Tenisti serb, Novak Gjokoviq, për herë të dhjetë ka fituar në turneun e tenisit Australian Open. Ai fitoi më 29 janar kundër Stefanos Tsitsipas me rezultat 3:0 në sete. Me këtë fitore, Gjokanoviq arriti titullin e 22-të të Grand Slam-it, i cili e barazoi me spanjollin, Rafael Nadal, për numrin e titujve në turnetë më prestigjioze në botën e tenisit. Ky është gjithashtu titulli i dhjetë për Gjokoviq në Australi, i cili theu rekordin e vet. Nga e hëna, 35-vjeçari do të jetë sërish numri një në listën e tenistëve më të mirë në botë... Читать дальше...
Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën të dielën në dy aksidente të ndara në Pakistan. Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në jug-perëndim të Pakistanit. Ndërsa në veriperëndim të vendit, të paktën 10 fëmijë u mbytën në një aksident me varkë. Të gjithë të vdekurit e gjetur deri më tani në liqe, afër kufirit me Afganistanin, janë të moshës nga shtatë deri në 14 vjeç. Zyrtari i policisë lokale, Mir Rauf, i tha AFP-së se përveç 10 fëmijëve që vdiqën... Читать дальше...
Dekada pas përmbysjes së përgjakshme të Nikola Çausheskut, turizmi i bazuar në monumentet e epokës komuniste të Rumanisë është një industri që ka lulëzuar. Christian Scutariu qeshi kur u pyet se pse 400 turistë rreshtohen çdo ditë për të vizituar "Rezidencën e Çausheskut" ku ai punon si udhërrëfyes. "Sepse shumica e të huajve nuk patën mundësi ta përjetojnë komunizmin", tha ai. “Ata nuk kanë përjetuar gjëra të tilla, prandaj është e vështirë për ata që ta kuptojnë, por janë shumë kureshtarë për këtë”. Читать дальше...
Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë njësinë speciale të ashtuquajtur “akrepi”, pasi pesë policë të saj akuzohen për vrasjen e një person me ngjyrë. Njësia prej 50 policësh, që kishte mision uljen e nivelit të krimit në zona të veçanta, u shpërbë pas publikimit të videos, ku policët e kësaj njësie shihen duke e rrahuar Tyre Nichols, 29-vjeçar, i cili vdiq tri ditë më vonë në spital. Ai ishte ndaluar nga policia në Memfis më 7 janar për ngasje të pakujdesshme. Në një deklaratë,... Читать дальше...
“Po bëmë punë të mirë, të fortë, të lozim bashkë... vijnë edhe rezultatet”, ishin fjalët e trajnerit të ekipit U-17 të vajzave të Kosovës në volejboll, Donald Suxho. Kjo fjali u ndoq nga të bërtitura e lot gëzimi nga vajzat që e kuptuan se atë ditë kishin arritur një sukses historik. Vetëm disa orë më parë – në orën 15:00, më 22 janar – ato vajza nisën ndeshjen kundër Malit të Zi në sallën Bestepe në Ankara të Turqisë. Fitorja me rezultat 3:0 – ku vajzat e Kosovës fituan tri sete me rezultate 25:13... Читать дальше...