Qeveria kolumbiane është pajtuar për një armëpushim gjashtëmujor me pesë grupet më të mëdha të armatosura që operojnë në këtë shtet, njoftoi presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro. Armëpushimi ishte objektivi kryesor i politikës “të paqes totale” të Petros, që synon dhënien fund të konfliktit të armatosur që vazhdon në këtë shtet edhe pasi Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) u shpërbën më 2017. Në Kolumbi – shtet ku prodhohet më së shumti kokainë në botë – ende operojnë grupe... Читать дальше...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje NATO-s që të rrisë numrin e forcave paqeruajtëse në Kosovë, pas tensioneve të fundit me Serbinë. “Një rritje substanciale e ushtarëve të NATO-s dhe pajisjeve ushtarake në shtetin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti për gazetën gjermane, Die Welte. Në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, aktualisht janë mbi 3.700 trupa nga 27 shtete të botës. Forcat e NATO-s u vendosën në... Читать дальше...
Autoritetet talibane në Afganistan thanë se disa persona janë vrarë apo plagosur nga shpërthimi që ndodhi mëngjesin e 1 janarit në aeroportin ushtarak, që është ngjitur me Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit. Zëdhënësi i operacioneve të sigurisë në Kabul, Khalid Zadra, i tha Radios Azadi të Radios Evropa e Lirë se “një numër i bashkëqytetarëve tanë ranë martirë apo u plagosën” në sulmin e dyshuar me bombë. Ai shtoi se ka nisur hetimi për këtë incident. Zadra nuk specifikoi numrin e saktë të viktimave. Читать дальше...
Pasi hyn në një dhomë brenda një shtëpie të madhe, plotësisht të errët, fillimisht përplasesh në mobiliet e vendosura aty. Dalëngadalë kupton vendndodhjen e mobilieve dhe më vonë e gjen edhe ndërprerësin e dritës dhe e gjithë dhoma ndriçohet. E menjëherë më vonë hyn në dhomën tjetër të errët dhe e nis gjithçka nga fillimi. Kështu e kishte përshkruar dashurinë e tij për zgjidhjen e problemeve matematikore britaniku, Andrew Wiles, një ndër matematikanët që e frymëzon djaloshin 22-vjeçar nga Prishtina, Besfort Shala. Читать дальше...
Franca u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin kushtin e testit negativ për COVID-19 për udhëtarët kinezë. Parisi veçse ka marrë një vendim të tillë, pasi në Kinë – vendi ku për herë të parë u detektua koronavirusi në fund të vitit 2019 – ka shpërthyer një valë e re infektimesh. Vetëm Italia dhe Spanja kërkojnë test negativ nga 27 shtetet e bllokut. Javën e kaluar, zyrtarët shëndetësorë të BE-së dështuan të pajtohen që të marrin një vendim unanim për vendosjen... Читать дальше...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar një zgjerim “eksponencial” të arsenalit bërthamor të shtetit të tij dhe zhvillimin e më shumë raketave të fuqishme balistike ndërkontinentale, raportuan mediat më 1 janar. Kjo deklaratë e Kim është në linjë me drejtimin e programit të tij bërthamor. Ai vazhdimisht është zotuar se do të rrisë kualitetin dhe kuantitetin e arsenalit bërthamor, për t’u përballur, siç ka thënë, me “armiqësitë” e Shteteve të Bashkuara. “Ata tani duhen të izolojnë dhe ngufasin [Korenë e Verut]... Читать дальше...
Qytetarët në mbarë botën festuan Vitin e Ri. Qiejt e Londrës, Parisit, Xhakartës, Nju Jorkut, e shumë qyteteve të tjera u shndritën nga fishekzjarrët për të mirëpritur vitin 2023.