit është mbyllur për publikun dhe ka prezencë të shtuar policore. Një 31-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për vrasje, tha policia. Shefja e policisë në Notingam, Kate Meynell, tha se në këtë rast është përfshirë edhe ekipi kundër terrorizmit i policisë. Читать дальше...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, deklaroi se Millun Millenkoviq- Llune nuk është kriminel dhe se Policia e Kosovës nuk ka prova për akuzat ndaj tij. “Ai është një luftëtar i shquar për interesat kombëtare serbe dhe për të drejtat e serbëve në veri të Kosovës”, tha ai gjatë një konference për media në Beograd. Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka arrestuar Millun Millenkoviq- Llune, që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar si “një nga udhëheqësit e formacionit... Читать дальше...
Disa serbë lokalë janë mbledhur te shkolla teknike në Mitrovicë të Veriut, pas arrestimit të Millun Milenkoviq- Llune, i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka shtuar praninë e saj në Lagjjen e Boshnjakëve. Disa automjete të Policisë së Kosovës pastaj janë parkuar në jug të Mitrovicës, në rrugën që çon në Lagjen e Boshnjakëve.
Ekipi i televizionit lokal në Kosovë, ATV, është sulmuar gjatë raportimit nga Zveçani, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Sipas AGK-së, disa persona të maskuar nga sulmuar me gurë veturën me të cilën po udhëtonin tre pjesëtarë të ekipit të ATV-së, “e që si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe u janë thyer xhamat veturës”. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon... Читать дальше...
Tre pjesëtarë Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri të Kosovës, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa ka njoftuar se në këtë aksion është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se “nuk kemi bojkotuar” pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenca dhe Kryeministria për Ditën e Çlirimit më 12 qershor. Më 12 qershor ambasadorët e shteteve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia, Franca dhe Britania e Madhe) nuk janë parë në ngjarjen e organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, për shënimin e 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Kurse mediat në Kosovë kanë raportuar se ambasadorët e shteteve të QUINT-it e kanë bojkotuar këtë ngjarje.
AP Të martën, Donald Trump do të bëjë paraqitjen e tij fillestare në gjykatë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në një çështje penale kundër ish-presidentit. Akuzat kundër tij kanë të bëjnë me aktin e pretenduar të posedimit të paligjshëm të dokumenteve qeveritare shumë të klasifikuara, ekspozimit të hapur të tyre te mysafirët dhe përpjekjes për t'i fshehur ato nga hetuesit që kërkuan kthimin e tyre. Trump u paraqit në gjykatën e Majamit, me trimërinë e tij karakteristike, duke këmbëngulur... Читать дальше...
Tre pjesëtarë Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri të Kosovës, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa ka njoftuar se në këtë aksion është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. "Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile' dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës"... Читать дальше...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se në mëngjes është takuar me ambasadorët e QUINT-it për të prezantuar propozimin e tij për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Ai ka thënë se këtë propozim e ka ndarë paraprakisht me kryediplomatin evropian, Josep Borell. “Me Borrelin dje, dhe vendet partnere të QUINT-it sot, e kam shprehur përkushtimin dhe angazhimin e plotë të Qeverisë, për uljen e tensioneve në veri dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”. Vendet e QUINT-it janë... Читать дальше...
“Zveçani (rruga rreth ndërtesës së komunës) është bërë një lloj shëtitoreje, ka pleq e të rinj, vend ku mund të bisedojnë”. Kështu e përshkruan udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, atmosferën e protestave në këtë komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës. Protestat e serbëve lokalë janë tashmë në javën e tretë, ndërsa Arsenijeviq merr pjesë pothuajse çdo ditë në to. Ai thotë se qytetarët nuk i informon askush për asgjë, se ata informohen përmes mediave... Читать дальше...
Bullgaria ka ndërmarrë hapa për largimin e kryeprokurorit Ivan Geshev nga posti i tij para përfundimit të mandatit të tij shtatëvjeçar, për shkak të pakënaqësisë në rritje nga brenda dhe jashtë vendit lidhur me dështimin e tij për të trajtuar korrupsionin e përhapur në vend. Më 12 qershor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë votoi për shkarkimin e Geshevit pas një periudhe intrigash politike, duke përfshirë një incident të supozuar me bombë që synonte prokurorin. Shkarkimi kërkon miratimin... Читать дальше...
Një aksident me helikopter në verilindje të Sirisë gjatë fundjavës la 22 anëtarë të shërbimit amerikan të plagosur, tha ushtria amerikane të martën, duke shtuar se shkaku i aksidentit ishte nën hetim dhe se nuk përfshihej asnjë sulm armiqësor. Sipas njoftimit, pjesëtarët e shërbimit aktualisht janë duke iu nënshtruar trajtimit mjekësor, ku 10 prej tyre janë transferuar në objektet e kujdesit shëndetësor jashtë rajonit që ofrojnë kujdes më të avancuar. “Një aksident me helikopter në Sirinë verilindore... Читать дальше...